Berati prezantohet nė UNESCO
Nga data 5-14 shtator 2006 nė selinė qendrore tė UNESCO-s nė Paris u organizua
pėr here tė pare, njė aktivitet mjaft i rėndėsishėm pėr qytetin e Beratit,
si qytet kandidat pėr regjistrim nė listen e Trazhgimisė Botėrore tė UNESCO-s,
Berati si qyteti i vazhdimėsisė historike, i tolerances fetare dhe i diversitetit
kulturor
Drejtimi i delegacionit shqiptar nga Ministri i Jashtėm z. Besnik Mustafaj,
tregon seriozitetin e qeverisė shqiptare pėr qytetin e Beratit dhe kujdesin
e Kryeministrit tė Shqipėrisė zotit Sali Berisha. Nė pėrbėrje tė delegacionit
ishin prefekti i Beratit z. Roland Bejko, kryetari i bashkisė sė Beratit
z. Fadil Nasufi, ambasadoria e Shqipėrisė nė UNESCO zj. Tatjana Gjonaj,
kėshilltaria e Presidentit pėr Kulturėn zj. Tatjana Perlaku, Drejtori i
Monumenteve tė Beratit z. Ajet Nallbani, Drejtori i Qendrės Kombėtare tė
Muzeumeve Berat z. Kastriot Dervishi.
Mė 5 shtator 2006 delegacioni shqiptar i drejtuar nga Ministri i Jashtėm
z. Besnik Mustafaj u prit nė takim nė zyrėn e Presidentit tė Konferencės
sė Pėrgjithshme tė UNESCO-s, Dr. Musa Bin Jaafar Bin Hassan dhe mė pas nė
takim me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė UNESCO-s, Koichiro Matsuura dhe nė
ora 18.00 nė sfondin e piktures murale tė Pablo Piccasso, z. Matsuura celebroi
ekspozitėn me ikona origjnale dhe fotografi nga Berati duke mbajtur edhe
fjalėn kryesore nė tė cilėn u shpreh pėr vlerat e Beratit, dhe rėdėsinė
e regjistrimit nė trazhegiminė kulturore tė botės. Ministri Mustafaj nė
emėr tė qeverisė shqiptare, theksoi angazhimin e shtetit shqiptar nė ruajtjen
dhe konservimin e vlerave tė rralla tė qytetit tė Beratit. Prefekti i Beratit
Bejko, nė fjalėn e tij vuri theksin nė restorantin e UNESCO-s, ku Ministri
i Jashtėm z. Mustafaj dha njė pritje koktejl dhe nė sallėn qėndrore nė orėn
20.00 nė prani tė 1500 spektatorėve sopranoja e mirėnjohur shqiptare Inva
Mula dha njė koncert lirik, ku tė gjitha pjesėt ishin shqiptare, dhe kuarteti
drejtohej nga violincelisti shqiptar Arben Skėnderi.
Me shumė interes u prit ekspozimi i pesė ikonave te Muzeut Kombėtar Onufri
dhe fondit te monumenteve te Beratit
1. Shėn Mėria me krishtin shek. XVI, Onufri
2. Darka e fundit shek. XVIII, anonim
3. Burimi jetėdhėnės shek. XVII, anonim
4. Shėn Nikolla shek. XV, anonim
5. Strategu shek. XVI Nikolla Onufri ( I biri)
U ekspozuan 40 fotografi nga qyteti i Beratit, peizazhe, monumente kulti,
objekte arkeologjie, etnografia e qytetit, foto tė kodikėve, foto tė freskave
bizantine etj. Nė pėrfundim tė ekspozitės iu falėn disa foto pėr mjediset
e UNESCO-s, autoriteteve kryesorė, si dhe libra dhe albume nga Berati. Nė
emėr tė delegacionit shqiptar Ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj i dhuroi
Drejtorit tė Pėrgjithshėm z. Matsuura njė peizazh nga Berati tė piktorit
Kastriot Dervishi pėr koleksionin e UNESCO-s. U dhuruan 30 CD me vlerat
e Beratit. Nė ambientet e selisė qėndrore tė UNESCO-s u vendosėn gjatė 13
ditėve munitorė me DWD nga Berati. Ekspozita u financua nga Ministria e
Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve nėn kujdesin e Ministrit Bujar Leskaj.
Tatjana Gjonaj
Eshtė emri i ambasadores, nė Delegacionin e Pėrhershėm tė Republikės sė
Shqipėrisė nė UNESCO. Nė zyrėn e saj nė Selinė e Delegacioneve ishin vendosur
vetėm foto nga Berati, nė fjalitė e saj kishte vetėm njė kryefjalė, Berat.
Eshtė personi qė lobon pėrditė pėr Beratin. Tashmė procedurat kanė kaluar
shkallėn teknike dhe kanė hyrė nė shkallėn politike. Janė ambasadorėt, me
tė cilėt ajo kontakton pėrditė dhe rreth tyre shumė e shumė specialistė,
ekspert, qė duhet tė japin viston nė mėnyrė unanime pėr listimin e Beratit
nė Trazhgiminė Botėrore. zj. Gjonaj kishte bėrė njė organizim tė shkėlqyer,
e cila u duk nė pjesmarrjen e niveleve mė tė larta tė UNESCO-s si dhe pjesmarrjen
shumė tė gjerė tė ambasadorėve, specialistėve, ekspertėve dhe tė mjaft shqiptarėve
qė jetojnė e punojnė nė Paris.
Radio France Internacional
Seksioni shqip i drejtuar nga Klara Buda, prindėrit e sė cilės ishin nga Berati, gjatė 13 ditėve nė ēdo mėngjes emisionin nė gjuhėn shqip ia kushtoi qytetit tė Beratit. Ēdo anėtar i delegacionit nė veēanti u itervistua, si dhe u fol pėr historinė, vlerat, ikonografinė, etnografinė, kujdesin e qeverisė, punėn pėr pėrgatitjen e dosjes sė Beratit, Berati zuri minutazhin kulturor tė emisionit informative tė RFI-sė nė shqip, nė saj tė RFI-sė shumė shqiptar me banim nė Paris u bėnė vizitorėt e pėrditshėm tė ekspozitės.
Komiteti i Trashėgimisė Botėrore
Komiteti i Trashėgimisė Botėrore, i cili do tė marrė vendim nė vitin 2007
nė Zelandėn e Re, pėrbėhet nga kėto vende:
1. Benini
2. Hollanda
3. India
4. Izraeli
5. Japonia
6. Kanadaja
7. Kenia
8. Kili
9. Republika e Koresė
10. Kuba
11. Kuvajti
12. Lituania
13. Madagaskari
14. Maroku
15. Ishujt Mauricius
16. Norvegjia
17. Peruja
18. Spanja
19. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
20. Tunizia
21. Zelanda e Re
Lajmetari i Beratit

