E Merkure 24 Mars 2004 Nr.12 (37)

na kontaktoni

  Filloi faza e tretė e kampionatit
Fillim i dobėt i "Tomorit"
Filloi faza e tretė e kampionatit kombėtar pėr grupin A2. Nga 10 ekipe qė kishte ky grup nė fazėn e dytė, 5 ekipe u eliminuan, ndėrsa 5 tė tjera: "Egnatia", "Bylis", "Laēi", "Tomori", "Kuēova" do tė vazhdojnė fazėn e tretė ku do tė dalin dy ekipet qė kampionatin e ardhshėm do tė luajnė nė kategorinė e parė.
"Tomori", fazėn e tretė e filloi me takimin nė Laē, ku pėson humbje 2:0. Humbja thelloi mė shumė diferencėn e pikėve midis skuadrave qė "Tomori" ka mbi krye.
Pa dashur tė krijojmė frymė pesimiste te futbollistėt, trajnerėt e sportdashėsit, duke gjykuar me objektivitet, fillimi jo i mirė i "Tomorit" ėshtė njė sinjal jo i kėndshėm, pasi ai nuk ėshtė premtues. Humbja ka krijuar shqetėsim e ankth nė sportdashėsit tanė, sepse ata u befasuan nga kjo humbje, ndėrkohė qė nė kėtė fazė "Tomorit" i duhen tė gjitha fitore, pasi vetė diferenca e pikėve midis skuadrave nė krye tė tabelės dhe "Tomorit" ėshtė e tillė qė ēdo takim i fazės sė tretė pėr "Tomorin" ėshtė vendimtar.
Pra, kuptohet, "Tomorit" i ka mbetur vetėm njė shans, ai i kthesės dhe i realizimit i tė gjitha takimeve me fitore, ndryshe nuk do tė jetė ēudi qė "Tomorin" ta shikojmė nė kampionatin e ardhshėm aty ku ai ėshtė edhe kėtė vit.
Kėtė javė "Tomori" e kishte pushim.
Vlash Pambuku