Homazh piktorit Yzedin Shelegu
Nė pamundėsi pėr tė thėnė disa fjalė nė ditėn e largimit para kohe pėr
nė parajsė, mė 7 gusht 2006, tė kolegut dhe mikut tim piktorit Yzedin Shelegu,
po i kujtoj artistėve, bashkė-punėtorėve tė tij pėr 50 vjet, nė Berat e
kudo qė ndodhen, se Yzedini ka hyrė nė portat e parajsės. Kėto porta ai
hapi me punėn dhe kontributin e tij pėr 50 vjet, nė Beratin e tij tė dashur.
Nuk ia bėnė aspak tė lehta, qytetarėt beratas, artistėt, regjizorėt, aktorėt,
skenografėt, piktorėt, libretistėt, shkrimtarėt, historianėt, politikanėt,
poetėt, koreografėt, instrumentistėt dhe kėgėtarėt, administratorėt e Beratit,
por ia rėnduan me mospjesmarrjen e tyre nė ceremoninė mortore. Biografinė
artistike tė Shelegut e kisha pėrfunduar kohė mė pare. Po e botoj tani nė
shėnjė mirėnjohjeje pėr kolegun dhe artistin, pėr njeriun qė pėr simbol
kishte vetėm punėn, qė pėr 50 vjet i dha aq shumė artit dhe kulturės sė
Beratit.
*
Yzedini lindi mė 14 janar 1936 nė lagjen Ēelepias nė njė familje zanatēinjsh,
me traditė nė punimin e lėkurave, i biri i Muhametit dhe i Qerimesė. Gjatė
shkollės 7- vjeēare i lindi dėshira pėr lėndėn e vizatimit, ku nėn drejtimin
e mėsuesve tė pare tė vizatimit nė Berat, Fiqiret Ymeraj dhe Dhimitėr Buda,
si dhe nė kursin e pikturės nė shtėpinė e kulturės nė vitet 1949-1950 (restoranti
Shtėpia e Bardhė sot), nė drejtimin e artistit tė madh shkodran Vladimir
Jani do tė merrte drejtimin e pakthyeshėm drejt rrugės sė bukur tė artit.
Nė vitin 1952 fitoi konkursin pėr tė ndjekur liceun artistik J. Misja
nė Tiranė, tė cilin e pėrfundoi mė 1956 nėn drejtimin e artistėve tė mėdhenj
shqiptar Abdurrahim Buza, Odise Paskali dhe Kristina Hoshi.
Me mbarimin e liceut nė vitn 1956 do tė kthehej nė Berat, ku fillon si mėsues
nė shkollėn pedagogjike, dhe sė bashku me Budėn dhe Capon hapin tė parėn
ekspozitė arti nė Berat. Pėr artet figurative nė Berat nga viti 1944 deri
nė 1957 kam folur gjerėsisht nė studimin tim tė botuar nė gazetėn Lajmėtari
date 17 tetor 2005, ku padyshim, Shelegu zė njė vend tepėr tė rėdėsishėm
krahas S. Capos, Dh.Budės, Ll.Myzeqarit, H. Nallbanit G. Ikonomit, Th. Papės,
Nė kėtė periudhė piktori Shelegu ėshtė njė nga mė aktivėt nė jetėn artistike
nė Berat.
Pas mbarimit tė liceut punon si mėsues vizatimi nė shkollat pedagogjike
tė qytetit tė Beratit dhe Fierit, dhe nė vitin 1963 kthehet pėrfundimisht
nė Berat ku punon si skenograf deri nė ditėt e fundit tė jetės nė Pallatin
e Kulturės.
Qė nga kjo ekspozitė pėr plot 50- vjet Shelegu do tė jetė njė nga artistėt
mė tė dashur nė qytetin e Beratit qė pa dyshim ka lėnė gjurmė nė artet vizive
si piktor, skenograf, skicograf, kostumograf, dizajner, mėsues, madje nė
momente tė vėshtira tė jetės edhe si pastrues i kanaleve tė ujėrave tė zeza
dhe si punėtor nė ndėrtim.
Piktori
Gjatė karrierės 50-vjeēare nė fushėn e artit Shelegu ka marrė pjesė nė tė
gjitha ekspozitat e organizuara nė Berat si dhe nė shumė pjesėmarrje kombėtare
dhe ndėrkombėtare. Ka hapur disa ekspozita personale ku vlen tė pėrmendim
ekspozitėn kushtuar qytetit tė lindjes, Beratit, me 30 vepra mė 28 nėntor
1983. Nė 30 maj 1987 nė bibliotekėn e Beratit ekspozoi me 124 punime, nga
tė cilat 24 u vendosėn nė institucionet kryesore tė Beratit. Gjatė karrierės
sė tij si piktor ka fituar nė nėntor 1974 nė ekspozitėn 30 vjet ēlirim
ēmimin e 3-tė me peizazhin Mangalemi dhe nė ekspozitėn 40 vjet PPSH
nėntor 1981 ka fituar ēmimin e parė nė grafikė me veprėn Tufan nė dovlet
Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė pjesėmarrja nė ekspozitėn e pikturės
ndėrkombėtare nė Napoli, Itali, nė 16 dhjetor 1995, ku fitoi ēmimin e parė
nė pikturė. Eshtė vlerėsuar me medaljet Naim Frashėri dhe Pėr Shėrbime
tė shquara shtetėrore dhe shoqėrore nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Vepra e Shelegut ka njė gjeografi tė gjerė, ajo gjendet nė Berat, Shqipėri
dhe nė shumė vende tė botės. Shtėpia e Shelegut ėshtė njė galeri mė vete
ku ruhet i gjithė koleksioni i tij i paprekur.
Skenografi dhe kostumografi
Ka realizuar mbi 230 premiera me trupat profesioniste e amatore si dhe me
shoqata tė ndryshme artistike e kulturore. Ka pasur njė bashkėpunim tė suksesshėm
me regjizorėt, aktorėt dhe skenografėt. Njėkohėsisht ka qenė skenograf,
kostumograf dhe butaforist i teatrit tė kukllave tė Beratit. Duke fituar
edhe disa ēmime, si ēmimin e parė nė takimin e teatrove nė Lezhė me skenografinė
e dramės Dy krisma nė Paris, ēmimin e parė nė nėntor tė vitit 1987 me
dekorin pėr fėmijė Dhurata tė Bukura, organizuar nga RTSH. Ndėrsa ēmimet
lokale nė skenografi ishin monopol i Shelegut. Ka fituar ēmimin e parė kombėtar
pėr kukulla me dekorin e premierės Lepuri mendjemadh. Me vlerė tė madhe
pėr etnografinė e Beratit janė edhe kostumet e Beratit pėr tė cilat punoi
plot 15 vjet nė tė gjitha trevat e Beratit, tė cilat u botuan nė albumin
e Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė, vizatimet origjinale tė kostumeve
ruhen nė familjen e tij.
Dizajneri
Organizimi i ekspozitės sė parė nė Berat nė 1957, sė bashku me Capon dhe
Budėn, hapja e galerisė sė parė tė arteve nė Berat mė 13 shtator 1984, pėrveē
pjesėmarrjes si artist me veprėn Mangalemi, por edhe organizimi figurativ
si dhe dizajnimi i kėsaj galerie mbajnė firmėn e Shelegut. (Punė tė mirė
ka bėrė pėr organizimin e skicimin e galerisė piktori Yzedin Shelegu, Kushtrimi,
6 tetor 1984.) do tė jenė pika mė e lartė e kontributit tė tij nė fushėn
e arteve vizive nė Berat. Autorėsinė e tij mbajnė organizimi i ish -muzeumeve:
Muzeu i luftės Berat, Arkeologjik, i Arkitekturės, i Arsimit si dhe njė
rol tė rėndėsishėm ka luajtur nė Muzeun Kombėtar Etnografik tė Beratit,
me organizimin e eksponateve dhe skicimeve etnografike. E gjithė reklama
nė fushėn e artit nė Berat ėshtė pėrballuar pėr 40 vjet nga Shelegu. Ka
fituar ēmimin e parė nė konkursin e organizuar nga Ministria e Industrisė
me siglėn Beratekst si dhe ēmimin e parė nė konkursin Folk95 me simbolin
e Festivalit Folklorik Kombėtar organizuar nga Ministria e Kulturės nė Berat
mė 1995.
Mėsuesi i vizatimit
Njė nga fushat tepėr tė dashura ka qenė mėsimdhėnia. E filloi karierėn si
mėsues nė shkollat pedagogjike tė Beratit dhe Fierit e mė pas nė kabinetin
metodik tė arsimit nė Berat. Pėr disa vjet drejtoi kursin e pikturės nė
shtėpinė e pionierėve duke pėrgatitur njė brez tė tėrė piktorėsh, si Agron
Shehu, Agron Polovina, Nezir Ago, Llambrini Dėna, Vlash Droboniku, Klement
Mbrica etj.
Muza e Shelegut, Berati
Duke e njohur shumė thellė veprėn e Shelegut, nė tė gjitha gjinitė ku ai
lėvroi, unė mund ta quaja njė artist qė kishre rėnė nė dashuri qė nė fėmijėri
dhe deri nė fundin e jetės me qytetin e tij tė lindjes. Mjafton tė shikosh
veprėn e tij, e cila dominohet nga arkitektura, drita, ngjyra, linja e saktė.
Ēdo motiv nė veprėn e tij nė pikturė, skenografi, kostumografi, skicografi
e merr nga Berati. Harmonia arkitektonike e Beratit ėshtė edhe tipar i veprės
sė tij. Me kėto mjete stilistike qė ai i ka marrė nga Berati, ai ka ledhatuar
Beratin nė veprėn e tij.
Dashuria e madhe pėr arkitekturėn, kulturėn dhe historinė e Beratit ka pasur
edhe koston e saj, i ka kushtuar shumė vuajtje nė diktaturė. Nė vitin 1967
nė ekspozitėn Gurskalitėsit kishte ekspozuar disa grafika bardhė e zi
nga Berati. Grafikat kishin anuar mė tepėr nga e zeza, kjo si veēori stilistike
dhe pėrzgjedhje nė shėrbim tė formės. Mbase pasqyronin ngjyrėn nė tė cilėn
ishte zhytur Shqipėria! Mbase artisti i kishte bėrė pėr tė kuptuar ai dhe
tė tjerėt se ngjyrat, tema, ideja, forma, pėrmasat kishin zot dhe nuk ishin
nė dorė tė artistit! Pėr tė kuptuar se si duhet tė trajtonte Beratin nė
veprėn e tij, si tė pėrdorte ngjyrėn e zezė, Shelegu u dėrgua pėr tė pastruar
ujėrat e zeza tė Beratit.
Nė fillimet e demokracisė nė dhjetor 1990, Yzedini iu bashkua lėvizjes demokratike
pėr tė pastruar vėrtet ujėrat e zeza qė kishin pėrmbytur Shqipėrinė, duke
bėrė pėr herė tė parė performancėn artistike, qė tė gjithė qytetarėt Beratas
e kujtojnė, duke dalė nga kornizat e telajos dhe nė vend tė saj pėrdori
muret e Pallatit tė Kulturės duke denoncuar publikisht tė zezėn qė kish
pllakosur Shqipėrinė.
Yzedin Shelegu ka zėnė vendin e tij nė artin dhe kulturėn e Beratit, duke
qenė simbol i punės.
Kastriot Dervishi piktor, skenograf
