Udhëtimi i artistit
Ne daten 27 Tetor ne Galerine e Arteve u hap ekspozita vetjake e piktorit
Jak Serreqi “Udhetimi i Artistit”. Kjo ekspozite eshte pjese e projekteve
te Galerise se Arteve “E.Lear” per te sjelle ne qytetin e Beratit emra te
rendesishem dhe artiste te pervojave te ndryshme artistike, te huaj apo
shqiptare, vlera te padiskutueshme artistike, duke rritur dimensionet e
kontributin e saj ne jeten kulturore te qytetit.
Jak Serreqi ka lindur ne Shkoder ne një familje me vlera e kontruibute te
rendesishme historike e intelektuale. Pasojë e një fati krejt te veçante
aspak fatlum, jeta e tij rrugetoi jo zakonshem; larg familjes, me mungesen
e prinderve, pa dashurine e motrave dhe vellait duke mos provuar një femijeri.
Çuditerisht fati i tij e detyron qe fjalet e para t’i shqiptojë ne gjermanisht
pasi femijerine e hershme e kalon ne Austri pa pranine e prinderve. Nuk
arrin te qendrojë shume ne Shqiperi(rreth 2 vite), vendoset ne Itali ku
arrin qe te realizoje permes veshtiresish një arsimim te plote te tij fillimisht
ne Kolegjin Mondvagone, Fraskati (shume prane Romes) e me vone te diplomohet
per kimi ne Universitetin e Romes duke u bere një italian foles i perkryer.
Me vone do ta shohim te punoje ne Universitetin e Romes, Peruxhios dhe Mancesterit.
Ne vitin 1968 emigron se bashku me familjen e tij perfundimisht ne Kanada
(Vankuvër) ku ushtron profesionin e tij te kimistit. Tashme ai eshte i detyruar
te komunikoje ne anglisht. Vetem mbas vitit 1992 ai fillon te pikturoje
fale disa koincidencave fatlume.
Jak Serreqi, megjithese nuk studioi per art, eshte një perfaqsues i rendesishem
i diaspores shqiptare duke u radhitur me Omer Kaleshin, Lin Deline, Ibrahim
Kodren, Dhimiter Zonjen etj.
Prania e vazhdueshme ne jeten e tij e kryeveprave te artit italian, miqesia
me personalitete te kultures sidomos me artistin futurist Gerardo Dottoriu
do te ushtroje një ndikim te rendesishem ne vetedijen e tij artistike, si
dhe martesa me piktoren Ana Sereme do te ushqente prirjen e vazhdueshme
te tij si piktor prirje qe e mbajti te fshehur brenda vetes gjate gjithe
jetes.
Do te shtynte perfundimisht ne aventuren e artit një rast fatlum sipas tij.
Mbas vizites se pare ne Shqiperi Jak Serreqi interesohet prane skluptorit
Severino ne Vankuver per te realizuar disa vepra skulpture per katedralen
dhe te çuditshme.
Ne to ndihet ndjeshmeria e larte artistike, ide dhe qendrime filozofike
qe burojne nga një kulture e thelle dhe e gjere, si dhe një mendje e shkelqyer.
Një suport te rendesishem per krijimtarine e tij eshte dhe kultura profesionale
shkencore qe e ben te mbërrij ne konkluzione artistike nga një drejtim i
ndryshem, te kete një gjuhe lakonike dhe simbolike me domethenie te percaktuar.
Ne keto kuadro ndihet tendenca dekorative e piktures se tij, një drite intensive
si dhe gama e ngjyrave transparente, te cilat shpesh jane shprehje e orgjines
se tij dhe qe na japin një kenaqsi dhe ndjenje estetike te veçante.
Ekspresiviteti i figurave te tij, dhe tendenca kubiste e gjeometrike jane
mjetet me te gjetura per t’i dhene jete impulseve te tij krijuese.
Jak Sereqi qendroi shume pak ne Shqiperi, ne femijerine e tij te hershme,
por ai gjithmone e quajti veten shqiptar. Jeta e tij kesisoj nuk ka qene
e natyrshme, me ngjarje te paparashikuara, me situata te veshtira dhe e
mbushur me emocione, deshira dhe imazhe te cilat kane marre serisht jete
kesisoj ne tablote qe perbejne ne fakt ciklin autobiografik te jetes se
artistit.
Pasioni me te cilin ai i eshte perkushtuar krijimit shpesh duket sikur kerkon
te plotesoje ate mungese te gjate te jetes se tij, familjen, orgjinen, gjuhen.
Agron POLOVINA
