Politika e Beratit
kronika e numrit 145 date 19 qershor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

 

HOME NEWS POLITIKA

E majta e bashkuar garanci pėr njė fitore tė madhe Selman Hodaj

Deri jo shume kohe me pare, shihej kryetari i shumicės dhe kryetari i pakicės parlamentare, i pari duke hyrė dhe i dyti duke dale nga dyert e ndonje hoteli me emer ku sapo kishin dhene interviste.
Ndėrsa ndodheshin pranė, mund te dallohej fare qarte vėshtrimi sfidant e krenar i shefit tė PD-sė dhe pamja e shkujdesur dhe indiferente e ish-shefit tė PS-sė. As qė ia hidhnin sytė njėri-tjetrit. Silleshin kėshtu qe prej dhjetė vitesh.

Dhe turmat qė u shkonin nga pas e qė shpeshherė pushtonin sheshet e rrugeve, nuk e kishin pėr gjė tė lusnin nė kor deri edhe vdekjen e kundėrshtarit.
Ėshtė makabre dhe e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė.
Per fat, tani gjerat kane marre nje nuance te re, ka filluar te ndjehet nje fryme bashkepunimi dhe ne nuk mund te rrime indiferente ndaj atij shtrengimi duarsh midis kryetarit te PS-se dhe LSI-sė, por jo vetem, pasi e gjithe e majta ishte e bashkuar.
Dhe nuk ėshtė fjala pėr njė aritmetikė banale, per te siguruar nje sasi te mjaftueshme numrash apo kartonash qe mund te jene rezultative vetem perkohesisht.
Eshtė fjala pėr tė kuptuar se pėrfaqėsojmė shumė mė tepėr se vetja,me teper se interesat vetjake dhe se partia jonė. Perfaqesojmė njė kauzė dhe duam apo s’duam ne kjo nuk ėshtė vetėm nderi, por edhe pėrgjegjėsia jonė, ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe, nje barrė e jashtėzakonshme dhe, nėse ne nuk e ēojmė kėtė barrė aty ku qytėtarėt na kanė kėrkuar ta ēojmė, kjo barre kthehet nė njė pėrgjegjėsi historike. Kjo e majte e re qe po rilind, plot deshire per te ndryshuar, ka filluar te shkunde pluhurin dhe te largoje mjegullen, ka nisur t’i prezantoje qytetaret me nje portret te ri.
Dhe nuk eshte me ai peizazhi i shumurryer nga te gjithe ku askush nuk pėrpiqet ta kuptojė tjetrin, ku te kundėrshtari apo oponenti shihet armiku. Ky i fundit jo vetėm s’ka asnjėherė tė drejtė, por ėshtė edhe i rrezikshėm. Nėse ke pushtetin, duhet ta shtypėsh.
Nėse je nė opozitė, duhet tė ndėrtosh strategjinė e rebelimit permanent kundėr tij aq sa tė krijohet pėrshtypja se nė kėtė ballafaqim e sipėr nuk kėrkohet tė zgjidhet ndonjė problem i caktuar, por thjesht tė asgjėsohet apo turpėrohet kundėrshtari. Ndėrkaq, tė dyja palėt pėrgjėrohen pėr demokracinė. Per fat, ky tragjizem i vertete tani duket se do ngelet nje kujtim i hidhur, nje makth i se kaluares.
Ne Partine Socialiste ka nisur nje revansh i stolisur me se miri me platforma dhe reforma te mirefilta, me fytyra dhe ide te reja, po krijojne gjithnje e me shume imazhin e nje shoqerie me vullnetare, imazhin e shoqerise ne te cilen te qenit politikan nuk nenkupton nje thes me privilegje, por nje obligim moral kundrejt te gjithe atyre qe presin nga qeveria dhe qeverisja jo me nje shi te rrembyer premtimesh te fryra dhe te pakundershtueshme vetem ne dukje, por krijimin e nje vendi me themele te forta besimi dhe gjitheperfshirjeje.
Kjo ere e re bashkepunimi qe u misherua dhe ne shtrengimin domethenes se duarve nga ana e te gjithe te majteve do te krijoje njė shoqėri qe shqetėsohet dhe qe nuk i lejon vetes luksin e gjumit tė qetė, per sa kohė qė segmente tė saj pėrpėliten nė luftėn pėr tė jetuar e mbijetuar, kjo e majte e bashkuar do te krijoje njė shoqėri civile, ku vuajtja e dhimbja e dikujt ėshtė vuajtje e dhimbje e tė gjithėve.
Vullnetarėt, njerez te zhveshur nga deshira per te zhvatur e rrembyer ēdo gje qe del perpara, kėta janė protagonistėt e vėrtetė tė njė shoqėrie civile, tė cilėn duam te ndėrtojmė, ndėrsa duam tė integrohemi nė Evropė. Keto jane nuancat dhe tingujt e rinj qe opozita me ngulm, deshire dhe perkushtim po perpiqet me gjithēka eshte per t’i rrenjosur si vlera te ēmueshme tek te gjithe ata qe jane lodhur me vjetersine, pamundesine per te ndryshuar perfitimin personal dhe gjithfaresoj “mekatesh” te tjere, por teper te renda per t’u mbajtur ama.
Por me sa duket, jo te gjithe e kane vizionin e duhur per te perqafuar kete ndryshim te admirueshem. Nuk mund te rri pa i bertitur “turp” ne fytyre z.Lefter Maliqi qe me krahasime dhe me batuta te dala jashte mode, qe jo vetem nuk e ironizojne ate qe ai ka shenjestruar, por qe te bejne te te vije keq dhe per me teper te ndjesh dhembshuri kur sheh nje cinizem kaq tejskajshem, nje deshire kaq makaber nga ana e tij per te pare te shtrire ne toke te gjithe kundershtaret e vet politike.
Jo vetem qe nuk ka burrerine e duhur per te pranuar humbjen dhe per te levizur e per te ndryshuar, por nuk gjen as guximin e mjaftueshem per t’u perballur me ide dhe alternativa, per te debatuar mbi opinione apo menyra te ndryshme, per te zgjidhur nje problem, por si nje femije tekanjoz dhe grindavec me nje mikroskop ne dore fillon te kontrolloje nese kundershtari i tij politik i ploteson kriteret qesharake qe ai ka vendosur per gjatesine, ngjyren e flokeve apo numrin e kepuceve. Por mos harro se kur drejton nje gisht nga dikush tjeter, tre gishtat e tjere ke drejtuar nga vetja.
Dhe jam i sigurt se nuk do te pelqeje aspak kur, nese do te shihesh ne pasqyre, do te shohesh nje person qe nuk ka kurajon te zbraze nje gote vere, sepse ka frike se mos ngre dolli per shendetin e dikut, nje njeri nga ata qe u bie te fiket kur shohin nje rose te therur, por qe perplasin duart gjithe gezim kur shohin konkurrentin e tyre politik te nderrmarre nje vendim te gabuar.
Pyes veten nese ai shtrengim duarsh midis krereve te se majtes t’u duk i huaj, si diēka qe ty nuk te perket. A e ndjeve puthjen e Judes kur pe se te gjitha trillimet, thikat pas shpine qe parreshtur dhe plot kenaqsi ia ngulje kolegeve socialiste, tani i sheh ne trupin tend?
Por per fat te mire simpatizantet dhe drejtuesit e LSI-sė nuk kane te njejten dashakėqesi si ti, sepse njerez si Eduart Bejko , Bledar Ēili, Vladimir Mema ashtu si te gjithe te majtet dhe te gjithe qytetaret deshirojne ta mbyllin kapitullin e shpifjeve, mashtrimeve dhe fyrjeve feminore per te luftuar te gjithe se bashku per nje te ardhme ku deshirat tona me te bukura nuk realizohen vetem neper endrra.
Ky eshte vizioni i se majtes se bashkuar, vizioni i nje vullneti dhe dėshire per te ecur perpara, qė janė gjithnjė arma e mė tė madhit dhe mė tė fortit, pasi dorėn per bashkim e shtrin gjithnjė mė i madhi dhe mė i forti, nėse ėshtė vėrtet i tillė. Dhe pastaj gjėrat ndėrtohen jo vetėm nė njė ditė, jo vetem me njė batutė, as me njė shprehje apo njė fjalim te bukur e prekes, sepse ketu bėhet fjalė pėr te rifituar nje besim te thyer keqas, behet fjale per te ndėrtuar ditė pėr ditė, me perulje dhe sakrifice imazhin a asaj Shqiperie qe ne te gjithe duam te shohim.
Te ndryshosh ne funksion te kohes eshte diēka qe ngadonjehere nuk dijne ta bejne edhe njerezit me te zgjuar, qofte per shkak qe nuk mund te ndryshojne dot kunder natyres se tyre, qofte se per nje kohe te gjate duke ndjekur nje rruge te caktuar kane krijur bindjen se ajo perjetsisht do te jete rruga e drejte. Si rrjedhim, edhe njeriu i zgjuar, duke mos ditur te nxitoje atehere kur duhet, pergatit rrenimin e vet.
Ne qofte se do te ndryshonim karakter sipas rrethanave, fati nuk do te ndryshonte kurre dhe do te ishte gjithmone i njeti, ai i endrrave tona. Le te ndryshojme te gjithe se bashku. Le te jete bashkepunimi, gjithperfshirja dhe shtrengimi miredashes i duarve refreni i punes sone. Dhe kjo ka per te qene nje veper e madhe!
Selman Hodaj

 

Lajmetari: 19.06.2006. |top | Commente | Printo