u ndryshua me 31.03.2004 e-mail E Merkure nr.38


R E P L I KE
Z. Nallbani, përgjegjësinë tuaj mos ua faturoni të tjerëve. Përgjegjësia është plotësisht juaja


Ne gazeten "Tomori", të datës 19.04.2004 "Mbijetese e Monumenteve te Kultures ne Berat", drejtor Nallbani gënjen hapur, duke bere akuza te pabaza dhe aspak të vërteta.
Ajo që më shtyn t'i pergjigjem drejtor Nallbanit, është respekti per lexuesin dhe për të vërtetën.
Duke qene 3 vjet si kryetar bashkie, dera e bashkise per drejtor Nallbanin ka qenë e hapur, por Nallbani, tejet i politizuar dhe me nje "urrejtje" patologjike, e ka paragjykuar bashkine që drejtojnë Socialistët.
Ai edhe kur vinte në zyren e kryetarit të bashkise, nxinte i tëri dhe vetëm villte vrer, kur e vërteta është që nga ana e bashkise i ështe shtrire dora e bashkëpunimit.
Dua të sqaroj publikisht se akuzat e tij tejet dashakeqe kanë për qëllim te mohojnë qëllimisht punën e bashkisë edhe në fushen e monumenteve te kultures.
Vetëm po i kujtoj drejtor Nallbanit, sensibilizimet e bashkisë së Beratit, duke organizuar veprimtari te karakterit kombetar e më gjerë, siç ishin ato me ambasadorët e akredituar në Tiranë, Ditet e Trashëgimisë Evropiane, etj, për të vënë në fokus pikerisht Monumentet e Kultures ne Berat.
1. Masat nga bashkia për mbrojtjen e Urës së Goricës, derisa të investojë shteti për ta riparuar si objekt të kategorisë së parë.
2. Nderhyrja nga bashkia me fonde në lagjen "Mangalem" për të evituar një shembje masive të disa shtëpive te ansamblit arkitektonik të lagjes.
3. Interesimi i vazhdueshëm me korrespondencë zyrtare pranë qeverise e I.M.K. për sistemimin e shkëmbit mbi banesat ne lagjen "Mangalem", që rrezikon të shëmbet e të marrë dhe jetë njerëzish.
4. Interesimi edhe per riparimin e mjetit te zjarrfikesit, problem që po gjen zgjidhje së fundi me sa kam informacion, do te fillojë.
5. Këmbëngulja e bashkise dhe imja personalisht dhe e këshillit të bashkisë për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që të çojne në Kala, 200 milionë me fondet e F ZH SH-së e Bashkisë për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit.
6. Heqja e te gjitha rrethimeve, mbeturinat e vitit 1997, si dhe pjesemarrja per pastrimin e Kalase.
7. Hartimi i projektit edhe keto dy muaj edhe fillimi i punes per ndriçimin ne Kala
8. Takime me banoret e lagjes "Mangalem" per problemet e monumenteve.
Por drejtor Nallbanit asgje s'i hyn ne sy.
Ai si partiak tejet i semure, arritjet e bashkise se drejtuar nga socialistet i shikon dashakeqesisht.
Le t'u pergjigjemi akuzave te drejtor Nallbanit me gjuhen e ligjshmerise ne fushen e monumenteve te kultures.
Ne baze te Ligjit Nr.8405 date 17.09.1998, ndryshuar me ligjin Nr. 8991, date 23.01.2003, "Per urbanistiken" neni 17, sa here ne bashki kane ardhur denoncime per ndertimet e paligjshme, menjehere eshte njoftuar policia ndertimore, e cila ka te drejten dhe detyren e prishjes se tyre.
E ftoj drejtor Nallbanin te shohe gjithe dokumentacionin kur une kam qene kryetar bashkie dhe s'do te gjeje asnje shkelje, perkundrazi, do te gjeje nje korrespondence zyrtare qe tregon vullnetin per zbatimin rigoroz te ligjshmerise.
Pra, akuza e drejtor Nallbanit per ndertimet pa leje, kur me akuzon se z. Mata "Nuk i ka ndaluar shkeljet", eshte akuze e pavertete. Dua te bej me dije drejtor Nallbanin se ne te gjitha aksionet per prishjen e ndertimeve pa leje, fshihej dhe nuk shfaqej ne publik. Akuza tjeter e ulet e drejtor Nallbanit qe "z. Mata menjanoi perfaqesuesin e monumenteve ne KRT", eshte serish e pavertete.