Kronika e Beratit
kronika e numrit 132 date 20 Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Foto: Fituesit ne koktejin e ndarjes se cmimeve

 

 

HOME NEWS RINORE

Pro Helvetia kundėr poezisė

Javėn qė shkoi, nė njė vetmi komode u ndanė ēmimet “Pegas 2005”, organizuar nga gazeta “Lajmėtari i Beratit”.
Nė njė varfėri princėrore u ulėn nė njė nga tavolinat “Castle Park” tre fituesit e ēmimeve letrare Eriona, Sopoti dhe Sonila.
Njė ēertifikatė dhe pak tė holla, dhėnė nga fondi i “Lajmėtarit”, gazetė qė botohet nga pasionantėt e fjalės sė lirė, qė sa vjen e rrallohen.
U premtua nga drejtori i Fondacionit Pro Helvetia, njė farė Besim Petrela se ky konkurs do tė mbėshtetej nga Fondacioni i njohur.
Por nė fund, si gjithmonė ky Besim Petrela qė nuk e lidh asgjė me poezinė ose qė nuk ka asgjė poetike nė sjelljen e tij, njoftoi se projekti nė fjalė nuk u pėrzgjodh nga bordi i Fondacionit Pro Helvetia.
Nė djall Petrela, bordi dhe OJQ-tė ku ai bėn pjesė!
Nė atė kėnd tė bukur tė “Castle park” Agim Mehqemeja, ndau ēmimet “Pegas 2005”.
Tė pranishėm Eriona, Sopoti, Sonila, Anxhela, njė ushtarak, (babai i Erionės) dhe njė gjimnazist shok i Sopotit, i cili mė 14 mars kishte ditėlindjen, por nuk dinte se ēfarė tė bėnte me tė. Nė tavolinė ujė, soft drink, kafe.
Nė gazetė u lajmėrua se prefekti, kryetari i qarkut, kryetari i bashkisė do tė lexonin poezi nga fituesit e ēmimeve. Ata nuk erdhėn, por edhe gazeta veē njoftimit nuk bėri ftesa sepse nuk pati mundėsi financiare pėr tė pritur tė ftuar kaq tė rėndėsishėm.
Me botimin e poezive tė fituesve dhe konkuruesve qyteti i Beratit u bė mė i pasur. Iu shtuan ca poezi, gjė qė tregon se ai ende jeton shpirtėrisht gjė qė tregon se ai ende e ka njė shpirt.
Qyteti i Beratit u bė mė i pasur gjatė vjeshtės qė shkoi sepse njė vajzė maturante me emrin Erjona Sulaj bėri tė njohur vargjet e bukur qė i kanė munguar qytetit 2004 vjeēar:

Terri i korbtė ēngjyroset
E tinguj tė bardhė gjakojnė
Njė elegji e ėmbėl
Mėngjesin e pambuktė zgjon

Imazhi qė krijohet me fjalė qė kanė edhe ngjyrė, edhe muzikė, edhe shije, edhe aromė tė kujtojnė poezinė e papėrsėritshme tė simbolistėve frėngė. Tė jeni tė sigurtė se nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX nė Berat poezi tė tilla u lindėn pak, mjaft pak. Pėr nga eleganca dhe orgjinaliteti i figurės kjo poezi mbetet. Ja se ēfarė i fali lexuesve njė tjetėr vajzė, lexuesve qė tė hutuar nga varfėria, tė hutuar nga etja pėr fitime, ose nuk u ndalėn pėr t’i lexuar, ose nuk patėn kohėn e duhur pėr tė medituar e shijuar:

Heshtja ėshtė si shiu
Mund tė pikojė
Tė tė bėjė edhe qull
Heshtja ėshtė si puthjet
ndizet e shuhet ndėr buzė

Kėto janė vargjet e Sonila Dardhės, nxėnėse e shkollės jopublike “Irfan Ngjeqari”
Ndėrsa maturanti Sopot Gjini shkruan :

Retė piktrurojnė me sqep
trishtim tė epėrm.

Po qenie tė lumtura gjatė gjithė jetės sė tyre si zotni Besim Petrela, shef i fondacionit Pro Helvetia, fondacion zviceran qė mbėshtet artin dhe letėrsinė, pra kulturėn, nuk e njohin trishtimin, as atė tė ultin, jo mė tė epėrmin, privilegj i njė race tjetėr njerėzish. Nga ky trishtim i epėrm lindin vepra njerėzore, lind poezia e vėrtetė.
Ajo ceremoni e datės 14 mars 2006, nė atė mjedis tė gjelbėr ku morėn pjesė 3 nxėnės, krijues tė rinj, njė shkrimtar njė publicist, njė punonjėse e gazetės dhe njė gjimnazist qė kishte atė ditė ditėlindjen dhe iu bashkua grupi rastėsisht, qe ngjarja mė e madhe artistike e vitit nė Berat. Jo?! Lexo me vėmėndje poezitė e plota tė kėtyre fituesve, lexues i dashur dhe pastaj flasim.

Y. HIMA

Lajmetari:20.03.2006. |top | Commente | Printo