E Hene 1 Mars 2004 Nr.9 (34)

na kontaktoni

Berisha nė Berat

    Ditėn e shtunė, mė 28 shkurt 2004, doktor Sali Berisha erdhi nė Berat. Me qindra simpatizantė ishin mbledhur nė sallėn e pallatit tė kulturės "Margarita Tutulani" pėr ta pritur. Zoti Berisha shoqėrohej nė kėtė takim edhe nga pėrfaqėsues tė forcave tė djathta, si zoti Fatmir Mediu, kryetar i Partisė Republikane; zoti Ekrem Spahia, kryetar i PDL; zoti Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombėtar, etj.
  Fjalėn e hapjes e mori kryetari i degės sė PD-sė zoti Dritan Haznedari, i cili midis tė tjerave tha: "Situata po i afrohet pikės kritike. Historia u pėrsėrit mė 21 shkurt, kur nuk ra busti i diktatorit, por ra qeveria, ra busti i kryeministrit. Lėvizja "Nano ik" nuk ishte njė ftesė apo urdhėr, por ajo ishte njė kėshillė, ndaj Nano dėgjo qytetarėt dhe ik".     Mė pas fjalėn e mori fjalėn z. Xheka, i cili tha ndėr tė tjera se drejtimi i shtetit duhet tė ndryshojė metodėn e punės. Z. Kasėm Mahmutaj, kryetar i degės sė PR-sė nė Berat tha se Nano kėrkon ndarjen e Shqipėrisė nė dy pjesė siē ėshtė Qipro. Shqipėria ka taksat mė tė larta, ka invazion fiskal, favorizohen firmat greke dhe monopolet shtetėrore. Tė gjitha kėto i bėn z. Nano.
    Ndėrsa z. Adriatik Alimadhi, pasi pėrshėndeti bashkėpunimin institucional me PD-nė, i kėrkoi kryeministrit tė Shqipėrisė tė japė dorėheqjen, ai dhe klika e tij bolshevike. Gjithashtu ai tha se protesta do tė shtrihet nė tė gjithė Shqipėrinė dhe i ftoi tė gjithė nacionalistėt tė bashkohen me protestat sot, se nesėr ėshtė vonė. Ai kėrkoi qeveri tė pėrkohshme, rregullimin e kodit zgjedhor, zbatimin e ligjit pėr pronat.
    Nė vazhdim tė takimit fjalėn e mori z. Ekrem Spahia, i cili tha se protesta e 7 shkurtit i tregoi qeverisė se shqiptarėt janė tė bashkuar dhe se protesta e 21 shkurtit hodhi poshtė manipulimet e Nanos se protestat janė tė dhunshme. Edhe zoti Osmo Liponen i OSBE denoncoi procesin zgjedhor dhe qeverisjen. Shqiptarėt janė tė bashkuar pėr protestat "Nano ik", ashtu edhe qytetarėt e Beratit tė bashkohen dhe tė buēasė nga Tomori nė Shpirag kjo thirrje. Ai kėrkoi largimin e qeverisė pėr tė ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme. Ndėrsa kryetari i PR, Fatmir Mediu, tha ndėr tė tjera se ne jemi nė kėtė protestė, aty ku e nisėm nė fillim, duke kėrkuar zgjedhje tė lira e tė ndershme. Kjo ėshte njė qeveri diabolike. Ne duhet tė ngjallim shpresėn te ēdo shqiptar se ne jemi e ardhmja.
    Nė mes tė fjalės sė zotit Mediu ndodhi dhe ajo qė nuk pritej, njė "black-out" i energjisė elektrike duke i ndėrprerė fjalėn. Menjėherė nė sallė janė shfaqur thirrjet kundėr z.Nano dhe tė gjithė sė bashku kanė kėnduar kėngėn "Eja mblidhuni kėtu-kėtu". Posa ka ardhur energjia elektrike fjalėn e ka marrė kryetari i PD-sė profesor doktor Sali Berisha, i cili tha se nėse nė '90 u deshėn disa muaj pėr tė pėrmbysur pushtetin, nė lėvizjen "Nano ik" u deshėn vetėm dy javė. Nga data 7-21 shkurt shqiptarėt i dhanė mesazh mbarė kombit dhe ėshtė transmetuar nga tė gjitha mediat dhe ėshtė dėgjuar nga tė gjitha kancelaritė e botės. Kjo ėshtė lėvizje shumėplanėshe, e cila ka njė synim: t'i japė pėrgjigje tė shpejtė problemit mė tė madh, atij tė varfėrisė. Kjo ėshtė njė lėvizje vlerash dhe me kėtė duhet tė ecim me partneritet tė plotė me shoqėrinė civile, me botėn akademike, me median, me biznesin. Ėshtė uragani qytetar qė do tė realizojė qėllimin e madh, rikthimin e zgjedhjeve tė lira. Ndėrkohė qė tė gjitha taksat janė tė larta, faturat e dritave dhe telekomit, tvsh-nė e paguajmė pėr ēdo mall, dhe jo pak por 20%. Nga FMN 2/3 e taksave vidhen dhe vetėm 1/3 shkon nė buxhetin e shtetit. Ai akuzoi ministrat Duka, Angjeli dhe Fino, pėr kalimin e 2-6 anijeve pa doganė. Ndėrsa lidhur me KESH-in, ai tha se ata gėnjejnė, kur thonė se ėshtė rritur kostoja, pasi ata fitojnė nė vit 51 milionė dollarė. Ēmimet janė rritur 45-50%. Ndėrsa lidhur me Albtelekom, Berisha tha se ka vjedhje tė shumave tė pallogaritshme nga ana e pushtetarėve me kompanitė e tjera. Telekomi pėrfiton 80 milionė dollarė, ndėrkohė qė tarifat janė 15-20 % mė tė larta se nė Gjermani. Buka ėshtė rritur, sipas z. Berisha, se Nano ėshtė bėrė aksioner me dy firma tė grandit tė grurit, ku njė nga ata ėshtė edhe Gėzim Bleta, ish-doganier i tij. Nė Francė gruri shitet 150,euro ndėrsa nė Shqipėri 290 euro. Qeveria jep pėr Beratin njė grant 60 milionė lekė tė reja qė i bie 10 $ pėr frymė, ndėrkohė qė vetėm me ujin paguan 10 $ tvsh nė vit, ndėrsa 90 milionė lekė Nano i harxhon me celularė. Nė vitin 96 Kėshilli i Ministrave harxhonte 850 000 $, ndėrsa sot, Kėshilli i Ministrave qė kryesohet nga Nano, harxhon 8 000 000 $. Motoja e Nanos, sipas Berishės ėshtė : "Vidh sa tė mundėsh, tė vjedhim sė bashku".
    Mė poshtė ai theksoi se ne jemi komb me tė ardhme tė shkėlqyer dhe se protesta qė vjen do tė jetė mė madhėshtore, ku sheshi i Beratit, Vlorės, Fierit, dhe gjithė Shqipėrisė do tė kenė mė shumė njerėz se gjethe nė pemė dhe qė tė gjithė do tė buēasin sė bashku: "Nano ik".
    Gena Kote