"Pegas 2006"
kronika e numrit 168 date 25 dhjetor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

 

Yzedin Hima

Y.Hima

 

HOME NEWS "Pegas 2006"

Poezi ngaYzedin Hima (jo ne konkurs)i. Pegas 2006

Nė vjeshtė tė gjithė vdesim nga pak
(jashtė konkurimit)

 

Ne pellgje kalbej drita

Gabriel Garcia Marques

njolla drite mbi gjurmėt e tua tė freskėta
ikja ėshtė demi i zi qė shpon ditėn nė brinjė
dita dridhshėm pikon nga streha e muzgut 
dhe lag zėrin e pikėlluar tė bulkthit nė bar

nė rrėpirėn e lotit pejzazhet bien nė humnerė
fjalėt prej uji thyhen nė gurin e moskuptimit
mendimi ėshtė ajo gjethja e tharė nė shtjellė
mbėrthyer fort te drita dhe te tingulli a!

Pantera e zezė lėpin gishtat e mi prej qelqi
gjurmėt e tua mbi dritėn e kalbur tė ditės
pikojnė mbi barin e kuq tingullin O, ku qyqja
kėndon pėrvajshėm: ku-ku! ku-ku! ku-ku!

shiu i penduar e njomi shkrumbin e muzgut
nata ka veshur mbathje tė zeza me penj drite
teksa shtrihet mbi rėnkime gjethesh tė rėna
ti ike, ti ike, ti ike, ti ike, ti ike, ti ike, ti ike
dielli ėshtė iriq me gjemba dritėdhimbjeje
2005


antifabul

Turma e milingonave vente e vinte nė mesditėn e nxehtė tė korrikut. Nga porta e shtėpisė sė tyre rridhte njė ēurgė nate. Ato nuk ndaleshin pėr asnjė ēast. Kokrrat e mėdha tė grurit binin nė humnerėn e zezė tė egzistencės sė tyre. Zogjtė e ndalėn koncertin dhe vizatonin harqe freskie mbi burim. Ajri i nxehtė rėndonte si plumb i shkrirė mbi krahėt e larashit. 
Gjinkallat vazhdonin koncertin e tyre. Kori i tyre freskonte qiellin e kaltėr. Ajri dridhej, teksa vėrshonte nga gjoksi i tyre. Pylli merrte frymė nga mijra klimatizatorė tė vegjėl. Nėn ritmin e kėngės sė tyre po ndėrtohej piramida e egzistencės nga vargu i zi i skllevėrve. Pastaj vera shkoi. Nga sytė e trishtuar tė drerit pikonte dimėr. Matanė kristalineve tė qerpikėve tė akullt kėrkova sytė borealė tė Asaj.
Jam njė vidh i mjerė me brekė e kėmishė tė bardhė qė pėrmjerr nė lėndinė!
Gjinkalla troket nė portėn e zezė tė milingonave. Kėrkoi taksėn e koncerteve tė verės. Njė zė i akullt proletari rrodhi nga tė ēarat e derės: -Po ēfarė bėre gjithė verėn?
-Detyrėn e ēdo artisti nė botė, kėndova pa reshtur qė tė mos e zinte gjumi pyllin dhe vdiste, qė ajri tė mos derdhej si plumb i shkrirė mbi bar, qė qetėsia e vdekjes tė mos paralizonte milingonat nė varg.
Milingona u pėrvodh nė terrin e moralit tė turmės.
Mbeta vidh i mjerė me brekė e kėmishė tė bardhė nė mes tė borės sė ngrirė tė moralit. Kėngėt e akullta tė gjinkallave zgjaten stalaktit nė strehėt e syve tė Asaj. 
2005


bardh e zi

blirėt e rinj kanė ēelur kanarina
anės rrugės vrapojnė zbathur nė agim
kėpucėt e vjetra pinė kafenė e mėngjesit
rruga nxiton nė takimin e lėnė nė kryqėzim
ngjethet fustani mbi format shpėrthyese
ti u shfaqe nė pėlhurėn e ajrit nderur kah drita
tingujt puthen me tinguj nėpėr strehėt e syve
pikė-pikė- pikė pikon terr nga flokėt e zinj

nėn kėmbėt delikate zbardh dhėmbėt asfalti
strukur te gjoksi dy zogj ende flenė gjumė
muret e qullur kollen nė ngjyrė portokalli
peshku i kuq ha fjalėt e hedhura nė akuarum

manekinėt s’e kanė emrin nė lista pėr votim
nė heshtje protestojnė nė butikėt e bllokut
dita ikėn mbi kuaj tė bardhė me nxitim
ndėrsa nata lehtė- lehtė tė zbret prej flokut
2005


vjeshta nė mėngjes

arti ėshtė njė gėnjeshtėr qė thotė tė vėrtetėn
Pablo Piccaso


terri vrapon skutave tė ftohta
njė mace prej drite e ndjek pas

me mbathje gjethesh ndėr kėmbė
shėtitin nudo pemėt nėpėr park

ti fle e qetė nėn kujėn e erės
harruar nėn rrobat e hirta

te ky mėngjes vjeshta dhemb
te foletė bosh, te ndarjet e trishta

u tretėn zėrat e ngrohtė nė rrugė
dhe rrugėt plot zhurmė ikėn larg

nė kėtė vjeshtė plot ndryshk
ne tė gjithė vdesim nga pak
2006


ti je shpirti im i bukur

Ezra Pound: ē’dashuron do mbetet gjatė
zgjyrė ėshtė pjesa tjetėr


u thinjėn shkronjat, fleta u zbeh
mataforat kanė zėnė ndryshk
ndėrsa ti qėndron pėrherė e re
si mermer i bardhė nėn myshk

pemėt e ngarkuara me cicėrima
janė femra qė nuk shtrihen kurrė
dimri i zhvesh me duar tė sigurta
siē di tė zhveshė vetėm njė burrė

te shtjella blu ne mbytemi ēdo dite
lumi ėshtė brinja e kaltėr e detit
pulėbardhat lindin nga gjiri i tij
me dhembje e lagin cohėn e qiellit

te sytė e tu janė mbytur det e qiell
shpend’ i egėr tė dridhet nė buzė
kur ecėn rrugės si gishtat nė tastierė
nė sytė e njerėzve ajri digjet shpuzė

kur dimėr e terr e shpirt i mbėrdhirė
bukuria ndrit e ngroh si zjarri nė vatėr
ti m’u shfaqe njė ditė marsi tė ngrirė
nė trajtėn e njė gruaje prej qelqi tė kaltėr
2006

udhėkryq


aty ku udhėt puthen me udhėt
e era i ndal hapat dhe pret erėn
me kėmbėt e lodhura ndėr duar
pa ditur ku t’i lėshoj gjurmėt
qėndroj te semafori me sy njeriu

i lidhur fort nė mitrėn e fatit
po pres tė dal si foshnja nė dritė
dua tė lind dhe dot nuk po lind
nė rrugėn e zbehtė si prostitutė
semafori nxin si njė sfinks

mbeta nė udhėkryqin kuq e zi
ku nė dy patavra tė ndryshkura rruge
Jezu Krishti kryqėzohet ēdo ditė
2006

tė etur shkojmė nė hiē

lumi ha brigjet me mėrmėrima
kambana ha heshtjen me drithma

deti i etur pi ēdo ēast lumenjtė
dhe terri i uritur pėrpin retė

nė natėn e gjatė ne pimė vetminė
brenda nesh 100 ujq ulėrijnė

tė dehur bėjmė seks me kujtesėn
teksa qirinjtė hanė terrin dhe veten

koha ha kohėn si pėrbindėsh mitik
rrjedha e saj mokrrat mbi ne i vėrtit

aty bluhet jeta jonė ēdo orė e ēdo ditė
dhe poshtė del miell i bardhė: njė hiē
2006

 

 

Lajmetari: 25. 12..2006. |top | Commente | Printo