"Pegas 2006"
kronika e numrit 163 date 20 nentor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit


B. Gjini

 

HOME NEWS "Pegas 2006"

Poezi nga Balil Gjini. Pegas 2006

Lėkura lila-lila e klithmės sė vetes
vizllon mbi njė murriz tė shpirtit kėrnallė;
Zoti kalldisur sė shkruajturi shorte njerėzish
me shiringa minaresh shpohet nė damarė.

Gjyrgjo brenda hapsanave tė leksikut
Me kėtė gjuhė tė mpirė si lėpjetė sallate.
Pa njė gjasė tjetėrsimi, ylberėt
tek njė gushė pėllumbi vijnė e mpaken.

Gypa. Epruveta. Ky kazan me thurrima brinjėsh
qė distilon mėrzi mbi kėnetėn e shpirtit.
Kalit tė shpresės mbi kalldrėmin e tė qeshurės
i ngecin patkonjtė nė mizerjen e ziftit.

Pasqyra tė rreme qė njėra-tjetės i kėrtylin
orteqe ndodhish prej kėsaj bote teatrale.
Pėrmasat firojnė dhe njė lėng i ngrohtė
rrjedh nga lyfyti i mishtė mes shalėve.

~ ~ ~

-1-
Kurthe e gracka fikur nė dėborė...

Njė hije e lakuriqtė manushaqesh tė egra
kaloi mbi muret e zemrės
ku kullosnin flutura tė verbėra.

Njė pluhurimė malli lėshuan tė trėmbura.

-2-
Nga lėkura aguridhe e pubisit tė letrės
Buisin qime tė grathėta shkronjash
Qė saora bėhen pyll dimėror.

Kurthe e gracka fikur nė dėborė.

-3-
Ėndrra rrecka-pecka. Drurė pasthirrmash
dhe ky shpend i vrarė me njė shigjetė pikėēuditėseje.

Ah, kjo dhimbje e mjaltėt ardhur prej tyre!...

Pupla e gjak qe fjala luleshtrydhe.

-4-
Njė hije e lakuriqtė manushaqesh tė egra
kaloi mbi muret e zemrės
gjinjtė e vegjėl fshehur nėn dorė

Kurthe e gracka fikur nė dėborė...

~ ~ ~

Nuselalėz e kuqėrremtė frike
hyn e del nazike
mbi vrima muresh mėkati.

Oriri, oriri!

E bukura nė pėqi
mėkon harabelat e verbėr tė brengės
rėnė nė parvazin e plasaritur tė lemzės

(nga frika mos i hash ti)

Oriri! Oriri
Nuselalėz e kuqėrremtė frike
shullėhe barkun xinxife
nė ēairin barėgjatė tė psherėtimave.

~ ~ ~

Heshtje. Mure tė gjata fjalish qė fundėrojnė
me njė merimangė tė zezė ankthi si pikė.
Hingėllimat e kalit tė kuqėrremtė tė vjeshtės
dhe e kaltėrta qė qiellit i vdes nėn qerpikė.

Si hunj ēalamanė me duar nė mes
ca fjalė nė ujra kujtese zgėrdhihen sė qeshuri.
Derri i mėrzisė me feēkėn e njė pyetje
enigma lėndesh kėrkon poshtė lisave tė kismetit.

Vonė. Nė brigjet rėrėftohur tė ngjarjes
Batica ka rrufitur guaskat e zbrazėta me fjalė.
Heshtje. Fjali tė gjata muresh qė fundėrojnė
me njė pikė tė zezė ankthi si merimangė

~ ~ ~

Me zajet e bardhė
rė-nė nga xhe-pat e shpu-ar tė sė qe-shu-rės
shkruheshin xivogavo
Nė lėndinėn e gjelbėr tė zėrit.

Astari i mėndafshtė qante
qė s’ i shndėrroi dot nė flutura.

~ ~ ~

S’ kam ku ta var njė balonė ėndrre,

s’ gjej dot njė degė.

Qiparisat janė thika e Kainit ngulur nė tokė,
mė thotė me barkun plot plagė njė shegė.

As qielli s’ ishte pėr mua.

Njė ėngjėll i vogėl, njė manar Zoti,
nga rrebeshe psalmesh qe strukur nė njė kokrrizė loti


(Eh, mor vėlla, qielli ėshtė deti cohėndryshe
hidh grepin nė tė dhe zer dallėndyshe)

S’ kam ku e nder njė balonė ėndrrre

hapėsirave tė zėrit tėnd: kėrnallė dhe yrt.

Mėllėnja e zezė e njė pasthirrme pa pupla
nė njė shqopishte malli nxiton tė japė shpirt...

~ ~ ~

Kjo drithmė:

luledredhėz qė kacaviret
nė trupin e drobolitur tė klithmės

Kjo drithmė:

pėllumb nė pėllėmbė
qė ēukit drithė

rrugės ku zharget njė ndjenjė jetime.

dhe kyēet nė kthetra tė ngordhura presjesh
nė fjalė me vemje shpine.
~ ~ ~

Dimėr qe. Njė trumbė zogjsh shoshiteshin nė sitat e reve dhe vetėm krundet e harabelave mbesnin brenda.

Skeletet halore tė metaforave nė rrugėt e mėparshme befas ėnjteshin dhe bėheshin drurė dimėrorė. Krra-krra krokiste nė degėt e tyre njė korb habie qė i kishte ngecur njė rrokje gungė nė fyt.

Kaprolli i shpresės lypte njė kopsė pėr mantelin e shqyer tė erės dhe thyente brirėt duke i pėrplasur nė dyert e sė ardhmes.

~ ~ ~

Bekuar qofsh, ti, ketėr i tė qeshurės
qė nė trungun e trupit
hyn e del nėpėr zgavrėn e gojės.
Mu tek drurėt e lartė tė njė pylli ligjėrimor
ku fjalėt barkzbrazura
nga rropullitė e kuptimeve
rrinė ndėr degė si trishtilė tė qelqtė trishtimi.
Pėrreth binte erė tė linjta metaforash tė
shpėlara me finjė
dhe jashtėqitje zanOresh.
Veē ti, ketėr i bardhė i tė qeshurės,
rrezikoje duke u kacavjerur nėpėr lastarė tė rinj
dhe thithje putrėn e shpuar
nga njė gjemb trėndafili...

~ ~ ~

Ti ikėn. Kjo krillė klithme
tė ndjek pas e gjithēka i del huq.

Gjėmba tė zinj trėndafilash tė kuq

Shira tė valė e tė ngrohtė mallėngjimi
shpėlajnė llurbėn nga ngastrat e mallit.

Ditė gishtadridhur mbi lėmshet e gjalmit.

Njė ēepellė fjale, e rreshkur, e mjaltėt,
(harruar mes gjethesh nė lastarė ligjėrimi)

Ēupitet nga zogu pendėlarmė i pendimit.

Kjo krillė klithme nė kullusmėn kohore
shkon tė shqyejė barkun e gjithēka i shkon huq.

Gjėmba tė zinj trėndafilash tė kuq.

 

Balil Gjini

Lajmetari: 20.11..2006. |top | Commente | Printo