"Pegas 2006"
kronika e numrit 166 date 12 dhjetor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

 

abdyl Pilafi

Abdyl Pilafi

 

HOME NEWS "Pegas 2006"

Poezi nga Abdyl Pilafi. Pegas 2006

Të gjitha si nëntituj

1.
Eh, armik i dashur,
Kjo ishte lufta midis nesh.
Te prisnim qe te plakeshim,
Kush vone e kush me shpejt.

Eh, kaq ishte lufta, asgjë tjetër,
Ta plaknim egersisht njeri- tjetrin!

2.
Kujdes sukseset, vellezer,
Deshtimet mos i kini merak.
Ata, pa ju pyetur, vijne vete,
Se i ngjajne Muhametit, jo malit.

Kujdes shendetin, o miq te mi,
Semundjet i lini pa roje.
Ato dinake dine aq mire,
Rojet krejt pa buje t’i verbojne.

Kujdes te jeni te mençur, vellezer,
Budallenj e shmangni kaosin,
Se bota, kjo bote kryeneçe,
Te mencur kerkon vetem Zotin.

3.
Ja, edhe ato qe s’kishin ndodhur po ndodhin,
Shume vdekje po mbeten pa kufoma.

Shume maternitete po mbeten pa lindje,
Shume tempuj s’po u besojne me mrekullive.

Ja, edhe ato qe s’kishin ndodhur po ndodhin,
Po rron njeriu edhe pa zemer.

4.
Edhe liria u demodua,
Si nje grua, qe shkrire i ka te gjitha fantazite,
Si një vajze, qe, pa u dashuruar,
S’i gjen me asnje arsye virgjerise.

5.
O njerez te mire, o njerez te urte,
Gabuat, me dhate lirine t’ju shaj.
Gabuat me keq, ca palo harbute,
Denim biblik mbi shpine i mbajtet.

Se keshtu, po te revoltoheshit nga sharjet e mia,
Me kohe, te lire do ta kishit dhe shpinen

6.
Si t’ia bejme ta shmangim driten nga dita,
Qe diten te mos e kuptojme si na iken.

Si t’ia bejme ta shmangim erresiren nga nata,
Ta ulim një yll me poshte pa shkelur ne kufi
te hatave.

Si t’ia bejme qe, kur s’na flihet,
Te mos rrime as zgjuar?

7.
Sikur edhe pranvera
Te kishte sinqeritetin e dimrit,
Lulet do t’i linte te binin
Pa u lidhur ne kokrra

Sikur dimri te mos kish naivitetin e pranveres,
S’do te donte te vinte pas vjeshtes.

8.
Endrrat e mia jane bosh,
Si xhepat e një lypesi ta patalentuar;
Siç eshte gjithnje ideja e botes,
Ne te cilen ti kurre s’ke jetuar

Endrrat e mia jane plot
Me rrenoja.

9.
Midis jetes dhe lirise,
Njerezit shpesh lirine kane zgjedhur
Te falin
Ca pak heronj,
Ca pak martire.
S’kane bere asgje me shume,
Se sa gabimin e madh te radhes.

Se heronjte gjithnje gabojne
Aty ku shmangia e gabimeve
Kerkon kaq pak:
Te jesh medioker.

10.
Sot, ne mbarim te dites mbajta një minute zi,
Nuk takova asnje grua te bukur,
Madje, as nuk pershendeta,
Madje, per te zezen time, as nuk pashe.
Kaq te shkreta
Rruget ishin.

Sot, ne mbarim te dites, mbajta një minute zi
Pa u kujtuar se ditet vdesin pasi vdesim ne.

11.
Nese doni te shkoni diku,
Thjesht per te mos ndejtur ne vend,
Dhe ju mungon një qellim,
Hiqni çdo ngurrim
Dhe nisuni
Qellimin ne rruge e siper
Do ta gjeni,
Ndoshta do t’ju gjeje qellimi,
Sepse atij shpesh here
I duhet te gjeje viktimat.

12.
Mos eja, Zeus,
Nuk ka nevoje
Te denuar një here prej teje aq
eger,
Ne s’kemi ndermend te ngreme koke!


Mos eja, Zeus,
Mos zbrit gjer ketu, mos u lodh,
Na mjaftojne ketu ca kopuke te
vegjel,

Qe frike te na kene dhe kockat!


Mos eja, Zeus,
Nga funerali i Prometeut
Jemi kthyer plot mend!

 

Lajmetari: 11.12..2006. |top | Commente | Printo