Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 164 date 27 nentor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit


 

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Evis Plaku

Pegas 2006

 

Kryqe te Mjegullta


Ata vendosen te me kryqezonin. Dhe per ta bere sa me
te ethshme disfaten time, nuk e penguan aspak diellin qe te leshonte ca rreze te gjata e te merzitshme, ndersa une, plot pertese, me supet qe me zor e duronin peshen e kryqit a te fajeve te botes, ecja ngadale, fort i cuditur qe nuk po me fshikullonin gjithe terbim. Me sa duket kisha shkaktuar nje zemerim te serte. Mendoja se nuk do me perndiqnin per nje kohe te gjate dhe kjo e lehtesonte disi situaten, edhe pse isha i sigurt qe nuk do te pertonin te me suleshin nga te gjitha anet. Tek e fundit dikush duhet ta mbante ate kryq dhe thoshin se shpatullat e mia ishin bere per ate pune. Thoshin edhe se kishin te drejte. U perpoqa te sajoja ndonje histori interesante qe t’ia tregoja vetes pasi rruga ishte vertet e gjate dhe e lodhshme, por deshtova, me po aq force dhe zhgenjim sa ne perpjekjen time per te luftuar hijet e se djeshmes. Hije te sekretuara nga nje bote primitive dhe rebele, por e pafate ne luften e saj. Ajri kishte filluar te rendohej e te behej gjithnje e me mbytes. Ndoshta prej tij me dukej vertet e bezdisshme te shihje fytyra te shushatura kalimtaresh qe per ti dhene ndonje nuance, sado te perhumbur, jetes se tyre pagane filluan te leshonin drejt meje gjithfare sendesh e ushqimesh. Dhe kete proteste teper aktive, por monotone e benin me nje gezim qe lehtesisht dallohej ne fytyrat e tyre te lodhura. Degjoje ngado copera te thyera fjalesh, rrangulla gjuhesore, qe shtireshin si britma a klithma cliruese. Metafora te shthurura. Nje plogeshti rrenqethese kishte filluar te me pushtonte te gjithin, a thua se donte te shijonte çdo cope te mishit tim qe kish’ filluar te kalbej nga pesha tmerruese e kryqit. Ndersa te tjere, me nje dhembshuri qe rralle shihej ne ato kohe, apo nje meshire te induktuar nga ritet fetare, hidhnin drejt mua mekatarit veshtrime me te cilat nuk doja te kryqezohesha, dhe jo sepse do te shkrehja ne vaj nese do te me sherbenin si nje pasqyre prej nga mund te shihja fare te zbuluar jeten time, por sepse nuk kisha deshire te ndeshesha me nje cinizem aq te tejskajshem. Nje vorbull e mbytur tingujsh afrohej tinezisht dhe me po aq force sprapsej e hutuar. Nuk e kuptoja ate perpjekje te tyre per te me ndjekur ne cdo hap te lodhur te maratones sime. Per mua ishte e tepert, po aq se edhe deshira per ti kundershtuar. Kryqin tani e shikoja disi me te mjegullt, si nje trajte pa forme qe me ane vegimesh te turbullta me shafqej vazhdimisht, sikur kerkonte te me perpinte ngadale drejt asaj qe une fare i vetem po shkoja. Nuk kisha force ta shihja drejt e ne sy pa ndjere brenda meje mallengjim e terbim, nje vorrbull te ngaterruar ndjenjash qe perplaseshin gjithe konkurence. Vazhdova te ec, tashme i bindur se une pagani, kisha blasfemuar kunder ketij realiteti te kobshem ndaj po me dergonin fare filllikat ne thertore, a thua se mes tyre, diku ne turmen e pafund, maskuar me virtyt, nuk gjendej ndonje klon i imi , sado i larget qofte. Kjo do te me shkulte gazit, nese plaget do te me lejonin. Gjerat kishin filluar te hijezoheshin dhe syrit tim te pastervitur i dukej nje mbeshtjellje e hirte, e pabese, qe shtrihej plot pushtet, mbi ate kllapi te pergjithshme. Turma, e pastruar deri ne dliresi, tani me shihte me ca sy perbuzes, si dicka te dale prej tyre, po qe s’u perkiste. Femije te vegjel, te pandotur deri ne nje fare mase, ishin te paktet te cileve nuk u interesonte drama ime. Nje buzeqeshje thellesisht e shtirur qe me ishte stampuar keq ne fytyre e bente edhe me komike situaten. Dukesha si nje palaco cirku qe sapo kishte marre fishkellima perbuzese ne vend te duartrokitjeve. Une, heroi i perzgjedhur qe me pare tani i ngjaja nje miti te dale jashte mode, qe edhe ne kulmin e heroizmit te tij, nuk do te ishte ne gjendje te drejtonte syte drejt vetes pa ndjere tmerr, ankth e frike, frike se mos ajo qe kish’ mbetur prej tij tani endej neper kohera si nje lypes i pashprese, i flakur tutje ne humnere, diku neper shekuj, poshte kembeve tiranike te ndokujt, apo pezull mbi merzi duke renkuar si dicka e larget dhe e vetmuar. Tani edhe kryqi, se bashku me marrezine time per te qendruar indiferent ndaj muzgut me dukej i kote. Fillova t’ia ve veshin eres, lajmetares se palodhur te arratise qe djallezisht me peshperiste se e gjithe kjo farse nuk ia vlente pet te qene nje drame, nga ato te pelqyeshme per tu degjuar, me trazime te pafundme te ndergjegjes, plot trill, smog e snob njekohesisht. E ndjeja gjer ne palce a nsoshta me thelle tek me mbeshtillte plot lajka, dehese deri ne delir. Rrenqethesha i gjithi tek shihja te shembeshin njera pas tjetres, si ushtare kokeulur ne fushen e betejes mijera keshtjeella qe une me aq kujdes pata ndertuar deri ne grimcen e tyre me te fundit. Por si per dreq, me po aq pasion dhe force e leshoja veten pa kurrfare proteste. Isha i derrmuar, i pashprese, leshoja vetem tinguj te ngjirur, si britma fare pa force qe jehonin diku nga honet me te thella te shpritit tim. Nje diell perhere e me zhurites dhe ky kryq gjithnje e me i rende nuk po me ndihmonin aspak. Ndaj si nje deshtak dhe i cliruar njekohesisht i lejova hijet e se kaluares te me shoqeronin ehde sot, ashtu si cdo dite, ne ecjen time te perhumbur. Une sot nuk arrita ta kryqezoj veten. Po ti?

Prometeu, Une, Njerezimi


Sidoqofte Prometeut ia lane te drejten e replikes, por
ashtu si qe ne ate shkemb, i palevizur, madje i shkalafitur se brendshmi e vetmja replike qe mund te bente qe kjo: perse melcine? Me e thjeshta dhe me e rendomte replike, ne dukje. Perse melcine? Kishte ne koke nje drame te tere per fatin e njerezimit, per heroizmin e pashoq te gjestit te tij prej titani, te ngjizur paq dhe qe artistikisht qendronte mire te cilen donte t’ia perplaste gjithe sfide zeusit ne fytyre, por mund te shqiptonte vetem kaq: perse melcine? Nga e majta e tij eshte shqiponja qe e grryente se brendshmi, qe kishte nje sqep si eskavator dhe qe i ben malet te dridhen nga ajo fjale thuajse onomatopeike: sepse. Kjo eshte dhe s’eshte pergjigje per pyetjet sfilitese te heroit te harruar ne ato shkretetira shkembore te kaukazit. Por me e tmerrshme se sqepi i shqiponjes eshte britma e heroit kur degjon ne te djathte te tij, ne anen e njerezimit pergjigjen e shenjte: sepse. Kjo ndodh ngaqe eshte ai interval i shkurter midis dites edhe nates kur koka bie prapa dhe gjithcka pa e vene re behet e palevizshme, (ne fakt kjo ndodh sepse ne nuk e shikojme) dhe pastaj zhduket. Kur ne ashtu te perulur e te vetmuar hedhim syte perreth (per te pare asgje nuk shikojme) nuk veme re as ajrin Eshte nje fat i mire qe neser sado e pabesueshme qe duket do te vihet re cdo gje. Sepse me i tmerrshem se sa arsenali i vetetimave dhe se bucitjet therese qe s’kane te sosur eshte fundi fare kur behet qetesi….
Tani une e shoh doren e tij qe shperndan shtrengaten, qe shpleks e ben te lulezojne lulet A eshte valle dora e tij nje shenje misteri qe ngrihet ne castet kur heshtja ende rendon ne pellgje, ne fund te puseve e ne fund te menjgjesit? A eshte valle dora e tij qe pa njohur dyshime e habira ne cdo flete peme betohet me pellembe drejt qiellit dhe diellin e merr per deshmitar? A eshte valle dora e tij qe betohet te prese njelloj e qete dhe piken e shiut, dhe permbytjen? A eshte valle dora jote kaq indiferebte ndaj muzgut? Dora jote? -dore qe i le te gjitha ti shpetojne nga gishtrinjte Dora jote qe perbuzi besimin tim te shkujdesur, kurre nga ti s’do te me largoje…
Hijet e shkrepetimave te djeshme u larguan. Por mos eshte dora jote kujtimi i tyre i rrufeshem?!

Hije dhe Pluhu r


Fytyren e mbaja nga muri, prirur nga hijet shtazore qe
luhateshin perreshtur. Nuk kisha deshire te merresha me to. Gryken e kisha te thare. As vete se di pse, por fundja c’me intereson mua. Nje endje perveluese, e panjohur, por thellesisht aktive po mi shtrengonte temthat. Keshtu rridhnin ditet, mezi dalloja njeren nga tjetren sikur avullonin ne nje nxehtesi zhuritese. Bardhesia e terur e mureve me dilte perhere para syve. Ishte nje e bardhe e lodhur, pa nuance, vetem zbrazeti. Ndoshta prej saj une arrija te dalloja vetem cmimin e sendeve pa njohur vleren e tyre. Koha ishte nje ngerthim sakat ku vinin e perplaseshin me shkulme te rregullta dallge bucitese e mosmirenjohese. Dite te gjata pa moshe. Nje shprese e lige me pervelon. Dua te tradhetoj! Ç’turbullire, ç’fare furie! Eh…
I dehur me vape e urrejtje, i ngrire. Kush merr fryme ketu? Nuk mund ta duroj kete nxehtesi qe s’ka te sosur, kete pritje, deshirë, kete kotesi e asgjesim, ndoshta ndaj vetvetes. Dua te tradhtoj! Duhet ta vras! Asnje zog, asnje fije bar, vetem gure, nje endje e shterpet, heshtje, klithmat e saj, kjo gjuhe brenda meje qe flet. Vetem vuajtje e njellojte dhe e shkrete….
I afrohem kishes. Duar te keqija dhe hipokrite afrohen drejt meje. Nuk mund ta perballoj humneren e nates kozmike. Falme, thashe me vete dhe rashe ne gjunje. Ajri me dukej bosh. Fytyra ciku dheun. Falme, mermerita pa shprese per te shpetuar. U perpoqa te beja kryqin, por s’arrita. U peroqa serisht, ne mos kryqin se paku hijen e tij, diçka te perhumbur nga era, te erret e te padenje. Falme, ithashe, jo Zotit, por nje qenieje tjeter, primitive e te pameshirshme. Ding-dong, rane kembanat e kishes.

 

Ne Muze

Ato me shikonin tradhetisht. Fytyra ime indiferente
deri ne shperfillje mesa duket i acaronte tej mase. Por deri diku ishte e kuptueshme edhe bezdia ime ndaj nje bote te mistershme po aq sa edhe te frikshme. Ato qendronin aty, te mermerta, plot trill dhe genjeshter. Lajmetare te nje jete qe na perndiqte vazhdimisht. Koke te prera atje, trupa pa koke ketu. Hi i ftohte. Miliona peshperima ledhatuese degjoheshin ngadale, duke u shuar. Ishte e veshtire te ishe i sigurt ne ate vend. Te paperlyera nga thellesite e shekujve, te pandryshkura nga tmerret e kohes, ashtu krejt te palevizhme, ishin rreshtuar njera pas tjeres qindra statuja, si ushtare kokeulur te nje beteje qe nuk ishte bere kurre. Mu duk sikur donin te me flisnin. Sikur donin te me thoshin se kartagjena nuk u dogj kurre, se lufta e trojes nuk ishte bere, ato i shperfillnin dimensionet e se tashmes dhe plot krenari shperfillese na ngerdhesheshin ne fytyre, na perqeshinin per paaftesine tone ne te kuptuarin e gjerave. Filluan te me shihnin, mua, Njeriun. Isha ne siklet ndaj nisa ti flas per ate, per Njeriun. Ai mund te beje gjithcka, ia nisa triumfues. Por aty per aty, si nje jehone deshperimisht e vertete zeri kumboi me fort se kurre dhe tha se njeriu njeherazi nuk mund te beje asgje. Ai ka gryken per ta pire detin deri ne piken e tij te fundit- i thashe une- pa pasur frike ndaj herezive, ai ka shtupen per ta fshire krejt horizontin deri ne amshimin e tij, e megjithate nuk ai ze i mjegullt dhe i larget, por bucites me peshperiste se ne te njejten kohe eshte po ai njeri qe leviz larg cdo dielli, qe ne lakuriqsine e tij nuk eshte asgje me shume se sa hije e pluhur. Njeriu, me thane, eshte me dhimbshmja dhimbje, eshte ai qe e zevendesoi zjarrin e Prometeut me fishekzjarre po aq te verteta sa edhe lumturia e tij. Ndoshta kishin te drejte, por ato, trashgimtare te nje bote te huaj nuk mund ti dinin te gjitha. Ato kurrsesi nuk mund ta dinin se pikerisht brenda kesaj lirie te mrekullueshme une e ngre njeriun magjishem deri ne Olimp per ta perplasur pastaj gjithe terbim ne toke. Bota e bluan dhe une e krijoj. Une i jap te gjitha te drejtat e tij. Ne fakt une kurre s’mund t‘ia plotesoj kete kaprico, te pakten bej sikur. Njeriu eshte nje princ pa mbreteri, por mbi te tjeret ai ka fatin te dije se te gjitha mbreterite ne kete toke jane iluzione. Ne kete pike absurdi i jep pushtet mbreteror. Fillova te marr fryme me lirisht, edhe pse puthjen e Judes, te tmerrshmen tradheti e ndjeva me familjare se kurre.

Lajmetari: 27.11..2006. |top | Commente | Printo