Murat Shehu,
kompozitori shqiptar nė Filadelfia
Kompozitori beratas Murat Shehu, lindi nė familjen beratase Shehu,
mė 15 gusht 1897 nė lagjen Muratēelepi.
Qė nė fėmijėrinė e tij, i ushqyer me ndjenjėn e atdhedashurisė, i lindi
dhe dėshira dhe pasioni qė ti kėndojė nė muzikė, atdheut tė tij vendit
tė Skėnderit, qė me heroizėm tė rrallė theu hordhitė osmane pėr gati njė
ēerek shekulli.
Rreth moshės 15 vjeē nė fillim tė vitit 1912, duke parė gjendjen e rėndė
dhe vėshtirėsitė ekonomike qė kalonte vendi, nė luftėn pėr pavarėsi, detyrohet
dali i ri Murat Shehu, bashkė me tė tjerė moshatarė tė vetė, tė lėrė prindėrit
dhe njerėzit e tij tė dashur e tė emigrojė larg atdheut nė Amerikė.
Largimi i tij bėhet me qėllim qė ti vijė nė ndihmė sado pak prindėrve tė
vetė, qė i la nė mjerim me zemėr tė copėtuar, tė varfėr e nė gjendje tė
rėndė ekonomike.
Me vajtjen nė Amerikė, pas shumė peripecive tė mundimshme pėr gjetjen e
ndonjė pune, mė nė fund arriti tė punėsohet argat nė njė fabrikė lėkurash
nė Filadelfia.
Puna ishte shumė e vėshtirė, por djali 15-vjeēar Murat Shehu pėrpiqej ta
pėrballonte atė ngarkesė shumė tė madhe pune, e shumė tė rėndė.
Murati, pasi u stabilizua nė punė, zemra i qante pėr realizimin e ėndrrės
sė tij, atė tė muzikės.
Ai ndjek studimet nė fushėn e muzikės. Nė kėtė fabrikė Murati punon pėrreth
50 vjet. Pasi mbaron studimet me sukses, ai punon pa u lodhur netėve vonė
duke bėrė shumė krijime nė fushėn e muzikės. Puna e vazhdueshme, talenti
nė fushėn e artit, shpėrthyen me sukses me tėrė energjitė e tija mendore
si kompozitor nė gjininė e rapsodisė. Veprat e tija mbėshteten kryesisht
nė thesarin e kėngės popullore shqiptare, tė cilėn ai e ruajti nė kujtesėn
e tij rinore. Ishte malli pėr Shqipėrinė qė e frymėzoi.
Krijimtaria e tij pėrfshin pesė rapsodi:
Rapsodia nr.1 (Albanian Rhapsody nr.1, simphonie
Poem).
Ėshtė e pėrbėrė nga 133 faqe. Kurse rapsodia shqiptare nr.2 dhe rapsodia
nr.3, janė nga 81 faqe. Ndėrsa rapsodia nr.4 dhe rapsodia nr.5, pėr fat
tė keq humbėn nė rrethana kur ai ndodhej shtruar nė spitalin e Filadelfias.
Kompozitori ka shkruar marshin e Skėndėrbeut, Polka, etj.
Gjithashtu ai ka pėrgatitur mbi 30 kėngė tė ndryshme lirike. Pėrmendim:
Shqipėri e re, Mėma jonė, Kėnga e Sazanit, Njė natė nė Shqipėri,
Trėndafili i Shqipėrisė.
Zog Gjyzari, Gocė e lalės, Kur mu qase pranė, Lulja e Shqipėrisė,
etj.
Nė kuadrin e 75-vjetorit tė pavarėsisė, orkestra simfonike e radiotelevizionit
shqiptar, me dirigjentin, artistin e merituar Eno Koēo, ekzekutoi pėr herė
tė parė me sukses raspoditė e kompozitorit Murat Shehu.
Nė vitin 1984 orkestra simfonike e qytetit tė Beratit, me dirigjentin djalin
e kėtij qyteti Fatbardh Dervishi, nė koncertin e saj simfonik me vepra tė
zgjedhura tė autorėve beratas, sukses pėr herė tė parė rapsoditė e kompozitorit
beratas Murat Shehu.
Krahas dirizhimit, dirigjenti Fatbardh Dervishi ka pėrfunduar dy vėllime
me kėngė popullore, tė cilat do tu mbeten brezave. Mendoj qė autoritetet
vendore, pėr tė vlerėsuar kėtė pasuri tė kėngės popullore qytetare, ta sponsorizoi.
Murat Shehu, ky kompozitor shpreson dhe pse nuk jeton, tė kontribuojė mė
shumė drejt njė kuptimi mė tė mirė midis popujve tė botės.
Murat Shehu ka ardhur disa herė nė Shqipėri, nė qytetin e tij tė lindjes,
mbas viteve 1965.
Veprat e kėtij kompozitori tė madh, ruhen me shumė kujdes nė selinė e pėrfaqėsisė
sonė nė OKB
si dhe nė teatrin e operas dhe tė baletit nė Tiranė.
Njė pjesė e mirė e veprave tė kėtij kompozitori ruhen me shumė kujdes nė
shtėpinė e nipit tė tij nė Berat, te z. Kadri Fierro.
Veprimtaria e tij shquhet pėr njė dinjitet kombėtar dhe ka njė nivel tė
lartė artistik.
Murat Shehu ėshtė njė kompozitor i shquar, megjithėse te ne ėshtė njohur
kohėt e fundit.
Pėr tė njohur vlerat e tij si kompozitor, po japim vlerėsimin qė i ka bėrė
muzikologu i njohur amerikan Herman Loxh:
Murat Shehu nė rethanat e tij e nėpėrmjet talentit muzikor ka treguar me
nostalgji pėr atdheun e vetė.
Nėse disa nėpėrmjet gjuhės, skulpturės, pikturės, Murat Shehu nėpėrmjet
talentit tė tij muzikor, ka bėrė tė njohur aspekte nga vendlindja e tij.
Atė e ka fryėmzuar nė krijimtarinė e vetė lufta e popullit tė tij gjatė
gjithė historisė deri nė ditėt qė ai jetoi. Dashuria pėr historinė e popullit
shqiptar qė atė e kanė frymėzuar nė krijimtarinė e tij, tė cilėn ia ka dhėnė
nėna.
Pėrsa i pėrket muzikės ajo ėshtė njė gjuhė universale qė mund tė prekė menjėherė
zemrat dhe mendjet e popujve tė ndryshėm.
Murat Shehu shpreson dhe pse sjeton mė tė kontribuojė mė shumė me vlerat
qė ka lėnė tė shkruara nė kompozim.
Stavri Bobo