Erjona Sulaj, K.Capo
Poezi
Mėngjes
Yjet u varrosėn,
Amen.
Nata vejushė u vetvra,
terri i korbtė ēngjyroset
e tinguj tė bardhė gjakojnė.
Njė elegji e ėmbėl
Mėngjesin e pambuktė zgjon.
Diametri i qenies
Bėra njė gosti tė vogėl
Ku ftova vetėm botėn,
Uniformat e qenieve sfilonin nė koloritin e tyre.
E deha botėn me thashetheme
dhe nė skutėn time llogaris diametrin e qėnies.
Pengohem nga nyjet e pseve,
nė lumin e persiatjeve
lahet Durimi.
Ende vazhdoj tė sorollatem
nė anonimatin e diametrit tė qėnies.
Guva e vetmisė
Hapa qė ecin indiferentė
mbjellin pluhur dhimbjesh
nga thirrjet e ngurta
thyhen copėza ajri
qė thurin njė guvė vetmie.
Shpirti anemik pikon djersė
qė ujisin bimėn e vdekjes.
Dėshmia e re erdhi:
-Njė guvė vetmije.
Procesi mbyllet,
Vetmia u shpall fajtore.
Etje
U lodh rruga
nga hapa milingonash,
thinjat grisin pritjen.
Shpirti nxjerr gjuhėn jashtė,
etja i shkarkon batėritė.
Etje...
Etje pėr cicėrima shprese
Etje pėr reflekse llambash
Etje pėr ėndrra.
Etje...
Nė morgun e dhimbjeve
Thėrrime gėzimi fytyrėn shkelin,
duke ngritur labirinte hareje.
Nė krahė mė ngre lumturia
e tinguj rozė gatuan shpirti.
Aroma e delirit gati mė mbyt
se nė morg pash
dhimbjen time.
Gurėzim
Bari ēalon prej fjalėve tė erės,
rėnkon nga njė betejė insektesh
e vdes nėn njė puthje hapash.
Mbi arkivolin e blertė
hidhet njė buqetė gurėsh,
nė skeletin e njomė
ngurtėsohet grija gurore,
nė laboratorėt e dheut
fillon gurėzimi...
Minuta blu
U deha sot nė blu
nė blunė e rrugėve renda
me krahėt blu tė ėndrrės
gdhend njė zog blu.
Sot kam lot blu
nė shpatullat e ajrit
gjaku pikon blu.