Pegas 2005
Faqja rinore e numrit 128 date 20.shkurt 2006

Home RINORE Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forum

 

Foto :

 

 

HOME RINORE FORUM

Alba Shahini, nxėnėse

Ese

Ėndėrrojmė njė botė me dashurit

Jeta ėshtė e ēuditshme, plot kthesa dhe udhėkryqe.
Njeriu sapo hyn nė tė, nuk di nga t’ia filloj. Ai gjendet pėrpara njė bote tė re plot kureshtje dhe fantazi. Nė kėtė botė kaq tė bukur, duhet tė pėrballosh ēdo vėshtirėsi qoftė e mirė apo e keqe, tė cilėn jeta na i ofron me kėnaqėsi, ku njeriu duhet tė luftojė pėr tė arritur atė qė dėshiron dhe pikėrisht pėr ta mposhtur tė keqen me tė mirėn.
Vėrtet jeta ėshtė e vėshtirė, por njeriu me dashurinė dhe shpirtgjerėsinė e tij duhet ta bėjė atė sa mė tė lehtė e tė bukur.
Disa thonė se jeta ėshtė e lehtė ta jetosh nėse ke njė pasuri, por paraja nuk ėshtė gjithēka nė botė. Ajo qė na nevojitet ėshtė lumturia dhe dashuria, dhe pėr t’i arritur kėto, nė radhė tė parė njerėzit duhet tė respektojnė veten dhe tė tjerėt, jo siē bėjnė disa. Disa nuk mund tė them, por “shumė” flasin nė gjuhėn e parasė duke mos e parė rivalitetin nė sy. Nuk mendojnė qė kjo botė po shkatėrrohet, jetė njerėzish po shuhen dita-ditės papritur dhe pakuptuar.
Skamja dhe mjerimi kanė mbuluar kudo botėn, kanė rėnė mbi mjerimin si njė hije e zezė qė sjell vetėm fatkeqėsi. Njerėzit me pozitė nuk e shohin kėtė, por mendojnė si e si tė kėnaqin veten, sikur populli tė mos ekzistonte, sikur e gjitha kjo tė ishte thjesht njė ėndėrr e keqe qė atyre iu kalon para syve pa e parė. Ah, sikur tė ishte thjesht njė ėndėrr e keqe!
Shumė njerėz e shijojnė jetėn duke qenė kopje e tė tjerėve dhe asnjėherė nuk kanė pėr ta zbuluar bukurinė e tė qenit vetvetja. Shoqėria nė tė cilėn jetojmė nuk do ta ndryshojė kurrė pikėpamjen e asaj qė ėshtė e drejtė. Jemi ende nė kohė ta mposhtim presionin pėr t’u pėrshtatur me tė drejtėn.
Brenda pak kohe secili nga ne nuk do tė kopjonte tjetrin. Ēdo njeri do tė kishte interesat dhe persosnalitetin e tij. Secili prej nesh duhet tė jetė krenar dhe kryelart pėr vetveten.
Nėse tė gjithė arrijnė t’i realizojnė kėto te vetvetja, do ta shohin jetėn nė njė kėndvėshtrim tė ri. Ēdo njeri ėshtė i talentuar, origjinal dhe ka diēka pėr tė shprehur. Por njerėzve nga egoizmi, inati dhe ambicja iu shuan shpresat pėr tė ecur mė tej.
Ai njeri qė i ka humbur shpresat, nuk i ka mbetur gjė tjetėr pėr tė humbur. Nėse tė mungon virtyti, atėherė lumturia mbetet imagjinare. Nė radhė tė parė njeriu duhet tė jetė human. Njė edukatė e mirė ka mė shumė vlerė sesa njė pozitė e lartė apo njė pasuri. Njeriu mė i pasur nė botė ėshtė ai qė e ka zemrėn e pastėr. Asnjė nuk ka lindur i pėrkryer, por vjen njė ditė kur shpirti i njeriut ka nevojė tė ēlirohet, t’i thotė mjaft mėkateve qė ka bėrė me vetėdijė, ndoshta edhe pa dashur. Ai ėshtė penduar dhe kjo ėshtė njė gjė mjaft e mirė e cila na ndihmon qė tė afrohemi mė shumė me Zotin. Tė gjithė mund ta bėjmė kėtė, kurrė nuk ėshtė vonė, sepse jeta ėshtė e bukur duhet ta jetojmė atė edhe pse ndonjėherė tregohet mizore dhe e padrejtė me ne.
Pyesim veten pse jeta tregohet kaq e padrejtė duke ditur qė ne e kemi vetė nė dorė atė? Duhet t’u themi mjaft urrejtjeve dhe padrejtėsive qė tė jetojmė tė qetė e tė lumtur. Fėmijėt e vegjėl janė kaq tė pafajshėm e tė padjallėzuar. Dhe ata kanė tė drejtė tė rriten nė paqe, tė jenė tė qeshur gjithnjė. Por jeta, mjedisi qė i rrethon ua ka mohuar, sepse po rriten dhe edukohen mes padrejtėsive. Sa e bukur ėshtė bota kur e sheh atė nė sytė e fėmiėjve. Janė kaq tė mirė e tė ėmbėl sa kur qajnė ndonjėherė sikur tė shkėputet diēka nga zemra. Pėrse tė mos jemi edhe ne kėshtu?
Ēfarė na kushton sikur vetėm njė herė t’i harronim tė gjitha djallėzitė?
Ēdo njeri ka njė llambė ēudibėrėse, zemrėn. Zemra ėshtė ajo qė ka guximin, fal dashurinė, dhimbjen, mirėsinė e me anė tė saj mund tė ndryshojmė ēdo gjė.
Do doja qė kėto mesazhe paqeje t’i zbulonte ēdokush nė zemrėn e tij dhe kėshtu lumturia, harmonia, dashuria tė pushtonte botėn. Urrejtja, mėkati, varfėria do tė zhdukeshin dhe do tė mbeteshin veē njė ėndėrr e keqe. Sa do tė doja qė jeta tė lulėzonte e bukur dhe e brishtė! Tė rinjtė duke i humbur shpresat qė tė ēlirohen nga mjedisi i papėrshtatshėm ku jetojnė, pėrfundojnė si mos mė keq. Nė kėtė moshė kaq tė bukur atyre u humbet dėshira pėr krijimtari tė ndryshme. Tek tė rinjtė sot ndodhin mosmarrėveshje, sepse nuk ka sinqeritet, tolerancė dhe mirėkuptim tė ndėrsjelltė. Tė rinjtė kanė tė drejta tė barabarta, duhet t’i respektojnė me pastėrti kufijtė e secilit dhe pa interesa vetjake.
Nė ditėt e sotme shoqėria ėshtė shumė e rėndėsishme. Secili prej nesh ka nevojė pėr njė shok a shoqe qė t’ia hapė zemrėn, tė marrė kėshilla dhe tė korrigjojė veten kur gabon.
Jeta na vė pėrpara shumė pėrgjegjėsive, ku ēdo njeri duhet t’i zgjidhė problemet nė qetėsi dhe pa u nxituar, sepse nė jetė gjėrat e mira bėhen me ngadalė dhe pėr t’ia arritur qėllimit duhet tė mendohesh njėqind herė qė tė veprosh nė mėnyrė tė drejtė njė herė.
Problemet duhet tė zgjidhen, nuk duhen lėnė pezull, sepse ato lėnė gjurmė nė tė kaluarėn e cila sado e bukur apo e hidhur qoftė, tė mbetet nė kujtesė.

“Jeta ėshtė e bukur, jetoje;
ėshtė ėndėrr, realizoje;
ėshtė fat, kėrkoje;
ėshtė dashuri, shijoje;
ėshtė mister, zbuloje;
ėshtė tradhėti, harroje;
ėshtė ferr, luftoje.”

 

shkruajtur me: 20.02.2006. |top | Commente