Pegas 2005
Faqja rinore e numrit 116 date 17. Nentor 2005

Home Info Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forum

Esmeralda Kosaxhi

 

 

HOME NEWS RINORE

Esmeralda Kosaxhi, IV a “K.Capo”


Ese

Pėrfytyroni... Jo, s’keni pse, mjafton qė e pėrjetojmė ēdo ditė. T’i shpėtosh paradoksales, absurdes, skandalozes dhe asaj qė pashmangshmėrisht e quajnė “normale”. T’i shpėtosh kėsaj gremisjeje, deformimi duhet njė shpirt thellėsisht i pastėr, qė nuk mund tė mos jetė dhe thellėsisht ėndėrrimtar. Arratisja e tyre e vetme, krijimi imagjinar i njė realiteti tjetėr ėshtė mundėsia qė ata me vetsiguri dhe dashamirėsi ia ofrojnė vetes. Ndjeshmėria, emotiviteti i fundos krejt nė kėtė hon ėndėrronjės. Pastaj, pastaj vjen pritja, njė pritje e ankthshme...
Njerėzit shpesh ngatėrrojnė ndjeshmėrinė me dobėsinė. Tė jesh i ndjeshėm, do tė thotė tė nėnshtrosh shpirtin ndaj ēdo ngacmimi tė jashtėm, tė lejosh gdhendjen e gjurmėve tė trishtimit, dėshpėrimit, vuajtjes, haresė dhe pastaj kėto gjurmė t’i pėrēohen ndėrgjegjes. Ndėrsa shpirti elastikisht kthehet si mė parė, i pastėr, i freskėt, i gatshėm.
Kurse tė jesh i dobėt do tė thotė tė nėnshtrosh ndėrgjegjen ndaj sfilitjes sė jashtme, duke i pėrēuar mė pas nė shpirt, ku “grumbullohen”. Dhe kėtu fillon dhembja, shtypja, frika. Kjo s’do tė thotė qė tė ndjeshmit nuk ndiejnė dhimbje, absolutisht. Por, dhimbja e tyre ėshtė e njė natyre tjetėr, ajo e ka fillesėn te shpirti dhe kjo e bėn mė sublime.
Ėndėrrimtarėt janė tė ndjeshėm dhe ndėrgjegja e tyre, enciklopedi gjithėnjerėzore ndėrton, skicon, me pjesėmarrjen ekskluzive tė shpirtit, ėndrrat. Ėndrrat, qė koha ose pėr tė qenė mė konēiz, fati, mund t’i kthejė nė njė ardhmėri tė bukur e tė lumtur ose nė njė fjalė tė vetme: desiluzion.
Fati filozofikisht ėshtė pėrcaktuar bashkim i nevojshmėrisė dhe rastėsisė. Fati qėndron pezull mbi ēdokėnd. Thonė se gjeniu (Bonoparti) ishte i shqetėsuar para fillimit tė betejės sė Marengos, ndėrkohė qė legjionarėt prisnin fjalimin. Kjo sepse kishte dalė njė diell i shkėlqyer e qė kishte munguar nė Austerlitz, dielli i vetėm qė sjell fitore e entuziasėm. Nėse gjeniu, i aftė pothuaj pėr gjithēka, ndruhet, trembet ose mbase dhe tmerrohet nga supersticione tė pabaza, atėherė ngrihet pikėpyetja mbi kokėn e njerėzve tė ndjeshėm e ėndėrrimtarė.
Nuk e di sa afėr tė vėrtetės mund tė jetė ky “refleksion” sipėrfaqėsor, por ajo qė shpresoj ėshtė tė jetė larg llafollogjisė sė mėrzitshme qė vėrtitet rreth gjėrave tė ditura nga tė gjithė.
- Megjithatė, ajo qė dua tė them se tė ndjeshėm apo tė pandjeshėm, ėndėrritarė apo realistė praktikė, si thotė dhe njė kėngė e mrekullueshme: “I guess, I will always be a soldier of fortune” (Mendoj se gjithmonė do tė jem njė ushtar i fatit).

 

 

shkruajtur me: 17.11.2005. |top | Commente