Xhensila Hasani, klasa VII-a, shkolla 22 Tetori
Ese
Nėpėrmjet teleskopit tė Merlinit
Atė natė isha shumė e lodhur dhe gjumi mė zuri shpejt.
Sapo mbylla sytė, gjithēka perreth meje u err. Papritur u dallua njė dritė vezulluesi dhe njė qilim i artė. Pėrpara meje ndodhej njė film fotografish qė lėvizte. Nė ēdo fotografi tregohej njė etapė e historisė botėrore. Por ndryshe nga fotografitė e zakonshme, nė kėto fotografi personazhet lėviznin.
Unė rrija perpara filmit e hutuar, kur papritur filmi u ndal nė njė fotografi. Pa e ditur si dhe pse u futa brenda fotografisė. U gjenda nė njė dhomė tė ēuditshme. Nė dhomė gjendeshin modele tė zvogėluara tė makinerive tė ditėve tė sotme si dhe shumė libra, njė pafundėsi librash. Tė gjitha kėto ishin tė vendosura nė menyrė tė ērregullt. Pashė njė dritare dhe renda drejt saj pėr tė zbuluar mė shumė rreth kėsaj bote tė panjohur. Pashė poshtė nga dritarja dhe u mrekullova. Unė isha nė njė shtėpi mbi pemė. Po rrija e hutuar nė dritare e po shikoja natyrėn rreth meje. Ishte kaq qetė, kaq pastėr, ndryshe nga ēėshtė nė qytetin tim. Po mendoja se sa bukur do ishte sikur tė ishte edhe qyteti im ashtu si ajo pamje qė shtrihej para meje.
Njė zė i panjohur me tėrhoqi nga mendimet. Ktheva kokėn. Nė skajin tjetėr tė dhomės ishte njė tjetėr dritare nė tė cilėn ishte vendosur njė teleskop. Pranė teleskopit ishte njė karrige, nė tė cilėn ishte ulur njė burrė plak e me mjekėr tė gjatė. Burri kishte njė veshje prej magjistari. Ajo fytyrė me dukej e njohur. Ku e kisha parė? Ah, po! Ai ishte magjistari legjendar Merlini.
Ai mė ftoi tė ulesha nė karrigen pranė tij. Merlini mė tregoi se mė kishte thėrritur pėr tė mė thėnė diēka tė rėndėsishme. U ēua nga karrigia dhe me uli atje. Mė kthehu nga teleskopi dhe mė tha tė shihja. Nėpėrmjet teleskopit pashė shumė gjėra. Pashė luftėra, fitore, festa, njerėz, ndėrtesa e shumė gjėra tė tjera. Por asgjė nga ato qė pashė nuk e kuptova. U ktheva nga Merlini dhe e pyeta se ēdonte tė thoshte e gjitha kjo.
Atėherė Merlini filloi tė mė shpjegonte:
Vogėlushe, ti je njė vajzė 12-vjeēare. Si ēdo njeri tjetėr ti ke portretin tėnd fizik e moral. Kėto dy portrete ti i pe nėpėrmjet teleskopit tim magjik. Por ato janė pasqyruar nė teleskop nė menyrė magjike. Kjo ėshtė arsyeja pse si kuptove. Tani do tė shpjegojė ēdo gjė me hollėsi. Burri dhe gruaja qė pe tė ecnin, janė prindėrit e tu. Drita qė ata kishin nė sy, je ti dhe motra jote. Ti u ngjan tė dy prindėrve nga portreti yt fizik, je bardhoshe si mami, ke sy tė kaltėr si ajo, formėn e syve, qerpikėt, vetullat, buzeė si te babit.
Tė gjitha kėto ti i pe nė skajin tjetėr tė botės. Nė secilėn prej ngjyrave qė ti pe nėpėrmjet teleskopit, tregohet secila prej kėtyre veēorive. Lufta e tmerrshme qe nė skajin tjetėr tė botės, ka lidhje me ty, me portretin tėnd moral. Lufta zhvillohet ēdo ditė brenda teje. Besoj se ti gjithmonė je nė dilemė, nė kryqėzim tė disa rrugėve,dhe nuk di se cilėn rrugė tė zgjedhėsh pėr tė ecur nė jetė, rrugėn qė duket e asfaltuar, apo rrugėn gropa-gropa.
Nė qoftė se ti do tė zgjidhje rrugėn e asfaltuar, pas disa minutash ecjeje do tė kuptoje se vetėm pak pjesė e rrugės ishte e asfaltuar, pjesa tjetėr do tė ishte gropa-gropa deri ne fund te saj. Nė qoftė se do tė zgjidhje rrugėn me gropa, do vije re se kjo rrugė do tė ishte e drejt,ė vetem fillimin do tė kishte me gropa. Pėr tė zgjedhur rrugėn e drejtė, mendohesh shumė. Brenda teje luftojnė qėllimet e tua tė mira me ideteėe kėqija qė tė fusin nė kokė disa njerėz intrigantė e tė kėqij. Kjo ėshte lufta qė ti pe nga teleskopi. Ndėrsa rrugėt qė tė fola janė zgjedhjet nė jetė.
Tjeter Ti nė teleskop pe ndėrtesa shumėkatėshe apo jo? Kėto ndėrtesa janė ndėrtesat qė ti ndėrton ēdo ditė. Ēdo dite ti mėson diēka te re, qė pėrfaqėson njė kat tė ēdo ndėrtese nė tru. Ēdo ditė ty tė lind njė ndjenjė e re, qė pėrfaqėson njė kat tė ēdo ndėrtese nė zemer. Tė tilla gjėra ka plot, por do tė mė duhej kohė tė tė thoja shembuj tė tjerė.
Tė gjitha kėto ti nuk i kupton kur ato ushtrojnė veprimtarinė e tyre.Ti kujton se tė gjithė femijėt janė krijesa tė kėsaj bote, por gabohesh. Tė gjithė fėmijėt kanė ndjenja, kanė idetė e tyre. Tė gjithė fėmijėt janė magjistarė. Po shoh se po habitesh nga kjo qė thashė, por kjo ėshtė e vėrtetė.
Ashtu si ne magjistarėt kemi veti tė mbinatyrshme, edhe fėmijėt kanė tė gjitha kėto veti mblidhen nė botėn femijėrore tė fėmijėve.
Merlini mbaroj sė foluri. Edhe pse Merlinin e njihja nėpėrmjet pėrrallave, nė ato ēaste mu duk njė personazh shumė i afėrt. Iu hodha me vrap nė krahė dhe e pėrqafova, kur papritur u gjenda nė dhomėn time.
U ktheva nga ky udhėtim i ēuditshėm. Rrija zgjuar nė shtrat dhe mendoja. Duke ndėrthurur mendimet e mia, dola nė pėrfundimin se kjo ėndėrr mė ndihmoi tė kuptoja njė realitet:
Une nuk dėshiroj tė jem ndryshe, dėshiroj tė jem njė vajzė magjistare, si ēdo fėmijė i kėsaj bote.
