Xhensila Hasani, klasa VII-a, shkolla 22 Tetori
Ese
Njė ēast i vėshtirė,
Ēdo njeri nė jetė kalon ēaste tė veshtira. Pėrballė kėtyre ēasteve duket sikur forcat zbehen, shpresat vdesin, gjithēka shkatėrrohet.
Por jo, nuk ėshtė kėshtu. Sado tė vėshtira tė jenė kėto ēaste, ato pėrballohen. Do vijė njė kohė kur kėto ēaste do mbarojnė, siē mbaron ēdo gjė tjetėr nė kėtė botė. Por kėto ēaste nuk do tė shkulen kurrė nga kujtesa e njeriut edhe pse janė tė hidhura. Ato ngelen nė kujtesen e tij si gjurmė tė errėta. Edhe pse jam femijė, kam patur edhe unė disa ēaste trishtimi nė jetė.
Qėndroja nė dritare dhe vėshtroja natyrėn rreth meje. Shikoja dhe mahnitesha, mahnitesha nga ajo pamje perendimore. Shikoja dhe mendoja se sa e bukur do tė ishte bota sikur ēdo pėllėmbė e saj tė mbante mbi vete ēaste tė tilla, ēaste qetėsie qė ta bėjnė qoftė edhe pak tė lumtur.
Duke parė perėndimin e diellit, mu kujtua njė ngjarje nga jeta ime.
Ishte ditė e shtunė. Po rrija perballė televizionit e po shikoja nje film vizatimor. Papritur trokiti dera. Ishte kushėriri im. Kishte ardhur pėr tė mė marrė mua dhe motrėn pėr tė na nxjerrė shetitje.
U habita nga kjo vizite e papritur. Megjithatė u vesha dhe bashkė me motrėn dhe kushėririn dola. Kushėriri na ēoi te parku me qėllim qė ne tė mos e shikonim rrugėn nga do kalonte babi im.
Ai filloi tė na tregonte njė histori. Fjalėt qė i dilnin nga goja, ishin magjepsėse, megjithatė unė nuk isha shumė e vėmendshme. Mendoja pse ishim atje. Papritur ktheva kokėn nga rruga. Pashė babin tim me valixhe nė dorė. Me vrap e ndėrpreva historinė e kushėririt dhe e pyeta se ku po shkonte babi . (Atėherė isha vetem pesė vjeē). Ai me tha se do shkonte te njė shok pėr ti ēuar disa gjėra. Degjo historinė, mė tha kushėriri pėr tė mė tėrhequr vėmendjen. Edhe pse isha vetėm e vogėl e ndoshta nuk kuptoja shumė gjėra, shpjegimi i tij pėrsa i pėrkiste babit dhe valixhes nuk mė bindi.
Mė vonė u kthyem nė shtėpi. Mbrėmja erdhi shpejt, dukej sikur koha fluturonte. Mbrėmja erdhi dhe babi nuk ishte kthyer nė shtėpi. Kėshtu kaloi edhe dita e nesėrme. Unė, mami dhe motra rrinim nė njė qetėsi aq tė madhe, sa qė kishim krijuar njė mjedis shkretinor. Qetėsinė tonė e prishi zilja e telefonit. Mami e kapi me vrap dhe filloi tė fliste. Telefonuesi ishte babi. Sapo fillova tė flisja me tė, ai mė tha se ndodhej larg nesh, ndodhej nė Greqi. Edhe pse kishte pak kohė qė ishte larguar, e kishte marrė malli fort dhe me dėrgonte njė univers tė tėrė me puthje. Pa e kuptuar, fillova tė qaja. E lashė telefonin, pasi nuk mundja tė thosha asnjė gjysmė fjale. Mu duk sikur bota u pėrmbys mbi mua. Universi i puthjeve tė babit, tė dėrguara qė nga aq larg, mu duken si kristalet mė tė ēmuara. Ai univers puthjesh ishte mė jetėdhėnės se vetė jeta. Megjithatė, kėto puthje nuk e penguan aspak vuajtjen time. Njė lėmsh i madh u krijua brenda meje dhe nuk mė linte tė merrja frymė.
Ditėt kalonin, javėt, muajt deri sa kaloi plot njė vit.
Rrija te dritarja dhe prisja se mos shihja fytyrėn e babit tim. Por jo, ai nuk vinte. U bė njė vit plot qė i dėgjoja vetėm zėrin, as e shihja e as e pėrqafoja.
Njė ditė, kur dielli kishte dalė nė horizont, shkova te parku ku rrija nė kohėn kur babi u nis pėr nė Greqi. Po rrija e menduar. Mendoja pėr babin tim. Sa vuajtje pėrballonte atje nė dhe tė huaj, ne Greqi. Dy pika lot rrodhėn si rubin mbi faqet e mia. Fillova tė qaja me denesė. Nga dėshpėrimi thirra: Kam mall pėr ty, babi!. Rikthehem brenda vetes. Sa i rėndė qe ky ēast i hidhur i jetės sime. Ma prishi atė ēast qetėsie. Sikur tė mos mjaftonte kjo, dielli kishte perėnduar dhe unė nuk mund ta shihja perėndimin e tij, pasi mendja ime kishte fluturuar pas nė vite. Kishte fluturuar e ishte ndalur nė njė ēast shumė tė hidhur, shume tė vėshtirė.
Shumė prej jush mund tė thonė: E ēka shumė tė vėshtirė ky ēast i jetės tėnde? Ėshtė i vėshtirė, shumė i vėshtirė. Ėshtė i vėshtirė, pasi pa njerin prind, njė fėmijė pėr njė vit tė tėrė ėshtė si njė libėr pa shkronja, si njė qiell pa diell, me pak fjalė ėshtė si njė vend i shkrete
Toka pa ujė ėshtė e shkretė, njė fėmijė pa njėrin prind (edhe pse pėr pak kohė), ėshtė i shkretė, pasi prindi pėr fėmijėn ėshtė kolona ku ai mbėshtetet pėr tėrė jetėn. Per mua nė ato ēaste gjysma e kolones sime mbėshtetėse iku, fluturoi nė Greqi. E pėr 12 muaj rresht unė u mbėshteta vetėm nė njė kolonė, te mami im, e cila me dha forcė tė pėrballoja atė mall tė tmerrshėm qė ndieja pėr babin, derisa ai erdhi. Vetėm atėherė kolona u plotėsua e unė fillova tė ecja e vazhdoj tė eci nė jetė e sigurt, pasi mbėshtetem mbi njė kolonė tė fortė, te prindėrit e mi.
