Sonila Dardha, shkolla Irfan Ngjeqari, viti i IV.
Ese
Integrim
Fenomeni i parė:kėpucėt e tua
kanė emigruar nga fshati.
Fenomeni i dytė:
Bukur!
Vetėm njėra kėpucė
shuan etjen me baltė.
Trapiant
Me duar borxhmė dhurove njė trėndafil
aromėn e kėndshme e ndiej
me njė hundė tė marrė hua.
Nėse vazhdojmė kėshtu
unė me njė zemėr tė re
mė sdo tė tė dua.
Djalli
Tė kujtohet, engjėlli im?!Ta kėrkova hėnėn
atė ditė kur portreti yt
ndriēohej nga dy brirė
nxihej nga dy krahė.
Faleminderit,
por nuk doja
tė ma vendosje nėn jastėk
tė vrarė...
Macja
Nėse do tė isha mace
nuk do tė lodhesha
as nė shtatė jetė tė tė doja.
Para oxhakut tė shtėpisė
do tė merrte flakė ndjenja
dhe gėzofi im i ri
nuk do tė ishte mė gri dimri.
Ndėrsa kėshtu si jam
skam as kthetra pėr tė tė ējerrė.
Si buka
Sot kam dėshirėta thėrrmoj hėnėn si bukė
mbi pecetėn me kuadrata blu.
Nuk do ta ha sepse
nuk kam uri kur mendoj pėr ty.
Por edhe sikur tė kisha
nuk do tė lija nė errėsirė
rrugėn pėr tek unė
nuk do ta gjeje.
Heshtja
Heshtja ėshtė si shiumund tė pikojė,
por tė tė bėjė edhe qull.
Heshtja ėshtė si puthjet
ndizet dhe shuhet nė dy gojė.
Heshtja ėshtė e tejdukshme
futet nė bufenė e enėve
apo edhe nė shtrat
qė tė nesėrmen tė hajė
dhe tė flejė prapė.
Bukuria nuk ėshtė demokratike
Unė kam frikė nga njerėzit e bukur
sepse ma plaēkitin zemrėn dy herė.
Unė kam frikė nga njerėzit e bukur
sepse janė tė armatosur keq.
Mund tė tė tundojnė tė bėsh njė krim
krimin e tė dashuruarit njė tė bukur.
Unė kam frikė nga njerėzit e bukur
sepse bukuria nuk ėshtė demokratike.
Do tė mė duhet tė jetoj nė njė dritė-hije
ku hija ėshtė pėr aftėsinė time
dhe drita pėr bukurinė e tij.
