Pegas 2005
Faqja rinore e numrit 125 date 30.janar 2006

Home RINORE Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forum

 

Foto :

 

 

HOME RINORE FORUM

Matilda Braho

Poezi

Janė ngujuar drurėt


Janė ngujuar drurėt,
janė ngujuar me rrėnjėt nėn tokė, pėrjetėsisht.
I vėshtrojmė, i pyesim drurėt.
Gjithashtu ata na vėshtrojnė,
Por pėrgjigje kurrė s’na kthejnė.
E fshehin pėrgjigjen thellė, shumė thellė,
nė trupin e tyre tė brishtė.
Eh, drurėt, sa tė pafajshėm janė!
Hedhin rrėnjė nė njė vend,
dhe qėndrojnė pėrjetė aty.
Dhe ne njerėzit shpesh pyesim veten:
“Pėrse vallė natyra, kėto qenie tė gjalla
i ka ngujuar pėrjetėsisht,
me trupin nė qiell e rrėnjėt nė tokė?...”
Eh, sa tė rrepta janė ligjet e natyrės!

Rėnkimi i gjetheve


I zhveshi pemėt vjeshta
I rrėzoi tė fundit gjethe
Trotuari u mbulua nga mijėra fletė tė verdha
Nga kjo surprizė qė i dhuroi vjeshta.
Nėn peshėn e hapave tė kalimtarėve,
Rrėnkuan tė gjorat gjethe.
Ca piskaja drithėruese lėshuan
E pastaj ngadalė, ngadalė...
Mbi trotuar u shuan.

Ne tė dy


Diku, nėn hijen e njė peme
Ishim ulur ne tė dy.
Ti mė pėrkėdhelje flokėt
E unė pėshpėrisja “Tė dua shumė”

Qėndruam pėr njė kohė tė gjatė, ashtu.
Me dridhje nė shpirt nga dashuria.
Pa e kuptuar se orėt po iknin
E qiellin e pushtoi errėsira.

Trishtim vjeshte


Me trishtimin e gjetheve qė kėputen
Me njė shami tė verdhė.
Gjer nė strehėn e shtėpisė, te molla e vjetėr
Kjo mbrėmje ėndėrron tė kuqin e kokrrave
Dhe lulet e bardha,
dhe fjalėt dhe puthjen
Shtegun e ngushtė ku ra shamia e qėndisur.
E do prapė atė erė,
atė shi tė ngrohtė,
atė puthje plot jetė.
Me gjirin e zhveshur,
larg trishtimit tė saj.
Horizont,
si njė gotė verė e derdhur.

Duke u lagur nėpėr shi


Shiu vallėzonte mbi xham,
Nė shpirtin tim binte rrebesh,
Njė hije trishtimi mė errėsoi zemrėn.
Teksa piklat e shiut trokisnin lehtė, lehtė...
Nuk mund t’i rezistoja atij shiu vjeshte
Pik...pik...pik...
Trokiste mbi xham trokiste ai
Si e ēmendur dola nė rrugė.
Duke e lėnė shiun tė mė puthte sytė
Tė mė pushtonte trupin,
E buzėt tė mė lagte butėsisht.
Mė nė fund, ē’lehtėsim!
Pushoi dhe rrebeshi nė shpirt,
Seē ndjeva atė ēast
Ta shpjegoja s’dija se si
Veē lagesha, lagesha nėpėr shi...

Tė humba pa tė patur


E ndjeva veten se tė humba
Edhe pse s’tė pata kurrė.
Buzėt e tua do mė mungojnė
Edhe pse s’i putha kurrė
Shikimet e ėmbla plot pasion
Sa shumė do mė mungojnė.
E humba dashurinė tėnde,
Edhe pse ti s’ma fale kurrė.
Tė humba ty, i dashur,
Edhe pse i imi s’ishe kurrė.

 

shkruajtur me: 30.01.2006. |top | Commente