F l u r k a
Tunele Dashurie
Shpirtrave tė mbytur tė Otrantos
Po
e
zi
(si flamur kombėtar nė gjysėm shtizė)
sot je njė refleksion morracak
qė qurravitshėm lėshohesh mbi shtrat,
ndėrsa ide vrastare
si ura tė minuara
trurin mė pėrshkojnė.
Fjalė,
fjalė dhimbje, qė pėrtej bregut
mundohen tė kaptojnė
si gomone refugjatėsh tė ēpuara,
mbytur nė errėsirėn tragjike,
nė eurovallen e shpresės
tė fustanellės Adriatike,
shoh sė bashku me mėngjesin,
vargje tė mbytura,
dėborė / ftohtė
qė zbret gjer thellė nė shpirtin e detit,
rėra e shtratit tė tij kur turbullt
shpėrndahet nėpėr imazhe,
tė kėtij sistemi tė komplikuar fatesh
si tė thyera ingranazhe.
Tek justifikohet nė mėngjesin e ditės tjetėr
nė ekranin televiziv
nga goja e xhonglerit tė vjetėr
Zotėr-zotėrinj ja tek po ju a them se fjala juaj
pashmangėsisht (ose mbrapsht) thsisėgnamhsap !
ėshtė e vjellė justifikimesh pa hesap !
Fjala ime qė retinėn e brishtė
fėminore tė lotit e verbon
fokusuar thellė brenda meje
si imazhi i njė fotografie bardh e zi
ku nuk ka ngjyra,
ngjyrat e vajzave shqiptare
xixėllonja tė natės
shkojnė nė Itali.
Pas dritės xixėllore
qė vjen e shuhet
nė agun e vazhdimėsisė
figurat e fjalėve tė verbėra, si blicė fotografik
fillojnė e marrin dritė,
pa patur frik
nga puthja me fundin e detit
si njė negativ filmi,
imazhet e kohės
( kandilė shtegėtues nėnujorė )
gjurmėt kanė lėnė mbi rėrėn
e shtratit tė ėndrrave
gjer nė agim :
Poezia
Deti
dhe
Ti
Nėnė
Shqi
pėr
i
athine, 2005