F l u r k a
Tunele Dashurie
SY
Pasi shishet e shtrėnjta
tė verėrave kaliforniane u pinė,
U grisėn fjalitė e stėrgjatura si streēe femrash,
mbaruan ndėrkaq,
U mblodhėn gotat e boshatisura,
gotat kėmbėholla, si balerina,
Dhe u vendosėn nė lavapjatė
pėr tu shpėlarė...
Vezullimi sipėrfaqėsor
I Hėnės mbi tė ftohtin
Atlantik.
Tė bėnė tė kuptoshė
se e gjithė kjo fasadė
Si njė mbulesė dėbore ėshtė
mbi kratere ovake,
Histori e lexuar / fatėzuar dikur
nė faqet e Perandorisė Romake.
Nė njė mangall tė bronxėt gjigand-historik,
Vullkani i fjetur si dem i tredhur,
dėrgonė e-mail pirateske
thėngjijsh tė djegur prej
SYshė tė arratisur nga Guernika, ( qė hijesojnė )
Portretet tona impotente
tė dollarizuara mbi parmak.
Copėza yjesh qė ndizen
dhe shuhen / puro kubaneze
Fishekzjare mbi buzėn e mbetur pa gjak.
Bisedat materiale vazhdojnė,
fjalitė grisen dhe bėn ftohtė,
shėrbėtorja spanjolle servir kafe
tė kredhur nė dhimbje
si buzėqeshja e Ernesto Che Guevaras
ndėr sytė e saj, latin tė ngrohtė.
Lėngu i ndjenjave si nje cigane ngadhnjimtare
Me hapa tė shpejta shpėtimtare,
si batare kosovare,
Vallėzonė njė valle yjėsore lasgushiane
Prushi i ndezur i mangallit
ėshtė i rrethuar
Prej SYve mjeshtėror / mjergullor
tė ujkėzuuuuar
Dhe gishtat e mi qerosė
si Buda misionarė-paqėsor-barkfryrė
Cicat e porcelanit aziatik prekin butėsisht
Cicat e bardha tė bukurosheve tė fjetura
Nga fisi i pemės -
- qė kur gėrvishtet lėvozhga e ndjenjave
rrjedh si kaoēuk tėposhtė
rjedhės, njė lėng i nxehtė
Qė mė kujton njė dashuri varfėrisht tė shtrenjtė
Dashuri
Tė vendit tim,
dashuri me to(oh)llona,
si askund !
Da(ah)shuri e rreshtuar nė rradhėn
e kosit tė pafund !
Pėr njė kile djath,
njė pako gjalp,
njė kile mish
Nga trupi dashurisė.
( Kush e solli Doruntinė ?!
Valltaren kėmbėzbathur nga njėri yll nė tjetrin,
pėrmbi shpinė.
Premtimi i mpleksur
i flokėve tė pėrbaltura ) qė mė ringjalli,
Mėmėdheu
qė prodhonte aq pak qumėsht
vetėm me njėrin gjoks pėrjashta
prej murrimit legjendar,
Dashuri
qė vjen drejt meje me kalėrim jetėsor / vrastar,
Mė bėnė ky qė jam,
nė bregun e kėtij oqeani tė ftohtė -
- kalorės fantazmagorik
lunatik i veēuar
qytetar i botės sė qytetėruar
SY-zgjuar
Nė kėtė gosti materiale uqėrish,
ftohtėsisht tė pasur,
( Si njė Konstandin pėr kushedi se ku ?! ) - Pėrsėri
i rimėrguar...
Cape Cod, 2005