KULTURE
Faqja e kultures e numrit 122 date 09 janar 2006

Home RINORE Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forum

 

Foto :

 

 

HOME KULTURE FORUM

Nga Ilir Belliu

Poezi

Me lini vetem

Mė lini vetėm
Mė lini vetėm!
Kam nevojė tė qaj! Nė shkėmbin e vetvetes
Shi…
Shi qe puth me epsh
buzėt e Tokėsores,
Shi…
Shi qe trishtueshem kotet
si qen i qelqte.
Me lini vetem!
Per ju te festojme,
Te kendojme te varur
ne trekembeshin e diellit!

E njeriut
Duke udhetuar
per ne ishullin e njeriut,
nuk e di pse u shemba
ne kete pus te hapur,
ku i vdekuri blu
i bie borise.
Per ne ishullin e njeriut
duke udhetuar,
pata frike
mos me verente i vdekuri,
dhe u struka
ne ekzistence.
Duke udhetuar
per ne ishullin e njeriut
Per fat, pavetedija,
Treni qe ecte mbrapsht,
s’ka folur mbi mezin,
qe lexonte
abetaren e pafundesise.
Per ne ishullin e njeriut
duke udhetuar,
sepse s’guxova te mberrija…

Pellumbi i pertejbotes
Erdhi pellumbi i pertejtokes
me pruri leter permallimi
nga e ndjera gjyshe.
Sa keq!
Pellumbi fluturoi
ne drejtim te ujvares,
qe emocionohet
nga lakuriqesia e vet.
Pellumbi fluturoi,
une kam per te humbur
aty ku s’me shkon mendja.

Viti i mbrame i jetes
Viti i mbrame i jetes,
strehe e kristalte habie.
Je euforik me kot
dhe i shtangur
si nje shkemb.
Me dhembet e rene
te pendimeve
pertyp nga pak vetvete…

Ēmallje
Ciceritese ēmalljet
nen mjegullen e qenies.
Vyshken apo trillen
ne nje pranvere pa njerez?!
I vdekur jetoja
ne lindje e siper
Tani nje rrebesh denesjesh
permbyt.

I vdekuri qe qesh
Era shoi siē duket
zjarrin e kokes sime te ftohte
Dhe ja ku ju them
jam i vdekur qe qesh.
Jam i vdekur qe qesh
ne banesen time te rremujshme
drita e mekembur
jo rralle harron shporten.
Jam i vdekur qe qesh
pa shkak i balsamosur
ne nje peizazh te zhveshur…

Eshte ora
Eshte ora kur
dy docka kuraje
qajne sakate
ne nje ishull vetmie.
Eshte ora
Kur vizioni im
Lengon i perkryer
Nga nje magji e kafkes.
Eshte ora
Kur miqte e mi blu
S’dihet ku me cojne,
Me nje barrele klithme.

Vetezbulim
Dihet, vetezbulohesh
Kur s’harron te endesh
Pse frikesh?
Gjithkund lind
Nje tradhti pershtypjesh.
Gjithkush kridhet
Ne lodra mendsh…
Duro! Gezo ēliret!
Princi i vockel i vetvetes
Ben epoke ne nje koder…

Shtepia pa zhurma
E neveritshme!
Endesi i brendshem
Vesh vemendjen…
Kurre s’do t’i njohim
Prinderit e virgjer!
Shtepia pa zhurma
S’ka force te jete femer!

Mungese
Pa shih!
Djaloshi virgjeror
Ndjell padjallezisht
Vejushen e trishte…
Miq te erret
Lyp uje
Edhe britma e dores…
te vuash eshte njelloj
Si te vrasesh pavullnetshem
Gjakpiresin yjor…
Armiku yt me i dhembshur
Si nje floke pa sy.

shkruajtur me: 09.01.2006. |top | Commente