| Opinion nga Anastas Pjetri | ||
KOSOVA
, përtej deklaratës |
![]() |
|
| -Ndoshta
është hera e parë qe Ministri ynë i Jashtëm foli
tamam. Eshtë hera e parë, ku të pakten gjatë këtyre15 vjeteve, Ministria e Puneve te Jashtëme u bë ekzistente. Deri me sot ishim mesuar të degjonim vetem papagaj. Ishim mesuar të dëgjonim përseritjen ne mënyre mekanike, te slloganeve steriotipe, të politikanëve dhe diplomatëve tanë. Përsëritjen e atyre frazave, që shpesh i degjonim dhe shikonim nëpër faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, ashtu, ne formën e nje materiali bruto, te dala nga kancelarite e Evropes. U desh nje deklaratë e z.Besnik Mustafaj, lidhur me çeshtjen e Kosoves dhe ai te vihej ne tabelen e qitjes, duke e quajtur deri çmenduri deklarimin e tij. Deklarata e z.Mustafaj se “ne rast ndarjeje te Kosoves, nuk mund te ketë garanci për mosndryshim kufijsh ne Ballkan” është vertet polemizuese. Por ne thelb dhe për më tepër, ajo u trajtua dhe po trajtohet thjesht për konsum publik, se sa si çeshtje e një skenari te mundshëm për zgjidhjen e problemit kosovar. Sikur të ishte kjo e fundit, do të ishte jo diçka e jashtëzakonsheme. Kudo dhe kurdoherë , historitë e popujve e vendeve te ndryshem na mësojne se shkembimi i pikpamjeve për skenarë te mundshëm për zgjidhjen e çështjeve mes kombeve ka dale dobiprures. Po nga kush ta presësh nje gjë të tillë? Nga organizatat joqeveritare? Në shumicen e tyre ato e kanë treguar veten te papjekura dhe duket se lidhur me Kosoven nuk e kanë haberin fare. Nga Akademia e shkencave, nga institucionet e tjera shkencore? Eshtë për të ardhur keq , por ato kanë kohe qe vegjetojne. Apo nga opozita politike, e cila me shume duket se është e prirur të “gjuajë gafat e qeverisjes” se sa të thote një fjalë te mençme? Në një kohe, kur homologët e tyre ballkanike, serbe, maqedonas dhe më gjërë, hedhin ne tregun e opsioneve, me dhjetëra e dhjetëra mundesi zgjidhjeje dhe ku secili sheh interesin e tij kombetar. Na gënjen mendja, po të mendojme se çeshtjeve nacionale ne Evropen e sotme u ka kaluar koha. Me qindra shkrime, libra, punime shkencore kanë botuar e botojne serbet për Kosoven. Me qindra e dhjetëra emisione televizive jepen të transmetuara e të ritransmetuara nga media elektronike serbe për Kosoven, për mënyren se si duhet të zgjidhet e ardhmja e saj, deri në përligjen pse duhet te qëndroje brenda Jugosllavise së mbetur. Ndërsa këtej, nga pala jone, asgjë. Heshtje e plote. Edhe nje deklaratë që bën Ministri ynë i Jashtëm, që për hir të së vertetës qendron si nga ana diplomatike, politike, mediatike, madje dhe linguistike, etiketohet si herezi. Historia e Kosoves ka hyrë në një fazë shume serioze. Ajo ose zgjidhet ashtu si duhet te zgjidhet, ashtu si e kerkon shumica e popullit te saj ku Jugosllavia nuk ekziston më, ose nuk ka për t’u zgjidhur kurrë sa të ekzistoje planeti ynë. Duke shigjetuar Ministrin e Jashtëm, dashur pa dashur, ne biem ne ate nivel perceptimi, artikulimi të atyre që nuk duan ta pranojne çështjen shqiptare ashtu siç është. Çështja shqiptare është ndoshta në Evropen e pas Luftes së dytë Boterore e vetmja e pazgjidhur ose e zgjidhur gjysmake. Qeveria shqiptare dhe Ministri i saj i Jashtëm nuk punojnë “ në akuarium”. Nuk punojnë “në kafaz”. Pse u dashka të mendojnë, të flasin çfarë dhe kur t’i thone të tjerët? Të përsërisin si papagaj çfarë del nga kancelarite e Evropes. E thënë shkurt, të sillen në të njëjtën mënyre si paraardhesit e tyre. Kushdo qe te ishte në vend te z Mustafaj, nuk do te pranonte të ishte i papërgatitur për çfardo lloj skenarësh lidhur me Kosoven. Ministri i Jashtëm i çdo vendi dhe stafi i tij gjithmone e kanë për detyrë të shqyrtojne nga ana diplomatike të gjitha pasojat e të gjitha opsioneve. E pra, ku qendron “ mekati “ i z Besnik Mustafaj? As më shumë e as më pak, ai ka interpretuar në mënyrë diplomatike njërin nga opsionet. Opsionin e ndarjes së Kosoves. Por kjo nuk do të thotë se Ministri yne i Jashtëm, pra, qeveria shqiptare, është autorja e këtij opsioni dhe ca më keq të kërkoje shqyrtimin e tij. Pra, thjesht është dhënë një përgjigje, e cila dhe nga ana gjuhësore është mëse korrekte. Eshtë dhënë një përgjigje racionale nga ana diplomatike. Gjithsesi deklarata e Ministrit të Jashtëm nuk është thjesht deklaratë për deklaratë. Ajo u be pothuajse në një kohe kur lobi shqiptaro-amerikan i dërgon një peticion Kongresit Amerikan për njohjen e pavarësise së Kosoves. U bë në një kohë kur kryeministri i ri i Kosoves vjen nga rradhët e ish- UÇK. Kur në krye të delegacionit të Kosoves për bisedime me Beogradin vjen përsëri një personalitet nga ish -UÇK. Thuhet se që të dy kanë bekimin e SHBA. Ardhja e tyre nuk është rastësi. Ata që bënë luftën dhe e fituan atë, kanë të drejtë të bëjnë edhe paqen.Përveç kësaj, dihet tashmë, nuk është sekret të kuptohet, linja amerikane dhe ajo evropiane në zgjidhjen e çështjes së Kosoves. Midis tyre ka diferenca të atilla që do t’i detyronin shqiptarët të preferonin ata që qëndrojnë më pranë tyre. Pra, ka diçka thelbësore, ndryshe nga herët e tjera, që e detyrojne diplomacine shqiptare të jetë aktive. Me deklaratën e bërë, diplomacia shqiptare , jo vetëm doli jashtë kornizave të pasivitetit, por dashur pa dashur mori tiparet e një aktori serioz, i cili nuk duhet nënvleftësuar, kur është fjala për Kosoven. Ngjarjet e fundit të shtyjnë të mendosh se Tirana zyrtare është e shqetesuar për ndoshta pazare diplomatike si ato të Kongresit të Berlinit apo Konferences së Ambasadoreve, por këtë radhë në kurriz të Kosoves. E thëne shkurt, për një ndarje të Kosoves Veriore, mbi Mitrovice, ku jetojne pakica serbe, nga pjesa tjeter e Kosoves. Ne rast se do te ndothte diçka e tillë, atehere do të kishim cenim të tërësisë teritoriale, të statusit të Kosoves. Në një situate të tillë as që mund të flitet për kufij te garantuar mes Shqiperise dhe Kosoves. Por nuk do te kishte garanci as me Maqedonine, me pjesën shqiptare të këtij shteti të sapo formuar.Efekti domino do të shtrihej më tutje ku gjenden shqiptarë , në luginen e Presheves, në Malin e Zi . Kur pjesa ndahet nga e tëra, efekti domino, është i pashmangshem edhe në territore të tjera. Kjo nuk përben zbulim, por një të vërtet të njohur nga e kaluara e afert, që e ka emrin ish -Jugosllavi. Me deklaraten e tij z Mustafaj nuk ka bërë as turp, as çmenduri, por thjesht ka bërë nje paralajmerim që neser të mos bjerë në vesh të shurdhër. Jugosllavia si shtet lindi si një krijese artificiale e fuqive të Antantes dhe sistemit të Versajes që ata ngritën pas luftes. Ajo ishte një formule kompomisi për të ulur tensionet dhe mosmarveshjet midis shteteve. Nuk ka çudi që edhe shkaterimi i saj, akoma më tutje, të jetë ndoshta përsëri një formulë kompromisi. Procesi i shkatërimit të Jugoslavise nuk ka mbaruar ende. Në muajin maj të ketij viti do te mbahet në Malin e Zi referendum për shkeputjen e tij nga Serbia. Pavarsisht se zyrtare të rangjeve të larta evropiane preferojne një Serbi dhe Mal te Zi kështu si është, një Maqedoni kështu siç është, nje Shqiperi kështu siç është, logjika e Jugosllavise së shkateruar dhe e copezuar duket se do të vazhdoje akoma. Do të vazhdoje me Malin e zi, me Kosoven, ndoshta me pjesë të tjera, të cilat sot janë ide dhe nesër mund të hidhen si opsione në tryezen e bisedimeve.Jo vetëm nga propoganda serbe, por dhe me gjerë kërkohet se pse të hiqet nga tavolina e bisedimeve opsioni i ndarjes. Fjala është këtu për Kosoven. Madje arrihet deri aty sa vendoset shenja e barazimit midis shqiptareve të Kosoves dhe serbeve të Krahines në Kroaci, Republikes Srpska në Bosnje-Hercegovine. Shkohet më tutje akoma duke krahasuar Kosoven me pjesen veriore të Qipros apo me pjesen kurde të Turqise. Mirëpo Kosova nuk është as në Turqi dhe as në Mesdheun lindor. Kosova është një çështje konkrete e një situate konkrete mu në mes të evropes , njësi autonome në federaten e një shteti që nuk ekziston më, me një popullsi që për nga numuri vinte e treta pas serbeve dhe kroateve. Ajo kerkon pavaresi. Deri tani vetëm Ministrja e Jashtme e Zvicres ka dalë hapur që Kosova të jetë shtet i pavarur. Ajo e ka thënë këtë në një kohë kur çdo Minister i Jashtem në Evrope flet vetëm privatisht se “ nuk duam të vazhdojme me Kosoven me këtë formë protektorati të Kombeve te Bashkuara. ”Edhe kur përmendin fjalën pavaresi, i shtojne epitetin e “ kushtëzuar” . Pa u trembur shumë nga terminologjia , Kosova fillimisht duhet të marë, pse e meriton, atë që kanë marë njësite e tjera të ish-federates dhe më pas me hyrjen në B.E , si gjithë të tjerët, të transferoje një pjesë të sovranitetit të saj. Nuk ka asgjë shqetesuese, pse në Ballkan u krijoka një shtet tjetër shqiptar. Asgjë nuk e ka gjetur Evropen e sotme se perse ka dy shtete e gjysmë gjermane (Gjermania, Austria, Zvicra). Apo tri shtete e gjysmë franceze (Franca, Belgjika, Luksemburgu, Zvicra) e kështu me radhë. Gjithsesi asnjeri smund të thotë saktësisht se si do te zhvillohen ngjarjet .Fjalët i merr era. Idetë i provon koha. Deri në fund të vitit kërkohet një zgjidhje. Grupi i kontaktit zgjidhjen e kërkon të negociuar. Zgjidhje me marrëveshje mes serbeve dhe shqiptareve. Por termi “e negociuar” do te thotë se zgjidhja mund te mos jetë e mundur për tu arritur, ose zgjidhja mund t’u imponohet me forcë, për t’u pranuar, serbeve dhe shqiptareve. E sigurt është vetëm një gjë: nga mënyra se si do zgjidhet statusi i Kosoves, do te varet e ardhmja e rajonit. ANASTAS PJETRI |
||
| Lajmetari...gazeta nr.134 dt.03/04/2006 |
||