| Opinion nga Selman Hodaj | ||
| PIRAMIDA E ASGJESE SE VLERAVE | ![]() |
|
| -Nuk ka shkence me te veshtire
dhe me te lodhshme sesa te dish te jetosh mire dhe natyrshem ne kete jete. Edhe njeriu me i zgjuar duke mos ditur te nxitoje atehere kur duhet, pergatit pa dashur rrenimin e vet duke mos qene i afte te ndryshojë ne funksion te kohes. Kohet e fundit kemi degjuar shume te flitet per vdekje te parakohshme njerezish per shkak te ndonje kanceri apo infarkti, te cilat fatkeqsisht jane bere te perditeshme fal stresit te madh qe kalojne çdo dite qytetaret. Askujt nuk i bie ne sy se paralelisht me njerezit qe largohen nga kjo bote jetojne dhe nje grup jo i vogel te gjallesh qe perngjajne me piramidat, njerez qe jetojne si gjithe qeniet e tjera, qe ecin, mbajne fjalime,ngrene dolli nga mengjesi ne darke, bejne politiken e brendeshme e te jashtme, politiken e kuadrit etj,pavaresisht se profesionalisht mund ti quash te vdekur. Vdekja profesionale eshte semundja me e madhe e shoqerise se sotme. Te jetosh me kohen nuk do te thote t’i rezistosh asaj, por te jesh çdo dite i afte per te kryer me deshire e respekt punen qe te takon, te besh, te gjenerosh çdo dite energji dhe ide. Nuk jane te pakta grupimet e njerezve qe politika e djeshme dhe e sotme i ka ngritur padrejtesisht ne poltronin e drejtimit pa patur parasysh asnje kriter profesional, duke mos i ofruar shoqerise asgje. E ardhmja jone ne gojen e politikaneve eshte Evropa, ne te vertete kjo lloj e ardhme me ngjan me nje piramide. Ka disa lloje njerezish “profesionalisht” te vdekur. Te paret radhis ata qe vertet dikur kishin çfare t’i ofronin shoqerise, duke qene vertet dikushi. Por sot i gjen te paperfillur vetem e vetem se jane te afte profesionalisht por qe nuk mbajne te veshur ndonje kostum partiak. Te dytet, servilet partiakë, rendin kush te mberrije i pari pa dale mire dielli, duke mos harruar te vendosin kollaren (me nje dopio vodke para, mbase dhe me ndonje kokerr ulliri. Pas kesaj vjen puna, avuj alkooli nga goja duke i perngjare llullase dhe buleza djerse sigurisht prej alkooli.) Te tretet, jane ata qe kur i pyet se çfare profesioni kane, te pergjigjen: “DREJTOR”. Jane ata pseudointelektuale qe nuk munden asnjehere t’i ofrojne diçka shoqerise duke lene qofte nje gjurme sado te vogel. Te katertit, jane ata qe i sheh me 2-3 diploma korrespondence te blera tek parku “Rinia” siç thote nje miku im. Pergjithsisht te kjo kategori “intelektualesh” hyjne tek mesuesia, juridiku, por edhe tek ekonomiku. Madje keta te fundit bejne bilancin e firmave te tyre fantazma qe nuk kane asnje makineri apo nje objekt te krijuar per nje subjekt privat, ndersa tek shteti jane ne liste te paret ne marrjen e tenderave pasi paguajne mire. Keta lloj njerezish e kane krijuar vete hierarkine e tyre te vlerave te asgjese. Me paturpesine me te madhe rrembejne dhe shfrytezojne punen e vartesve te tyre duke i ekspozuar ato si vlera personale. Shoku Zylo dhe Demka jetojne ne çdo kohe dhe vetem nderrojne emrat. Ne s’mund te shkojme ne Evrope duke ndertuar per shkak te ndikimit te politikes me duart tona piramida, pasi e ardhmja do te jete fatkeqsisht e zeze. Ajo qe te shkakton vertet dhembje eshte fakti te shohesh disa nga keto modele njerezish te ushtrojne profesionet e tyre duke qene lidera ne drejtim. Dhe kjo nuk eshte nje histori qe ka lindur sot. Gjithnje i kam bere pyetjen vetes, nese ne mund te jetonim me mire edhe pse jemi nje vend i vogel dhe i varfer. Ne qofte se do ta deshironim vertet ate Evrope qe disa here ne menyre abusive shume lidera e kane ne maje te gjuhes, do te mund te zgjidhnin politikisht problemet tona ndryshe. Pasi politika mban era korrupsion, paaftesi, klientelizem. Ne vazhdojme te thellojme gabimet tona çdo dite duke mos dale dot nga skuta ku na perplas rendom politika e sotme, duke mos qene shpesh vetvetja, por nje cope e vogel apo nje kukull plasteline. Ne kemi nevoje imediate per njerez qe arkitektojne vetë fatin e tyre, qe kane guxim te sakrifikojne dhe jo paturpesine per te shfrytezuar punen e te tjereve dhe paaftesine qe qofte dhe nje here ne jete te mund te jene vetvetja. Piramidat s’mund te jene e ardhmja e ketij populli te shumevuajtur. E shumta do te na orientojne drejt epokes se faraoneve te Egjiptit… SELMAN HODAJ |
||
| Lajmetari...gazeta nr.134 dt.03/04/2006 |
||