|
|
Mjafton t’i hedhësh
një sy institucioneve kulturore per të pare gjendjen e katandisjes
së tyre, për të pare se deri në ç’masë
politika do te kontrollojë gjithçka. Kjo politikë do të
gjitha privilegjet dhe nuk do të marrë asnjë përgjegjësi.
I gjithë opinioni im ka për qëllim t’i kundërvihet
kësaj politike komformiste që mbizotëron në kulturen
e Beratit. Dhe rezultat i kësaj politike kulturore ishte edhe aktiviteti
përkujtimor. Pallati i kulturës, nga që nuk ka mundësi
për të prodhuar art dhe kulturë (i dekun i pakallun, i thonë
shkodranët), ajo që i ka ngelur të bëjë janë
festimet pompoze dhe nostalgjike.Të gjitha këto festa mbarëberatase
kulturore kanë ne themel nostalgjinë për komunizmin. Mjafton
t’i referohemi festimit të 85- vjetorit te datëlindjes se
Novruz Haznedarit, artist për të cilin flasin me respekt, dhe
besoj plotësisht që ka qënë i tillë. Unë nuk
e mbaj mend se kam qenë i vogël. Ata që oganizuan festën,
nuk ma dhanë mundësinë që të njihja veprën
e tij. Që qyteti të njihej me veprën që ka lënë
Nokja, ishte e nevojshme që të ishte përgatitur një
kasetë me filmime të marra në TVSH dhe në Radio Tirana
dhe një libër për jetën dhe veprën e tij. Unë
jam i interesuar që artistët e shquar të vlerësohen.
Por vlerësim nuk do të thotë barazitizëm.Vlerat janë
pak, turmat janë shumë, dhe unë mendoj se Nokja nuk bën
pjesë te të shumtit. (I kërkoj ndjesë familjes së
z. Novruz Haznedari që në shkrimin tim po përdor emrin Noke
në vend të emrit të plotë. Nën emrin e Nokes miratohet
projekti dhe ç’të shikosh, turma me artiste nga klasa
punëtore, fshatarësia, NBSH-ja, NSHN-ja, NPN-ja , Uzina, Kombinati,
PPSH-ja, Rinia e me radhë pa mbarim ishin varur në mur, për
t’u barazuar me Noken, Shyqyriun, Virgjininë. Po përmënd
vetem këta që moren nga një cope kartë (pasi titujt
se si po jepen nuk kanë më vlerë). Kam dëshirë
të jem konkret dhe t’ua tregoj kronologjikisht atë çfarë
ndodhi. Hyra në hollin e pallatit. Tek dera si në dasmë shoku
Pal (jo Miska) mbulonte me puthje të gjithë të ftuarit. I
mbajta hapat se mos haja ndonjë te puthur. Në holl kishte shumë
entusiazëm. Dëgjoheshin, perveç puthjeve të Palit,
tek- tuk psherëtima: ohh, ahh! Por ajo që u bë himn i kësaj
feste ishte shprehja “ah, sa shumë kemi punuar në kohën
tonë!” Nostalgji e hapur për periudhën më të
zezë të Shqipërisë dhe të artit, për komunizmin.
|
Ceremonia filloi. Në
presidium zunë vend të gjithë pushtetarët. Artistët
u bënë spektatorë. Edhe znj.Virgjini u vendos në radhë
edhe pse ishte ftuar të merrte çmimin e lartë “Nderi
i Artit”. Vendin e saj e zuri Pali (jo Miska). Filluan fjalimet, të
gjithë folësit e filluan fjalimin me shprehjet standarte,”I
nderuar prefekt”, “na nderon prefekti”, “merr pjesë
prefekti”. (Pas ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë
bota njohu vetëm një emër, ai ishte Giuliani, kryetar i bashkisë
së Nju -Jorkut.) Vetë prefekti, kur e mori fjalën, u shpreh:
“Jam dakort me parafolësit, s’kam çfarë të
them.” Vlen të theksohet se përfaqësuesit e opozitës
ishin degdisur tutje, edhe pse ata kishin votuar pro çmimeve. Kryetarin
e opozitës protokolli e kishte ulur te dera, ndërsa per dhenien
e ndonjë çmimi as që u mendua. Për të sjellë
kujtimet e kohës ishin perzgjedhur folësit. Për të folur
për jetën e Nokes ishte thirrur nga Tirana ish -shkrimtari ish
-aktori, ish -prestigjatori i cirkut, Skënder Hasko, i cili në
rini kishte nxjerrë gjarpërin nga koshi. Ai na tregoi se si kishin
bërë për të qeshur fshatarët. Drejtori i qëndrës
kulturore i ftoi pjesëmarrësit në përfundim të
shikonin komedinë “Ah, kjo dreq kohë!” e Meçan
Toskës. (Kjo komedi, në konkurimin që zhvilloi Kadri Kuka,
fitoi me komedinë e nobelistit Dario Fo. Meçani mundi Dario
Fonë!) Të pranishmit preferuan të shihnin komedinë,
ndaj salla mbeti bosh. (Siç duket nuk donin të shkëputeshin
nga ajo kohë për të parë “Ah, kjo dreq kohë!”.
Ja kështu u kremtua 85 -vjetori i artistit. Për të vlerësuar
artistët nuk mjafton përmendja e emrit dhe dhënia e ndonjë
cope letre. Kërkohet seriozitet dhe përgjegjësi morale dhe
njerëz të specializuar e jo ata që bërtasin:”
“Berati im i dashur!” Unë mendoj se çështja
nuk është kaq e thjeshtë, gafa të një apo dy personave,
qofshin këta edhe drejtues. E para është një mentalitet
i tërë të punuari e vepruari si në komunizëm. E
dyta, dhe më kryesorja, është dëshira për të
vazhduar në këtë rrugë. Këtë dëshirë
e tregon edhe këmbëngulja për të mos bërë
reformë. |
|
|