|
Njė qeveri e keqe, formon njė popull tė prapė
Yzedin Hima
Thuhet se ēdo popull e meriton qeverinė qė ka. Nė kėtė thėnie, pa dyshim qė ka tė vėrtetė, por ndodh shpesh se njė qeveri e keqe formon njė popull tė prapė. Natyrisht ky fenomen ndodh nė vendet e pazhvilluara, nė vendet diktatoriale dhe nė vendet nė tranzicion. Vendi ynė ka patur njė fat jo tė lakmueshėm historik, (shpesh e ka zgjedhur vetė kėtė fat,) ku nė shumicėn e kohės ėshtė qeverisur keq nga qeveri tė kėqija. A ka ndikur kjo keqqeverisje tepėr e gjatė nė mentalitetin e popullit qė jeton nė kėto treva? Natyrisht qė ka ndikuar. Nė kohėn e sundimit osman te banorėt e viseve shqiptare lulėzuan vese tė tilla si kapadaillėku, dembelizmi, parazitizmi, mercenarizmi, vaniteti dhe limontia. Nuk kishte asnjė dėshirė pėr tė ndėrtuar rrugė e ura, pėr t'ia nėnshtruar vendin ligjit dhe rregullit. E gjitha kjo ndodhte sepse Shqipėria ishte njė periferi e Perandorisė dhe shqiptarėt nė shumicėn e rasteve tė pėrkėdhelurit e saj.
Edhe gjatė diktaturės komuniste qeveria ndikoi kriminalisht pėr tė krijuar popullin mė tė keq tė tė gjitha kohrave. Diktatura vazhdoi gjatė dhe njė brez u lind dhe u plak nė diktaturė. Veset dhe e keqja njerėzore u kultivuan nga diktatori pėr ta mbajtur kėtė turmė nėn zgjedhė. Nė kėtė periudhe ndodhi ajo qė pėrmend Shekspiri : "Vjen njė kohė qė virtyti i kėrkon ndjesė vesit". Servilizmi, hipokrizia, spiunimi, zvetėnimi dhe tjetėrsimi arritėn tė mposhtin njeriun. Qeverisja kriminale krijoi turma tė poshtra qė bėrtisnin pėr varje nė litar tė njerėzve tė shkolluar nė perėndim dhe qė kishin dhėnė gjithėēka pėr vendin e tyre, por kishin refuzuar me politesė komunizmin. Turma qė tė ngjethin mishtė sot, kur shikon kronikat e prillit 1985 apo ato tė vitit 1991, tė kėrrusur mė buste mbi shpinė.
Europa u drodh ku ndeshi kėto qenie tė deformuara kriminalisht nga diktatura, pėr tė cilat fjala jetė ishtė fjala mė pa kuptim. Europa e lirė nuk mund tė imagjinonte atė qė kishte ndodhur me kėtė popull. Ndaj tė gjitha sondazhet e eurobarometrit nė vende tė ndryshme tė Europės japin njė mendim aspak pozitiv pėr shqiptarėt pėr periudhėn pas viteve tė hapjes.
Edhe vitet e tranzicionit tė gjatė postdiktaturė nuk arritėn qė tė ndėrtonin njė sistem vlerash nė qeverisje dhe nė shoqėri. Anarkia e pasviteve 90, sė pari ėshtė anarki vlerash, nga e cila buron edhe prishje e rendit, rregullit. Qeverisja shkatėrroi edhe ato vlera tė pakta qė i kishte ende ky vend dhe i zėvėndėsoi me militantizmin. Populli mė i keq pas atij tė diktaturės ėshtė pikėrisht popullit militant i krijuar nga qeverisja e keqe e kėtyre viteve. Ata kongresmenėt qė na bėjnė pėr tė qeshur nė TV, janė udhėheqėsit e tėrė jetės ekonomike, kulturore, politike nė tėrė provincat e Shqipėrisė, pse jo nė njė masė tė madhė edhe nė Tiranė. Modeli i zyrtarit qė kėrkon ryshfet pėr ēdo shėrbim publik qė tė kryen, zgjidhja e pothuajse 90% e problemeve nė tėrė nivelet administratės sė sotme "duke lyer rrotėn e qerres", ka krijuar njė popull qė armikun mė tė madh ka shtetin dhe ligjin. Sepse njeriu i thjeshtė te polici sheh ministrin e brendshėm, te nėpunėsi e zyrtari lokal sheh kryeministrin, te gjyqtari sheh presidentin e republikės. Kur tė gjithė kėta i rrjepin lėkurėn, ai i urren tė gjithė: edhe shtetin, edhe ligjin. Dhe mundohet me tė gjitha mėnyrat pėr t'u hakmarrė ndaj shtetit tė tij, ndaj qeverisė sė tij, duke mospaguar taksat, duke mospaguar energjine, duke fallsifikuar identitetin, duke u rekrutuar nė ushtrinė e trafiqeve dhe tė krimit.
Posttranzicioni krijoi njeriun e bindur, shėrbetor tė partisė dhe tė shefave, sipas modeli tė gatshėm tė diktaturės. Sot anėtarėt e klanit, anėtarėt e fisit, servilėt dhe shėrbetorėt e dhunshėm (truprojat), janė pasuruar. Edhe brenda partisė nė pushtet, siē thotė ish-kryeministri Meta, ėshtė krijuar populli minoritar, i pėrbuzur, pa akses nė qeverisje, biznes etj. Merrni me mend popullin opozitar, tė pėrndjekur herė -herė njė lloj si nė kohėn e Hoxhės. Sot, me krijimin e monopoleve politiko-financiare dhe tė biznesit , mund tė kryejė njė biznes tė thjeshtė ai qė e ka mirė me qeverinė e qeveritarėt, ndėrsa tė tjerėt le ta zgjidhin jetėn e tyre me mjete rrethanore, bie fjala edhe me gomone nė detin e trazuar.
Propozimi i fundit i kryeministrit Nano pėr tė falur faturat e energjisė elektrike pėr njė pjesė tė banorėve qė nga viti 1994, la pa mend ata qė paguajnė faturat e energjisė elektrike para se tė blejnė bukė dhe djathė. Pensionistėt i kanė privuar vetes edhe kafen e mėngjesit, veē tė ishin nė rregull mė shtetin. Po kėshtu mėsuesit dhe tėrė varfanjakėt e tjerė, tė varfėruar mė kontributin e qeverisė. Befas qeveria fal , jo nga xhepi i kryeministrit apo xhepi i ministrave, dhjetra miliardė lekė. Kėshtu u krijua populli qė fiton duke shkelur ligjin, duke mospaguar atė qė konsumon, populli i rrumpallės. Kontributin pėr krijimin e kėsaj turme e dha qeveria e keqe. Nėse vėrtetė i vinte keq pėr kėtė kategori njerėzish, le t'u rriste pėrkrahjen sociale, asistencėn , por kurrsesi t'u falte nga trasta e tė gjitha popullit. Qė sot dėgjohen zėra se ėshtė marrėzi tė paguash faturat kėtij shteti, kur vjen njė kohė qė vetė shteti t'i fal.
Besoj se jo vetėm populli e meriton qeverinė qė ka, por edhe qeveria e meriton popullin (a turmėn) qė vetė e ka formuar. Njė qeveri e keqe formon vėrtetė njė popull tė prapė.
KTHEHU TEK
"OPINION"
|
|