kthehu tek opinion


Kultura, ky pėrshesh prej luspash e pendėsh sė bashku ...©

     NGA: BALIL GJINI

  Pėrditė po shohim gjithnjė e mė kjartė se ky vendi ynė, i kėtilluar ndryshe Arnautistan, (qė ishallah Zoti nė tė madh tė tij e sjelltė nė islla), poshtė guaskės sė tij tė squllėt e tė flashkėt midhjerore pjell nga njė inxhi tė pataksshme lėbyrėse; e pjell shi nga ai vend ku amvisat e katundit sabah pėr sabah futin gishtin dhe shikojnė pulat pėr vezė.
   Inxhia mund tė ketė pamjen e njė haberi: diku, nė Elbasan, a Firifistun ( ē' rėndėsi ka) njė kaposh ka pjellė njė vezė olimpike, kurse bash m' u nė mes tė Tiranės Rudina Xhunga ka thurrur njė libėr bajagi ngashėnjyes. E ndėrsa e zonja e kaposhit ējerr faqet dhe thotė se kjo mund tė ndjellė njė mynxyrė, e zonja e librit, ajo vajza e televizionit qė merr burrat e politikės nė intervistė, thotė se libri i saj ėshtė njė kismet pėr lexuesin. Allah-allah, ē' na shohn sytė e na dėgjojnė veshėt!
   Ėshtė e njėmendėt se arti dhe letėrsia nė katundthin tonė me emrin Shqipėri ėshtė njė zeje qė mėtohet tė serviret si njė pėrshesh i gatuar sė bashku: me luspa rėshqanorėsh dhe me pupla brengosėse pėllumbash. Nė njė faqe kulturore mund tė gjesh pranė e pranė si krijesėn e neveritėshme tė socrealizmit, ashtu edhe poetin e talentuar. Mund tė gjesh si hijen e kahershme tė Nasho Jorgoqanit, po ashtu edhe poezinė elegante tė Ervin Hatibit, mund tė gjesh si bulurimat rapsodike tė domuzit varvat Arben Duka, po ashtu edhe metaforat rrezėllitėse tė Gentian Ēoēolit.
   Detyrėn e kėsaj servirjeje tė hazėrtė e kanė marrė pėrsipėr si ēupkat bukarane me faqet paparunė tė tė pėrjavshmeve kulturore, ashtu edhe ca redaktorė tė televizioneve, njohuritė e tė cilėve pėr artin e kulturėn mezi mbushin pulqerin e njė dore. Rreziku qė vjen nga njė tillė ėshtė ēuarje e artit dhe kulturės drejt nivelit tė katandisjes, pra drejt kollajxhesė dhe amatorizmit, ndonse fraza e gjatė si njė shirit zorrėsh "arti i takon popullit", kutėrbon e vroneps m' u tek pragu i shtėpisė.

   Nė katundet e mjera provinciale ēdo vdekėtar i rėndomtė rreket t' i ngrejė vetvetes njė statujė tė pėrjetshme, nėn hijen e sė cilės tė shullėhen tė ngjashmit e tij, tė cilėt, edhe nė mos ia paēin pėr pesė meritat, tė paktėn tė lėshojnė njė psherėtimė ndėrmendėse pėr tė dhe tė thonė: rahmet pastė, i gjori!, E, pra, nė kėto katunde lind pėrditė nga njė gjeni qė i bėn tė gjitha: edhe sharrėtarin, edhe shitėsin e prezervativėve, edhe lėvruesin e gjuhės sė mjaltėt. E tha i pari dhe tė tjerėt vrapojnė pas berrihait. Sa pėr argument, arketipi mė i realizuar i kėsaj shurakame ėshtė njė vajzė me inicialen Ē (emrin s' po ia pėrmendin, sepse i takon anonimatit) qė s' ka lenė revistė pa dalė nė resme, s' ka lėnė ekran pa ia bėrė cuuu. Gjithė merita e saj ėshtė se u ngjan modeleve tė kahershme tė vajzave tė tempujve, qė edhe iu serviloseshin priftėrinjve (shefave tė sotėm tė T.V-ve), edhe binin nė shtrat me udhėtarin qė kalonte andejpari. Dhe dihet se modelet e atyre vajzave i kemi nė formė statuetash, pra me kokėn tė mbushur plot kashtė mė sė shumti, pėr tė mos u thyer.
   Ata qė duhej tė vendosnin rregull nė kėtė zallamahi dhe gjullurdi tė allasojshe, duhet tė ishin akademikėt. Por dihet mirėfilli se Akademia e Shkencave ėshtė shndėrruar nė njė lloj azili pėr ca pleq tė currufjepsur qė njė herė nė sene shkojnė si pėr haxhillėk nė treva letrare qė iu ėshtė shterruar dhe tharrė bari bari: Naimi, Serembe, De Rada. M' u pėrballė dritare tė zyrave tė Akademisė mund tė dėgjosh ashiqare kėrnjimet (kėrr...kėrr...) e tyre tė jetosura. Kėsisoji ata s' bėjnė asgjė tjetėr veēse rolin e kėpucės e brashnjės sė vjetėr, brashnjė qė me gjithė xhufkėn e kuqe nė majė (titujt prof., apo doc.), nuk mund tė sugjestionojė mė kėrkėnd.
   Por ka ende njė shpresė:shteti. Pikėrisht ai duhet tė japė njė model tė tjetėrfartė tė kulturės: nė vend tė amotorizmit banal tė japė modelin e sqimės e pėrzjedhjes, nė vėnd tė kallaballėkut dasmėror tė "show" televizive tė qasė modelin e individit plot qibėr tė artit. Por kemi ajgėtuar se Ministria e Kulturės ėshtė e interesuar mė sė shumti pėr kulturėn horizontale (daulle, xurna, gėrneta), kurse kulturėn vertikale sikur s' ia qas aq shumė pragu i derės. Sikur tė mos mjaftonin kėto bash vitin qė kaloi, Ministria e Kulturės, duke i dhėnė penėn e artė Dhimitėr Shuteriqit, provoi atė qė thotė Jaques Derrida: kultura shtetėrore ka pėrfaqėsuar gjithmonė rrezikun mė tė madh.
   T' i japėsh Shuteriqit penėn e lavdisė don tė thotė tė ngatėrrosh malin e Olimpit me kodrat e murme tė Saukut. Zotėrisė nė fjalė do t' i merreshin mėndė qė nė dhjetė metrat e parė tė atij mali tė perėndishėm. Nėse fjala Mut nė Indi shėnjon njė perėndi, kjo s' ėshtė e njėvlefshme me gjuhėn e Arnautistanit tonė. Me dhjetra shkrimtarė tė djeshėm janė ende nė hije, ose nė gjysėmhije: Zorba, Canaj, Trebeshina etj. Pa e tepruar aspak ne mendojmė se shuteriqėt e kėtij vendi, nė sabah, kur i shihnin tė gjithė, vinin kokėn tek pragu i tempullit tė artit dhe e puthnin atė tri herė, kurse nė aksham, kur s' i shihte njeri, ndragnin e fėlliqnin bash tek ky prag.
   Nė tė gjithė botėn e qytetėrur standartet pėr kulturėn e artin janė arritur shkallė-shkallė. Kurse tek ne… eh, tek ne (!), diagrama e ftillimeve artistike fillon, ta zemė, qė nga pikturat qė s' iu lėnė gjė mangut atyre tė guvave tė moēme dhe deri tek ato mė modernet. Kjo mėnyrė arsyetimi formon njė reliev pėrthyes vlerėsimi, po aq i frikshėm sa dhe relievi gjegrafik i kėtij vendi, aty majėror e aty greminėror. Ka qenė mė keq, thonė optimistėt. Dhe tė kujtojnė kohėn e Merhumit, tė territ… Dhe mua mė kujtohet njė nga tregimit e Borgesit, tregim ku njė mbret babilonas fton njė mbret arab pėr tė vizituar labirinthin e frikshėm. Mbreti arab, pasi e vizitoi labirinthin ra nė silloisje: me ēfarė do t' ia shugaste kureshtjen mikut nė Arabi? Befas u shendua e u kėndell. Ka edhe Arabia labirinthin e saj: shkretėtirėn. Tė dritėshme, kanosėse, mynxyrėse…

  BALIL GJINI

Botuar me 23 Shkurt 2004 ne"Lajmetari i Beratit"


KTHEHU TEK "OPINION"