©
Lajmetari i Beratit nr.28 , 19.01.04
Yzedin Hima
Fati i ndarė i shqiptarėve
Njė pjesė e madhe e shqiptarėve u panė javėn qė shkoi tek ndiznin qirinj nė nderim dhe pėrshpirtje tė vajzave dhe djemve qė ngrinė nė gomonen e braktisur nga fati dhe shteti nė mes tė dallgėve tė pėrbindshme tė Jonit. Nė atė gomone qė per dreq e rastėsi ka formėn e hartės sė atdheut tonė tė mbetur, apo formėn e arkmortit, siē i thotė shkrimtari i madh Ismail Kadare arkivolit nė librat e tij.
Pas rėnies sė Murit tė Berlinit shqiptarėt kujtuan se ra edhe muri qė kornizonte arkmortin e tyre, atdheun e mbetur dhe thellėsisht tė izoluar nga diktatura. Shpresuan se do tė krijohej hapsira mbarė shqiptare, hapsira mbarėeuropiane, duke thyer pėrgjithmonė konturet e frikshme, dhe shqiptarėt do tė ndanin fatin e tyre me njeri-tjetrin, do tė ndanin fatin e tyre me banorėt e kontinentit tė vjetėr, fat i ndėrprerė qė nė shekullin XV.
Por nuk ndodhi kėshtu. Kur ra Muri ata panė se befas, pėr fatin e tyre tė keq, u shfaqėn mure tė tjerė, tė cilėt do t'i ndanin nga bota e qytetėruar, nga Europa e dėshiruar. Mure tė diferencave tė hatashme ekonomike, mure tė diferencave tė mėdha tė qytetėrimit dhe zhvillimit, mure diferencės sė funksionimit tė shoqėrisė dhe shtetit.
Tani shqiptarėt do tė pėrballeshin me aventurėn e kapėrcimit tė kėtyre mureve nė mėnyrė tė paligjshme dhe kur tė mbrrinin nė Europėn tjetėr, pėrsėri do tė vuanin sindromėn e mureve. Identiteti i tyre, fati i tyre sėrish do tė rrethohet nga mure qė do t'i pengojnė nė integrimin nė jetėn e tyre tė re: qėnia shqiptar do t'i pengojė tė marrin leje qėndrimi, do t'i pengojė tė gjejnė punė, do t'i dėnojė apo riatdhesojė nė rastin mė tė parė. Shqiptarėt edhe nė Europėn e lirė e tė qytetėruar ndihen tė izoluar, tė pėrbuzur dhe tė rrezikuar.
Edhe pas njė dekadė e gjysėm nga rėnia e diktaturave nė Europė shqiptarėt nuk e ndajnė fatin mesvetes dhe jetojnė tė izoluar nga pjesa tjetėr e Europės.
Por mallkimi mė i madh pėr ta ėshtė se edhe brenda Shqipėrisė sė mbetur, tė izoluar nga bota e qytetėruar, ata nuk ndajnė tė njejtin fat nė mes tyre. Njė pjesė e tyre nuk njohin ligj e konkurencė tė ekonomisė sė tregut, nuk njohin skrupuj moralė e institucionalė nė emėr tė pasurimit me ēdo kusht dhe nė shpinė tė ēdokujt. Kėta janė pronarė tė Shqipėrisė sė sotme dhe para tyre muret e Europės bien si tė jenė perde teatri, ata kanė pasaporta me viza, pasaporta diplomatike, depozita marramėndėse. Ata formojnė, nė fakt, murin e madh tė izolimit tė Shqipėrisė sė mbetur. Ata formojnė konturet e arkmortit tonė qė thirret atdhe. Kėta janė deputetė, ministra, anėtarė tė KPD-sė, bisnesmenė tė krijuar nga shteti, zyrtarė tė lartė lokalė qė punojnė prej vitesh vetėm pėr rritjen e tė ardhurave tė tyre tė paligjshme, trafikantė, horra e vrasės tė pasuruar nė situata kritike pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, "kongres-menė" qė firmosin 4-5 bordero, vjedhės e pėr-vetėsues tė pasurisė sė vėnė me mund e djersė pėr dekada nga shqiptarėt, falsifikatorė dhe hajdutė tė pronave tė qytetarėve fisnikė shqiptarė tė proletarizuar padrejtėsisht, servilė dhe dallkaukė tė lidhur me pushtetin.
Kėta kurrsesi nuk e ndajnė fatin me qytetarėt shqiptarė. Ata jetojnė nė luks marramėndės dhe njė shoqėri e vėrtetė demo-kratike, njė funksionim i shtetit ligjor do t'i ēonte drejt e nė burg. Ndaj e duan Shqipėrinė kėshtu, siē ėshtė tani, anarkike, para-demokratike, tė izoluar nga bota e qytetėruar, ku sundon ligji dhe e drejta, pėr njė kohė sa mė tė gjatė.
Pjesa tjetėr e qytetarėve shqiptarė , natyrisht mazhoranca, jeton kufijtė e egzistencės, pa punė, pa pronė, pa strehim,pa shpresė, pa vizė nė pasaportė, me dėshirėn e etshme pėr tė ikur njė orė e mė parė, pėr tė shpėtuar nga arkmorti me emrin e bukur atdhe. Kėta njerėz e kanė humbur shpresėn te qeveria. E kanė humbur shpresėn edhe te opozita, sepse nėse do tė kishin njė fije shprese diku, nuk do tė niseshin gati-gati me vetdije drejt vdekjes.(Mbrėmjen e datės 8 janar tė gjithė stacionet e tv-ve , vendase dhe tė huaja, lajmėruan njė prishje tė kohės dhe furtunė pėr pasditen e 9 janarit.) Tė ikurit e gomones fatale nuk gabuan. Siē u vėrtetua mbrėmjen e tė premtes sė zezė, qeveria nuk e ndau fatin me djemtė e vajzat qė klithen fort pėr ndihmė nė portat e shurdhėta tė shtetit dhe nė ekranet e tv-ve, tė cilat e bėnė detyrėn e tyre. Qeveria i la djemtė dhe vajzat nė mėshirėn e fatit, pra nė fatin e tyre. A ka pretekst mė qesharak se anijet tona u kthyen se u rrezikohej jeta marinarėve?! Po pse atyre nė gomone nuk u rrezikohej jeta?! A mund tė thuhet se ushtarėt u kthyen nga lufta se u rrezikohej jeta?! Po le tė luftonin, le tė rrezikonin se edhe mund tė fitonin. Mirpo shteti ynė nuk e ndan fatin me qytetarėt . Ai ka fatin e tij, qytetarėt tė tyren. Kreu i Qeverisė imiton pashanė, teksa pushon me javė dhe muaj tė tėrė nė vendet mė ekzotike tė rajonit dhe botės, larg pashallėkut tė tij nė periferi tė Europės dhe nė fillim tė Azisė. Edhe fati i tij prej pashai nuk i ngjet hiē fatit tė qytetarėve tė pashallėkut tė tij, qė jo pėr rastėsi e ka trajtėn e kufijve nė forėm arkmorti. Morali ortodoks e kėrkonte qė kreu i qeverisė t'u kėrkonte ndjesė familjarėve tė tė ndjerėve, por Ai kurrsesi nuk e uli kokėn e tij prej pashai.
Lėvizja "Mjaft", njė lėvizje sa humane aq edhe qytetare, po rropatet tė "formojė" popullin, atė prej vėrteti, qė reagon e proteston e ndryshon. Kjo lėvizje po pėrpiqet tė krijojė edhe opozitėn, atė tė fortėn qė ndan fatet me qytetarėt e thjeshtė, me atė 60% qė po i largohet kutive tė votimit dhe pėr rrjedhojė ēdo zgjedhje me 40%, nuk ka sjellė zgjidhje.
I gjithė ky abstenim ka ardhur si pasojė e korruptimit politik qė realizoi qeverisja socialiste me parlamentin shqiptar, korruptim i pashembullt. Sot ēdo deputet merr njė rrogė 2 milion lekė me bordero (me gjithė shpėrblimet pėr mbledhjet e komisioneve). Me pėrjashtime tė pakta , tė gjithė deputetėt kurrsesi nuk duan zgjedhje tė para-kohshme. Afėr mendėsh: Nuk kanė asnjė siguri se sėrish do tė zgjidhen deputet nė labirintin e 30% tė votuesve, ku ligjin do ta bėjnė paratė e pista, pushteti okult, klani mafioz.
E nė njė vend, ku ca ndihen padronė tė gjthėēkaje e ca tė tjerė tė shpronėsuar nga gjithėēka, ku ca kanė nė duar fatin e tyre dhe fatin e tė tjerėve dhe kurrėsesi nuk pranojnė ta ndajnė fatin e tyre me atė tė tė tjerėve, punėt do tė venė keq e mos mė keq.
Kur qytetarėt e Shqipėrisė tė ndajnė tė njėjtin fat, pavarėsisht nėse janė nė pozitė e opozitė, pavarėsisht se janė indiferente, dhe sė bashku tė pėrpiqen pėr ta ndryshuar fatin e pėrbashkėt, pėr ta bėrė ēdo ditė e mė tė mirė, atėherė ky vend do tė hyjė nė udhė tė mbarė.