Bėhemi me dije se para do ditėsh, qepazeja dhe tellalli i bashkisė, palltoja e modės sė vjetėr qė s“gjen kremastar ku ta varėsh, njeriu me inacialet K. K, aliaz Kadri Kuka, ka shpupurisur pendėt e tij prej harabeli qė rreket tė ketė shtatin dhe vezėn e strucit, dhe e ka barė helaq gjithė punėn njėvjeēare tė biblotekės. Zotėrisė nė fjalė, inspektor i kulturės pranė bashkisė, por qė ka ambicien ta quajė veten shef seksioni tė kulturės (!), pra mban veshur uniformėn e njė kapteri, por tė tjerėve iu thotė se ėshtė safi veshje gjenerali, dua t“i bėj me dije ca tė vėrteta lodhshmėrisht tė stėrnjohura, tė cilat vetėm ai s“mund t“i dijė:
Sė pari: kur merret nė analizė puna njėvjeēare e njė institucioni ėshtė etika mė elementare zyrtare tė thirret nė kėtė analizė drejtuesi, pėrgjegjėsi, a shefi i kėtij i kėtij institucioni. Fakti qė ju s“kini thirrur jo vetėm mua, por as drejtorin e qendrės kulturore nga e cila varet edhe biblioteka, tregon zellin prej urithi (gėrmo, xhaxha urith, gėrmo, siē thotė Shekspiri) pėr tė hapur llagėme nga ku derdhen gjithfarė gjirizesh: urrejtje, shpifje, zili, mediokritet.
Sė dyti: dua tė tė tė kujtoj se puna e punonjėsit tė bibliotekės ėshtė njė profesion si shumė tė tjerė, ndaj dhe kontrolli i saj nuk bėhet nė mėnyrė amatoreske, por tė specializuar. Fyese nė kėtė mes nuk ėshtė pse ėshtė bėrė kontroll, por sepse kėtė kontroll e keni bėrė ju, qė s“ia kini idenė. Pėr kėtė, askush s“iu ndalonte tė thėrrisnit specialistė tė bibliotekės kombėtare, ose specialistė tė ministrisė sė kulturės.
Ju, duke qenė gramofoni i vjetėr qė pėrdor vetėm pllaka tė pėrdorura nga tė kohės sė Dullės, e reduktoni kulturėn vetėm tek xurnatė e daullet, tek folku dhe veprimtaritė masive. Nė tė vėrtetė, mor zotėri, kjo kulturė realizohet shpesh nė heshtje, nė mėnyrė rutinore (po, pra!) dhe larg zallamahisė turmėrore. Ėshtė si puna e bletės dhe brumbullit. Bleta rend gjithė ditėn pa zhurmė pėr t“i mbushur ato kėmbė tė lume me polen, nga i cili del mjalti. Rend dhe zhurmon edhe brumbulli pėr t“i mbushur ato kėmbė dreqi me bajga , me tė cilat bėn ca toptha me tė vėrtetė estetikė dhe harmoniozė. Ēėshtja nė kėtė mes ėshtė tė na spjegoni, sipas Frojdit, pėrse pėlqeni punėn e brumbullit dhe jo tė bletės?
Sė treti: Ju duhet tė kishit pak mė tepėr respekt pėr ato punonjėse qė kėrbunjen gjithė ditėn pėr tė marrė njė rrogė krejt qesharake prej 12.000 lekėsh. Janė ato qė punuan dhe e mbrojtėn bibliotekėn ( "o i vogėl, o partizan") nė vitin “97, kur juve ju kishte humbur fare rodina.
Jo vetėm si pėrgjegjės i njė instucioni, por edhe si njė njeri i lidhur me kulturėn e kėtij qyteti, dua t“ju kujtoj se ėshtė detyra juaj tė merreni me gjėra tė tjera mė themelore. Ju kujtoj se aktori i fundit ėshtė larguar nga teatri para disa vitesh, ("fluturoi dhe shtėrgu i fundit, larg, pėrtej me shpirt tė gjorė"- si do tė thoshte Lasgushi). Pra ē“do tė bėhet me teatrin, estradėn ? Ku janė konsultat, diskutimet pėr to etj? E pra, nė vėnd qė tė merrni kazmėn e ndėrtuesit, ju keni marrė llastikat e alabakėve pėr tė thyer me gurė xhamat e atij institucioni qė realisht punon.
Sė fundi: unė e di fare mirė se nė thelb e gjithė kjo ėshtė njė shantazh mbi mua, njeriun e kundėrt nga bindjet tuaja politike. Pėr kėtė, ju kėrkoni qimen nė pėrqeq, si i thonė. Ėshtė njė shantazh krejt primitiv, pėr tė mė detyruar tė mbyll gojėn. Nė kėtė mes ju jeni me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq, sepse ndėrsa zellin e kini tuajin, puna ėshtė e dikujt tjetėr. Por gaboheni rėndė. Gaboheni sepse brirėt me tė cilėt e kini armatosur ballin pėr tė sulmuar, nuk janė brirė demi, por brirė kėrmilli.Thėnė ndryshe kjo frazė e fundit mund tė ishte dhe e tillė: jo ēdo plesht qė ka ngjyrėn e kuqe tė kalit, ka medoemos edhe huqet dhe takėmet e kafshės fisnike.
Dhe mos kujtoni se pėr vendin tė cilin mbaj duhet t“i jem mirėnjohės ndokujt, pėrveē vetvetes. E them pa modesti: pres tė ndodhė e kundėrta. Shteti tė mė jetė mirėnjohės pėr aq sa kam bėrė. E di fare mirė qė ėshtė kjo qė s“iu pėlqen tek unė, ty dhe shefave. Sepse jetoni me reminishencat e diktaturės, tė kurrizeve tė kėrrusura, tė fjalėve lutėse "amin" e "derman".
Sa pėr punėn e atij harabelit qė gjakonte tė kishte shtatin e stucit, por edhe vezėt e tij, a e dini ēfarė ndodhi me tė? Zogu i gjorė u shtėrgua aq fort dhe jo vetėm qė s“e bėri dot vezėn e madhe, por gjakosi menderen. Po, pra, menderen , me tė cilin juve shpeshherė mendoni, zotėri.
BALIL GJINI
Ky shkrim eshte botuar ne muajin maj 2003
KTHEHU
TEK "OPINION"