| Opinion nga Bardhyl Myftiu | ||
| Komunitetet fetare në Shqipëri | ![]() |
|
| - Pas vitit ’90,
me hapjen e kishave e xhamive, në të vërshuan, si kudo, ish-komunistë
dhe ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.
Këta nuk shkuan atje për të larë mëkatet që
kishin bërë në të kaluarën, por me synimin për
t’u futur në hierarkinë fetare. Dhe ia arritën qëllimit,
ku rëndomë ata u bënë edhe krerë komuniteteve.
Gjendja aktuale e klerit shqiptar, përsa i përket arsimit profesional
teologjik, është i mjerë. Shumica dërrmuese e klerit
janë ish- punëtorë, ose e shumta ndonjë që ka kryer
një shkollë të mesme 50 vjet më parë në shkollat
fetare të asaj kohe. Këta titullarë janë të paaftë
të interpretojnë Kuranin ose Ungjillin. Shpesh predikimet e tyre
janë monotone, të mërzitshme, sepse s’kanë asnjë
lidhje me realitetin jetësor të besimtarëve të tyre.
Ata s’kanë guximin të dalin jashtë caqeve të librave
të shenjtë për të bërë interpretim, sepse
ata s’janë teologë. Vetëm teologu i vërtetë
është në gjendje të bëjë interpretime. Kjo
masë e madhe e të paditurve fetare (përjashto ndonjë
titullar të lartë), s’ka se si të mbledhë njerëz
në xhami apo në kishë dhe si pasojë frekuentimi i tyre
pothuaj është hiç, me përjashtim të disa pleqve
e plakave që adhurojnë besimin. Nga ana tjetër, kjo injoranca
religjioze s’ka as respektin e tolerancën e duhur për njerëzit,
që siç dihet s’janë të gjithë muslimanë
ose ortodoksë. Është e patolerueshme sjellja e disa muezinëve,
që në mes të natës lëshojnë nga minaret zërin
e çjerrë të muezinit nga altoparlanti me frekuencën
më të lartë. Kjo mënyrë sjellje lë tek njerëzit
një përshtypje të keqe, sepse u prishet qetësia. Në
predikimet fetare, nuk i kushtohet asnjë vend të rënë
të fesë nga diktatura komuniste, kur dihet se feja është
ajo që ka pasur më tepër nga masakra e komunistëve deri
asgjësimin e kisha e xhamive. Të paktën të kujtohen
ata të rënë një herë vit me një përshpirtje,
meshe ose astme. Por kjo s’ka se si të ndodhë, kur shumica e funksionarëve janë ata që u përmendën më lart. Ndryshe qëndron puna me klerin katolik. Ata në më të shumtën e rasteve janë me kulturë dhe mbi të gjitha, më afër njerëzve, më afër jetës së besimtarëve, pa përmendur përkushtimin që kanë. Ndërsa për klerin bektashian as që bëhet fjalë për kulturën e tyre të mjeruar. Është e vërtetë që në Shqipëri ekziston një harmoni fetare shekullore, por kjo harmoni duhet ruajtur nga ndikimet arabe ose greke, që mund të bëhen shkas për përçarje të thella e të pandreqshme, nga fryma ekstremiste që përpiqen të fusin. |
||
| Lajmetari...gazeta nr.158 dt 16/10/2006 |
||