Vjen fitorja pas lojėrave te dobėta tėTomorit
Nė 3 ndeshjet e fundit kishte mare vetėm 1 pikė.
Paskan parashikuar drejt ata sportdashės kur kanė thėnė se kampionati pėr
Tomorin fillon nė takimin me Flamurtarin. Ky parashikim ėshtė bėrė atėherė
kur Tomori kryesonte tabelėn e klasifikimit dhe nuk ishte ndeshur me ekipe
tė forta me pretendime pėr titull.
Dhe me tė vėrtetė, takimi i parė i luajtur nė Berat me Flamurtarin pėrfundon
me humbje 1-2, pėrsėri humbet nė Gjirokastėr 1-3 dhe barazon nė Berat me
Apoloninė 1-1. Pra Tomori nė 3 ndeshje paraqitet me bilanc tė dyfishtė
negativ: nga 6 pikė tė mundshme, fiton vetėm 1 pikė dhe duke patur balance
golash 3-6. (?!)
Parashikimet qė kanė bėrė sportdashėsit kanė qenė tė mbėshtetura nė disa
shkaqe, mangėsi qė kanė ndikuar nė rezultatet e dobėta tė ekipit Tomori.
Ato janė tė shumta: Impenjimi i futbollistėve nuk ka qenė nė lartėsinė e
duhur. Tė gjithė reparteve u mungojnė pikat e forta ndaj edhe harmonizimi
i lojės midis reparteve nuk bėhet. Sulmi dhe mbrojtja janė tė pafuqishme,
kėtė e tregon edhe bilanci i golave 3-6.
6 ekipe rivalesh, qė ka sot tabela e klasifikimit, pretendojnė qė tė kalojnė
nė superligė tė kampionatit tė ardhshėm. Pa dyshim se kjo vėshtirėson ēdo
ekip, ndoshta edhe Flamurtarin qė u ėshtė larguar ekipeve qė e ndjekin,
pasi kampioanti ėshtė i gjatė.
Tomori qė tė arrijė objektivin, duhet tė bėjė ndryshime nė lojėn e tij.
Ajo duhet tė ketė mė shumė ritėm, forcė e gola, mė shumė dėshirė e optimizėm
duke vlerėsuar nė maksimum edhe ekipin qė ndodhet nė fundin e tabelės.
Mendimi dhe besimi yne se Tomori do ta gjente veten dhe kishte pėr te
bėrė kthesėn doli i sakte.
Te Premten me 2 Dhjetor "Tomori" fitoi ne ndeshjen e rradhes ndaj
ekipit modest te Pogradecit.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e thelle 5-1 per ekipin beratas.