Kronika e Beratit
Faqja rinore e numrit 117 date 28.nentor2005

Home Info Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva About us

.

Foto

 

 

HOME NEWS OPINIONE

Albiona Ajazi, kl. IV A “K.Capo” ese.

Dhe hėna u trishtua dhe shkoi tė qajė!...


Diku! Pėr t’i fshehur lotėt nga athėsia e erės intensive nė dritė tė saj. Edhe jeta vazhdoi tė ecė mes qerpikėve tė natės si mėkatare e pafat! E provoi ajo dhe sofrėn e ngjyrtė tė ylberit, edhe bukurinė komplekse tė vatrės sė ngrohtė tė shtratit tė ėndrrave, por nuk u zgjua dot nga ai hutim i realitetit tė vėrtetė. Nga ai fat i shkruar. Njerėzimi del nė dritė e shikon ngatėrrim shpirtrash qė bredhin nė hapėsirė pa hapėsirė e kompleksohen nė atė rreth ciklik antik e ngatėrrohen mes tyre pa shkak dhe heshtin! E ata formojnė lodrime antireale mes tyre, e thurrin e thurrin rrjetė tė jetės sė djallėzuar. Dhe bėhen shoqėruese mikpritėse dhe Zot pėr tė tjerė. Dominojnė pa tė drejtė sepse duan. Shpirtra tė vegjėl e tė varfėr, tė rėnuar nga dėnimi i lindjes. Tė lindur pa shpirt tė dytė mirėsie brenda. Shpirtra tė vrarė nga moti, nga dhimbja e urrejtja qė mbajnė pėr jetėn. Krijojnė me vrerin dhe neverinė mjetin e kohės. E kohės si falin mė diell, e mbyllin sofrėn tokėsore me ēarēaf tė larė ferri. Dhe thithin ajrin e njomė prej buzėve tė vogla tė yjeve. Yjet i buzėqeshin e buzėqeshin dhe ofron njė lojė buzėqeshja e tyre e marrė. Dhe ata zhduken e lozin nga ngatėrrohen nga njė mllef lodrimi i ngrohtė. Nė kėtė fushė pa limit kohor, nė kėtė botė qiellore tė larė nga qumėshti mėmėsor udhėtojnė disa yje, udhėtojnė ato mes tyre, mes stadit shpresė dhe virtytshmėri. E paraqesin filmin e parajsės, pastaj fikin ndriēimin pėr tė paraqitur sekuenca tė tjera tė ngjashme me ėmbėlsi tė ėndėrruar. Ata palosin kujtime dhe i shtrojnė mes zemrave tė tyre. Nė njė agoni e pėrpėlitje tjetėr, ata jetojnė me frymė pavarėsie e zhduken pa thėnė gjė! Po kaq pa ēast ngėrthehen nga rrjeta absurde mėshire mizorish! Mes takimesh yjesh, pėrcjellim dėfrimi e shprehėsi, pasioni tė vuajtur dėshpėrimisht, mes romantikės ėndėrrimtare, yjet zgjohen dhe bien nė ēaste pambarim. E ndėrlikimi i atyre shpirtrave i thith bukurinė. Rrjeta mblidhet pėr t’u hapur pėrsėri! Ferri ndizet pėr tė qeshur pėrsėri! Yjet ranė!
Dhe hėna u trishtua pėr shpirtrat e tyre tė vrarė!

Jetojmė njė jetė lodrash nė njė botė kukull

Pa kaluar ende nė agim mesnata na duket si ēasti mė i bukur i vetmisė sonė tė shtrenjtė. Aty ku heqim maskėn e dritės. Aty nė errėsirė strukemi mes vetes dhe ndėrlidhim fillin e jetės sė shkuar, akrepat e ngadaltė tė kohės qė shkon, minutat e vjedhura qetėsisht pėr tė jetuar ēastin pak mė shumė. E kalojmė sytė rreth njė boshllėku si pikė refernce dhe ai sjell ngadalė ngacmimin dhe trazimin e dėshirave, mendimeve, ambicjeve, thurrrjes sė ėndrrave.
Gjendemi tė vetėm aty, gjithsecili, tė rrethuar nga imazhe qė vėrtiten, dhe herė qeshim me lotėt tanė, e herė qajmė. Qajmė pėr njė fjalė tė pavend, pėr njė tė qeshur pa mend, pėr njė pendim tė rremė ose buzėqeshje joreale. E pyesim veten, e thėrrasim pambarim, i ulėrasim kur ajo s’na dėgjon e i kėrkojmė shpjegim, por ajo ulet pranė nesh e na vėshtron. Befas, na kujton se duhet tė vendosim ne pėr ēastin vendimtar pėr tė cilin ajo ka nevojė tė shkrihet brenda nesh. Dhe kemi frikė, vazhdojmė shikojmė drejt e nė boshllėk dhe trembemi, se gjendemi tė vetėm. Humbasim mes njė pike tė paqartė realizimi e shfaqim moskuptim pėr jetėn nė vazhdim. Ndėrtojmė brenda fjalosjen e ditės, itenerarin e rrjedhjes sė kohės dhe harrojmė tė vendosim largėsinė e ndėrprerjeve pėr pushim. Kėshtu qė detyrohemi tė shprishim pėrsėri gjumin pėr ta kthyer nė tė njėjtėn pikėmbėrritje. E mendojmė, iluzionojmė, kėrkojmė veten brenda nesh, kėrkojmė qetėsi shpirti brenda shpirtit, i kėrkojmė falje zemrės pėr tė qenit egoist. Ndėrsa ne vetė falim e falim nė njė lumė dėshirash pambarim dhe bėhemi objekt mister i ėndrrave tė njėlinjta mendimesh. E nė njė botė kanceroze ne fshehim altruizmin pėr t’u bėrė paradoks i kohės, i mesnatės qė na gėnjen. Unė, ashtu si ti, strukemi dhe vazhdojmė strukemi brenda vetvetes nė njė natė pambarim gjersa agon. E atėherė vetėm kur nisin rutinėn ditore vetes i shtojmė makiazh pėr tė qenė kllounė tė kėsaj bote shėmtirė. Vazhdojmė ecim me hapin e kohės, falim e marrim kohė, por kurrėsesi s’harrojmė dyfishimin e frikshėm tė vetvetes, pėr t’u mbrojtur nga hasja kolektive. Secili nga ne mban truke dhe artificialitete tė ndryshme. Nė fund tė fundit fiton ai qė ka moshėn mė tė bukur.

 

Lajmetari: 28.11.2005. |top | Commente