Do tė mbyllen bizneset qė nuk i paguajnė detyrimet e bashkisė
Intervistė me drejtorin e tė ardhurave nė bashkinė e Beratit z.Piro Ziu
Berat:
Cilėt janė treguesit e tė ardhurave nė bashkinė e qytetit tė Beratit pėr
10-mujorin e kėtij viti?
Plani i tė ardhurave nė bashkinė e Beratit pėr 10-mujorin e kėtij viti ka
qėnė 144.490 mijė lekė dhe ėshtė realizuar nė masėn 150.006 mijė lekė. Pra,
ėshtė tejkaluar nė vlerėn prej 5.516 mijė lekė ose ėshtė realizuar nė masėn
103.8%. Kjo ka ardhur si rezultat i punės sė mirė tė stafit qė punon nė
drejtorinė e tė ardhurave tė bashkise Berat.
Si janė realizuar tė ardhurat nė bashki, e ndarė kjo nė zėra?
I ndarė nė zėra, realizimi i planit tė tė ardhurave paraqitet si mė poshtė:
Plani i tė ardhurave qė mbledh vetė bashkia nga taksat vendore pėr 10-mujorin
e kėtij viti ka qėnė 41.305 mijė lekė dhe ėshtė realizuar nė masėn 42.332
mijė lekė, pra nė masėn 102.5%. Tarifa, nga 24.872 mijė lekė, ėshtė realizuar
nė 24.793 mijė lekė ose nė masėn 99.7%. Qera, nga 8.940 mijė lekė nė 9.533
mijė lekė, ose 106.6%. Tė ardhurat nga qėndra ekonomike janė realizuar nė
masėn 101.7%, d.m.th. nga 9.120 mijė lekė qė ka qėnė plani janė realizuar
9.278 mijė lekė. Nga biznesi i vogėl janė realizuar 62.617 mijė lekė, nga
60.253 mijė lekė qė ka qėnė plani, ose nė masėn 103.9%. Gjithsej si numėr
i subjekteve nga 1240 tė planifikuara e kanė shlyer detyrimin e tatim taksave
1148 subjekte, nga tė cilat 84 janė biznese tė reja. Janė evidentuar 75
subjekte tė reja dhe ėshtė njoftuar pėr kėtė drejtoria e tatim taksave Berat.
Po kėshtu pėr kėtė vit ėshtė shtuar edhe njė zė i ri nė tė ardhurat e bashkisė,
ai taksės sė tokės bujqėsore qė i pėrket rajonit Nr. 4 nė Uznovė. Puna e
bėrė nė grupe pėr mbledhjen e kėsaj takse duke shkuar nė ēdo familje ka
bėrė qė tė mblidhen nga kjo taksė 184.000 mijė lekė.
A ka subjekte qė nuk i kanė shlyer detyrimet ndaj bashkisė dhe ēfarė masash
keni marrė dhe do tė merrni ndaj tyre?
Nga konsultimet qė kemi bėrė me policinė bashkiake dhe drejtorin e tatim-
taksave z. Arben Velēani, kemi rėnė dakort qė nė bashkėpunim me njėri-tjetrin,
tė dy institucionet tona tė ushtrojnė njė kontroll tė rreptė pėr identifikimin
e subjekteve dhe mė pas shtrėngimin nėpėrmjet ligjit qė ato tė paguajnė
detyrimet ndaj shtetit. Nga numri prej 1240 subjekte nuk e kanė shlyer detyrimin
92 subjekte, prej tė cilave 27 prej tyre janė gjobitur me nga 20 mijė lekė
tė reja secili dhe vazhdon puna pėr ti detyruar kėto subjekte qė nė bazė
tė ligjit tė paguajnė detyrimet ndaj bashkisė. Ne nuk duam qė ti mbyllet
biznesi askujt, pėrkundrazi kėrkojmė qė ato tė shtohen por, nga ana tjetėr,
nuk mund tė tolerojmė biznese tė paliēensuara qė nuk paguajnė detyrimet
ndaj bashkisė. Prandaj, nė rast se ndonjėri nga keta perfaqėsues tė biznesit
nuk i pėrgjigjet ligjit, do tė kėrkojmė mbylljen e ketij biznesi. Po keshtu
ėshtė ngritur me urdher tė kryetarit tė bashkise z.F. Nasufi njė grup pune
pėr tė kontrolluar tė gjitha bizneset e reja si dhe subjektet qė nuk kanė
shlyer detyrimet e vitit 2005 pėr futjen nė rrugė ligjore edhe tė ketyre
subjekteve me qėllim realizimin nė masėn 100% tė detyrave tė ketij viti
nė tė gjitha zėrat.