|
|
| LSI
në Berat
Ditën
e enjte, më 30 shtator 2004, kreu i LSI-së Ilir Meta
erdhi në Berat. Ai shoqërohej nga deputetët e
Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Spartak
Braho, Mustafa Muçi, Dritan Prifti, Sabit Brokaj.
Në orën 16.00 salla e shfaqjeve ishte mbushur plot
me qytetarë të Beratit dhe të rrethinave. Mjaft
simpatizantë të LSI-së qëndronin në
këmbë në galeri dhe pranë dyerve të
sallës. Jashtë skemave të zakonshme ky takim
nuk pati një presidium. Një nga të pranishmit
prezantonte oratorët, të cilët ngjiteshin në
foltore.
Në fillim foli kryetari i LSI-së për degën
e Beratit, kirurgu Eduard Bejko, i cili prezantoi kryesinë
e degës. Binin në sy emrat e mjaft intelektualëve
të njohur si mjekë, ekonomistë, mësues dhe
inxhinierë, si: Eduard Bejko, Neritan Vito, Zana Ago, Bledar
Çili, etj.
Zoti Bejko tha se LSI nuk është parti krahinore siç
na etiketojnë kundërshtarët tanë, por parti
e të rinjve të rejave, intelektualëve, qytetarëve,
të cilët duan dhe meritojnë një politikë
ndryshe nga ajo e zbatuar nga dy forcat e mëdha politike
gjatë këtyre 12 vjetëve. Këtë fakt
e tregon kjo sallë këtu, ku janë mbledhur të
gjithë ata që besojnë dhe shpresojnë te
LSI-ja.
Pas kryetarit të degës së LSI-së u ngjit
në foltore gjeneral Veli Llaka. Ai e përcaktoi LSI-në
si forcë politike që mbart te vetja vlerat më
të mira të qytetarëve shqiptarë, ato të
luftës antifashiste, vlerat e atyre që punuan për
transformimin e Shqipërisë, por edhe të atyre
që u persekutuan nga Hoxha.
U duartrokit fort këngëtari i njohur beratas Kozma
Dushi, ndërsa u ngjit në skenën e teatrit, jo
për të kënduar, por për të deklaruar
se ai mbështet fort LSI-në dhe Ilir Metën.
Këngëtai Dushi u bëri thirrje bashkëqytetarëve
të tij të mbështesin LSI-në, si shprehëse
e mbrojtëse e interesave të njerëzve të
thjeshtë.
Përshëndeti edhe Sabit Brokaj, nënkryetar i LSI-së.
Në fund e mori fjalën ish-kryeministri Ilir Meta,
kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zoti Meta
vuri në dukje se dy partitë e mëdha PS dhe PD
e kryen misionin e tyre. Ato do të dalin në opozitë
në pranverën e vitit 2005, siç ndodhi edhe
në Bullgari, ku partia e djathtë dhe partitë
e majtë, të cilat patën qeverisur deri para disa
vitesh, dolën në opozitë nga alternativa e Mbretit
Simeon, tani kryeministër i Bullgarisë.
“Në Shqipëri, tha zoti Meta, Partinë Socialiste
dhe Partinë Demokratike nuk do t’i nxjerrë në
opozitë PLI-ja (Partia Lëvizja e Legalitetit) si në
Bullgari, por LSI-ja”
Më poshtë Meta theksoi se nga LSI-ja do të përfitojnë
jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e saj,
por të gjithë socialistët, natyrisht socialistët
e ndershëm, jo servilët të cilët janë
arratisur sot nga Berati, që të mos përballen
me Ilir Metën. Këta dallkaukë vinin para disa
kohësh 4 orë para për të takuar po Ilir
Metën. Takimi u mbyll me thirrjet Ilir Meta, Ilir Meta!
Lajmëtari
Berati në duart e Zotit
AAnalizat e kryera çdo ditë nga specialistët
përkatës në pika të ndryshme të ujësjellësit
të Beratit sjellin të dhëna të lemerishme.
Ndotja bakteriale është 9 herë më e lartë
se e lejueshmja dhe prania e acidit nitrit dhe amoniakut e bëjnë
ujin e rubinetave tona vrasës.
Ndonëse gazeta “Lajmëtari” shkroi numrin
e kaluar për ndotjen e ujit të pijshëm, bashkimin
e tubacioneve të ujërave të bardha me ujëra
të zeza, në parametrat që shkaktojnë kolerën,
asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk u përgjigj,
ndonëse janë të detyruar të informojnë
publikun për punën e tyre për të shmangur
katastrofën.
Ndonëse gazeta “Lajmëtari” u bëri
thirrje institucioneve përgjegjëse të pushtetit
vendor që të lajmëronin publikisht qytetarët
që të mos pijnë ujë të ndotur, sepse
rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e tyre,
askush nuk doli në TV, apo nuk shkroi dy gisht letër
nga zyrtarët tanë që marrin rroga milionshme
në muaj. Ky fakt është flagrant dhe tregues i
qartë se sa demokratike janë institucionet në
Berat. Prefektura ka dhënë urdhër që të
mos publikohen shifrat, se përhapet panik por tashmë
qytetarët e dinë se çfarë po ndodh me
ta. Çdo ditë dhjetëra e dhjetëra qytetarë
paraqiten në urgjenca, shëndeti i mjaft të tjerëve
që kanë marrë mjekim është cënuar.
Ndërkohë institucionet i qëndrojnë besnik
urdhrit të prefekturës. Ndonëse në këshillin
e bashkisë u ngrit zëri nga mjaft këshilltarë,
gjë që duhet lavdëruar, askush nga ata nuk kërkoi
hetim nga komisionet e këshillit të bashkisë
për zyrtarët apo zyrtarin që dha urdhër
që të mos publikohej shkalla e ndotjes së ujit.
Nuk ka ndonjë ndryshim midis këtij akti dhe krimit
kundër njerëzve në përmasa të mëdha.
Një komision i tillë do të rikthente besimin
te qytetarët për institucionet, për të zgjedhurit.
Lajmëtari
Ndërtimet
pa leje në zonën e naftës rrezikojnë jetën
e banorëve
Rrezikohet jeta e banorëve që kanë ndërtuar
shtëpi banimi në afërsi të puseve të
naftës dhe të gazit në Kuçovë. Ky
është pohimi i specialistëve të naftës,
të cilët shpjegojnë qartë pasojat shëndetësore.
Ata thanë se janë të drejtat e mjekëve epidemiologë
dhe kardiologë të bëjnë të pranishme
një nga shqetësimet e mëdha në qytetin e
Kuçovës. Sipas statistikave zyrtare, janë rreth
1500 ndërtime pa leje që janë bërë
afër puseve të naftës dhe gaznxjerrës. Ato
janë kryesisht shtëpi banimi. Ndërtimet në
më të shumtën e rasteve janë bërë
në zonën e lagjes “11 Janari”, “Distileria”,
“Posto-bllok” dhe ferma”Partizani”.
Shtëpitë në më të shumtën e rasteve
janë ndërtuar 3-5 metra afër puseve në një
kohë kur nuk mund të lejohen të ndërtohen
në një distancë më të afërt se
50 metra. Në Kuçovë çdo vit bëhen
ndërtime në zonat naftëmbajtëse duke patur
të dukshëm rrezikun për jetën e banorëve
që ndërtojnë dhe banojnë në këto
banesa. Banorët që kanë ndërtuar janë
kryesisht nga zonat rurale të vendosur vitet e fundit në
Kuçovë. Drejtuesit e bashkisë pranojnë
se ndërtimet në zonën e naftës janë
bërë, por duke pasur parasysh zonën e ndërtimeve
brenda vijës së verdhë së qytetit. Sipas
evidencave zyrtare figurojnë në zyrën e urbanistikës
1500 ndërtime pa leje dhe vazhdojnë të ndërtohen
pavarësisht nga puna e mirë që po bën seksioni
i urbanistikës së bashkisë. Faktikisht të
gjitha ndërtimet pa leje janë bërë nga të
ardhurit nga zonat rurale që kanë zënë tokë
në afërsi të puseve, pa marrë parasysh rrezikun
që u kanoset për jetën. Për fëmijët
përbën rrezik jo vetëm gazi dhe avujt, por edhe
çikrikët e puseve në punë, me të
cilët ata luajnë për mungesë të shesheve
minimale apo lodrave. Rrezik për këta bënorë
përbën shpërthimi i puseve apo zjarret e mundshme
që provokohen nga moti i nxehtë, ngaqë nuk mund
të shkojë dot asskuadra e zjarrfikësve për
arsye se edhe rrugët janë bllokuar nga ndërtimet.
Dilaver Xhelili
Nga
vendimi i këshillit bashkiak për emërtimin e
lagjeve dhe të rrugëve të Beratit
Këshilli
i Bashkisë me vendim nr. 46, datë 23.07.2004 mori
vendim për emërtimin e lagjeve dhe përcaktimin
e rrugëve të tyre:
Rruga kryesore Uznovë-Kombinat merr
emrin Rruga Kombëtare “Antipatrea”.
Emërtimet e lagjeve:
Njësia administrative nr.1:
Lagjja “Muzakaj” me 12 rrugë,
lagjja “Dëshmorët e Kombit” me 11 rrugë,
lagjja “Murat Çelepia”me 9 rrugë, lagjja
“Barrikadë” me 10 rrugë.
Njesia administrative nr. 2
Lagjja “Goricë” ka 10 rrugë
dhe 2 sheshe, lagjja “Mangalem” me10 rrugë,
lagjja “Kala” me 14 rrugë dhe 8 sheshe, lagjja
“13 Shtatori” me 7 rrugë dhe 1 shesh, lagjja
“28 Nëntori” me 7 rrugë, lagjja “22
Tetori”me 7 rrugë dhe 5 sheshe, lagjja “30
vjetori” me 16 rrugë dhe 4 sheshe.
Njesia administrative nr.3
Lagjja 12 me 10 rrugë, lagjja “Jani
Vruho”me 12 rrugë dhe 1 shesh, lagjja “Kushtrimi”me
7 rrugë, lagjja “Donika Kastrioti”me 5 rrugë.
Njesia administrative nr. 4:
Lagjja Uznovë me 8 rrugë dhe 1 shesh.
Shfaqet
virusi i plasjes në Berat
Shfaqet
plasja në zonat periferike të Beratit e pikërisht
në fshatin Bistrovicë . Specialistët thonë
se plasja rrezikon seriozisht jetën e banorëve, pasi
produktet e mishit, qumështit dhe nënprodukte të
tjera u shiten qytetarëve të bashkisë së
Urës-Vajgurore e më gjerë. Burime pranë
drejtorisë së bujqësisë e ushqimit bëjnë
të ditur se në këtë zonë kanë
zbritur menjëherë specialistët e sektorit zooveterinar
për të marrë masa të menjëhershme për
parandalimin e këtij virusi shumë të rrezikshëm
për jetën e banorëve. Janë konstatuar 30
kokë bagëti që mbartin virusin e plasjes. Specialistët
pohuan se pas ekzekutimit të bagëtive ato janë
djegur. Drejtori i bujqësisë e ushqimit Adriatik Çela
tha për gazetën se me marrjen e sinjalit në këto
zona kanë zbritur specialistët përkatës
nga ku po ushtrohen kontrolle periodike për mbajtjen nën
kontroll të situatës pas shfaqjes së këtij
virusi. Më tej ai ka thënë se kontrolle po ushtrohet
edhe në zonat e tjera të prefekturës ku mbarështrohen
kafshët blegtorale. Kontrolle po ushtrohen edhe në
zonat e qytetit ku tregtohet mish dhe produkte të tjera
blegtorale duke kryer analizat përkatëse për
secilën nga këto produkte.D.Xh
Rikthehet 97-a në zonën e Kutallisë
QėlloiFrikë
dhe panik në fshatrat e komunës së Kutallisë
nga terrori i ushtruar nga fiset tashmë të njohur
nga banorët e fshatrave Samaticë, Drenovicë e
Kutalli. Burime të policisë së qarkut të
Beratit bëjnë të ditur se rreth orës 24.00
persona të paidentifikuar kanë sulmuar në shenjë
hakmarrje lokalet e fisit Hoxha. Burime të policisë
dhe banorëve të fshatrave bëjnë të
ditur se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar
me armë automatik kallashnikov lokalet e shtetasve të
fiseve Vrapi dhe Hoxha, në lokalin e Nuri Gishtit dhe Gramoz
Hoxhës në fshatin Drenovicë dhe lokalet e shtetasit
Mirjan Bega, Samaticë dhe dyqanin e celularëve të
vëllait të Mirjan Begës në Kutalli
Ngjarja
Persona të armatosur të dy fiseve janë nisur
me armë automatikë dhe në shenjë hakmarrje
kanë qëlluar mbi lokalet e shtetasve Gramoz Hoxha,
Nuri Gishtit dhe Mirjan Bega në fshatin Samaticë dhe
E. Bega në fshatin Kutalli. Nga breshëritë e
automatikëve që hodhën qindra fishekë, janë
shkatërruar komplet lokalet dhe dyqani i celularëve.
Pas këtij terrori autorët janë larguar me motorr
për në fshatin Goriçan. Motorrin e kishin lënë
në baçen e shtetasit Beqar Hoxha në fshatin
Goriçan që tashmë është shoqëruar
për në dhomat e paraburgimit në komisariatin
e Beratit. Bëhet e ditur se të 3 fshatrat e terrorizuar
janë mbërthyer nga frika e paniku. Ata thanë
se po rikthehet 97-a në zonën e gjakut pas një
pauze qetësie. Policia ka bërë identifikimin
e autorëve, por nuk bën të ditur emrat e tyre
për efekt hetimesh.
Policia
Pas marrjes së sinjalit, forca të mëdha të
policisë kanë udhëtuar 25 km për të
mbërritur në vendngjarje, kanë blinduar komplet
zonën dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e daljes
së kësaj zone ku tashmë, po rikthehen hasmëritë
e vjetra. Bëhet e ditur se së bashku me policinë
e Fierit, Lushnjes dhe Kuçovës ka filluar aksioni
për kapjen e autorëve dhe prangosjen e tyre. Banorët
e zonës i kanë kërkuar organeve të policisë
marrjen e masave urgjente për të shmangur rihapjen
e tragjedive të viteve të mëparshme në këtë
zonë ku u vranë rreth 21 veta. Qetësia në
këtë rajon ka rreth 6 muaj që i ka humbur parametrat
e sigurisë.
| |