|
|
| Ish-komisari
i hekurt i Beratit është përballur me togat e
zeza
Ish-komisari
i hekurt i Beratit Ilirian Dida, në orët e para të
ditës së djeshme, është përballur me
trupin gjykues në gjykatën e Beratit me gjyqtare Elvira
Petri dhe kryeprokurorin e Beratit Xhemal Saliu. Dida gjykohesh
nën akuzën fallsifikim dokumentash të shitjes
së një makine tip benz. Madje, nën këtë
akuzë, është akuzuar edhe noteri Arben Ndini,
që ka bërë noterizimin e kësaj makine. Dy
vjet më parë ish-komisari i hekurt i Beratit Ilirian
Dida kishte blerë një makinë tip benz dhe ka
bërë noterizimin sipas ligjeve në fuqi. Pas shkarkimit
të Didës si drejtor i policisë së qarkut
Berat, menjëherë kanë filluar kontrollet ndaj
pasurive që dispononte Dida. Nga kontrollet e specialistët
të qarkullimit rrugor, makinës së komisar Didës
i është konstatuar se shasia është e ndryshme:
sipas pohimeve numrat e shasisë janë fallsifikuar.
Sipas dëshmive dhe nga seancat gjyqësore dhe policia,
në manualin e policisë kjo makinë ekziston e
vjedhur. Gjithsesi kjo akuzë nuk pranohet nga Ilirian Dida.
Është seanca e 6-të dhe ende komisar Dida nuk
është mposhtur nga akuzat e ngritura në emrin
e tij. Dida në këtë seancë gjyqësore
mbrohesh nga avokat Maksim Haxhia. Seanca gjyqësore u shty
dhe do të vazhdoj në ditët e ardhshme.
Bllokohet veprimtaria e paligjshme
e ish-uzinës të baterive
Zyra rajonale e krimit ekonomik ka bërë bllokimin
e veprimtarisë së paligjshme të ish-uzinës
së baterive. Burime nga zyra e krimit ekonomik pranë
drejtorisë së policisë së qarkut Berat bëjnë
të ditur se pas informacioneve që dispononte ky sektor
për aktivitetin e paligjshëm dhe jashtë rregullave
të sigurimit teknik, kanë mbërritur në vendngjarje
dhe kanë bërë verifikimet e duhura. Nga hetimet
paraprake është konstatuar se pronari i saj kryente
veprimtari të paligjshme, prandaj specialistët e krimit
ekonomik kanë bërë bllokimin në bazë
të ligjshmërisë. Nga prodhimi i baterive pa masa
mbrojtëse “hidrante pastrimi”, ka bërë
që nënproduktet e plumbit të derdhen në
ujërat e lumit, duke rrezikuar seriozisht jetën e
banorëve të qytetit e periferitë e tij. Më
të rrezikuar janë banorët që kanë ndërtuar
shtëpitë e tyre në këtë territor tepër
të infektuar nga plumbi. Sipas drejtorit rajonal të
mjedisit Gafur Gishti, gjendja në këtë zonë
është tepër kritike për jetën e njerëzve.
Gjithmonë sipas Gishtit, rrezja vepruese e plumbit është
rreth një kilometër. Madje këta banorë kanë
bërë edhe shpime pusesh, për ujë të
pijshëm. Sipas specialistëve, qumështi i bagëtive
dhe lopëve është infektuar nga bari që kosnumohet.
Ky qumësht më pas shitet në qytetin e Beratit.
Të rrezikuar janë fëmijët e moshave të
vogla, ka thënë Gishti. Ai mbylljen e aktivitetit
të ish-uzinës së baterive e quan të drejtë,
por shumë të vonuar.
Dilaver Xhelili
Zjarrfikësit
shmangin djegien e puseve të naftës në Kozare
Ditë e tmerrshme për zjarrfikësit e Kuçovës.
Thirrja “ndihmë, ra zjarr!” nga zonat naftëmbajtëse
nuk ka rreshtur në numrin e tyre të telefonit. I pari
ka sinjalizuar për rënie zjarri sektori i ndërmarrjes
së nxjerrjes Kozare, që ka kërkuar ndihmën
e zjarrfikësve. Shkaku ka qenë një zjarr i ndezur
nga persona të papërgjegjshëm.Më pas ka
marrë zjarr gropa e grumbullimit të rrjedhjeve të
naftës, nga amortizimi i madh i puseve. Flakët kanë
përpirë komplet rezervuarin, ku u rrezikuan seriozisht
një seri pusesh nafte nga vatra me shtrirje të gjerë
zjarri për të gjithë zonën. Menjëherë
në vendin e zjarrit kanë shkuar zjarrfikësit
dhe kanë bërë izolimin e vatrave të zjarrit
dhe ka shmangur diegien e puseve. Burime bëjnë të
ditur se, nëse zjarri do të kishte shtrirje, humbjet
do të ishin të mëdha dhe do t’i kushtonin
miliona lekë ekonomisë. Burime nga sektori i zjarrfikësve
bëjnë të ditur se, ende pa u kthyer nga aksioni
i fikjes së disa gropave të naftës në sektorin
e Kozares, ra zjarr në lagjen Salcë - Kozare, ku flakët
kishin përpirë një banesë nga djegia e disa
kavaletave kashte. Vetëm veprimet e specializuara të
zjarrfikësve të Kuçovës bënë
shmangien e shkrumbëzimit të banesës së
shtetasit 52-vjeçar H.N, banor në këtë
fshat. Pas fikjes së zjarrit në fshatin Salcë-
Kozare, zjarrfikësit janë lajmëruar me urgjencë
për një tjetër zjarr në sektorin e puseve
në fermën “Partizani”. Zjarri kishte përfshirë
përsëri gropat e naftës së puseve. Fshatrat
e zonësi kishin vënë zjarrin kashtës për
të mbjellë kulturat e tjera, mirëpo kanë
marrë zjarr gropat e naftës. Në vendngjarje kanë
mbërritur përsëri zjarrfikësit që kanë
shmangur djegien e puseve. Brenda 3 orëve, 3 zjarre në
sektorin naftëmbajtëse të Kuçovës.
Shefi i zjarrfikësve në Kuçovë tha për
gazetën se zjarrfikësit e Kuçovës kanë
bërë shmangien e djegieve të një numri pusesh,
duke treguar aftësi profesionale dhe disiplinë në
kryerjen e detyrës.
Dilaver Xhelili
Arrestohet
në Rinas oficeri dezertor
Është
arrestuar nga uniformat blu të policisë së Beratit,
në bashkëpunim me komisariatin e policisë së
Rinasit, në orën 7.00 të mëngjesit, oficeri
i ushtrisë shqiptare Gazment Kosova, 28 vjeç, lindur
në fshatin Lumas. Gazment Kosova, pas përfundimit
të studimeve në shkollën e lartë të
oficerave në Tiranë, është emëruar
oficer në një repart ushtarak. Burime të policisë
bëjnë të ditur se Kosova pas fillimit të
detyrës si oficer, është dërguar për
specialitet jashtë vendit. Por këto burime bëjnë
të ditur se pas specializimit ai nuk rikthehet në
Shqipëri për të kryer detyrën si oficer
i specializuar për rritjen e nivelit të kualifikimit
të ushtrisë. Pas një pauze largimi (ose dezertimi),
ka kujtuar se çdo gjë ishte harruar dhe çdo
gjë ishte lënë në harresë. Pikërisht
në këto çaste ai arestohet. Është
dënuar kohë më parë nga gjykata e Tiranës
me 10 muaj burg në mungesë për shkak dezertimi
të detyrës ushtarake, mbështetur në nenin
275 të kodit penal.
Arrestimi
Në orën 07 të mëngjesit, 28-vjeçari
Gazment Kosova ka zbritur nga avioni i linjës. Madje, pa
arritur të afrohej në mjediset e pikës së
kontrollit të kalimit, është ndeshur me policinë
kriminale, e i ka vënë prangat dhe e ka mbyllur në
qelinë e burgut të Beratit për të vuajtur
dënimin. Tashmë, 28-vjeçari Kosova, i nipi
i ish-shefit të shtabit Sheme Kosova, do të vuajë
dënimin në burgun e sigurisë së lartë
të Beratit.
D. Xh
Shfaqet
virusi i plasjes në Berat
Shfaqet
plasja në zonat periferike të Beratit e pikërisht
në fshatin Bistrovicë . Specialistët thonë
se plasja rrezikon seriozisht jetën e banorëve, pasi
produktet e mishit, qumështit dhe nënprodukte të
tjera u shiten qytetarëve të bashkisë së
Urës-Vajgurore e më gjerë. Burime pranë
drejtorisë së bujqësisë e ushqimit bëjnë
të ditur se në këtë zonë kanë
zbritur menjëherë specialistët e sektorit zooveterinar
për të marrë masa të menjëhershme për
parandalimin e këtij virusi shumë të rrezikshëm
për jetën e banorëve. Janë konstatuar 30
kokë bagëti që mbartin virusin e plasjes. Specialistët
pohuan se pas ekzekutimit të bagëtive ato janë
djegur. Drejtori i bujqësisë e ushqimit Adriatik Çela
tha për gazetën se me marrjen e sinjalit në këto
zona kanë zbritur specialistët përkatës
nga ku po ushtrohen kontrolle periodike për mbajtjen nën
kontroll të situatës pas shfaqjes së këtij
virusi. Më tej ai ka thënë se kontrolle po ushtrohet
edhe në zonat e tjera të prefekturës ku mbarështrohen
kafshët blegtorale. Kontrolle po ushtrohen edhe në
zonat e qytetit ku tregtohet mish dhe produkte të tjera
blegtorale duke kryer analizat përkatëse për
secilën nga këto produkte.D.Xh
Rikthehet 97-a në zonën e Kutallisë
QėlloiFrikë
dhe panik në fshatrat e komunës së Kutallisë
nga terrori i ushtruar nga fiset tashmë të njohur
nga banorët e fshatrave Samaticë, Drenovicë e
Kutalli. Burime të policisë së qarkut të
Beratit bëjnë të ditur se rreth orës 24.00
persona të paidentifikuar kanë sulmuar në shenjë
hakmarrje lokalet e fisit Hoxha. Burime të policisë
dhe banorëve të fshatrave bëjnë të
ditur se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar
me armë automatik kallashnikov lokalet e shtetasve të
fiseve Vrapi dhe Hoxha, në lokalin e Nuri Gishtit dhe Gramoz
Hoxhës në fshatin Drenovicë dhe lokalet e shtetasit
Mirjan Bega, Samaticë dhe dyqanin e celularëve të
vëllait të Mirjan Begës në Kutalli
Ngjarja
Persona të armatosur të dy fiseve janë nisur
me armë automatikë dhe në shenjë hakmarrje
kanë qëlluar mbi lokalet e shtetasve Gramoz Hoxha,
Nuri Gishtit dhe Mirjan Bega në fshatin Samaticë dhe
E. Bega në fshatin Kutalli. Nga breshëritë e
automatikëve që hodhën qindra fishekë, janë
shkatërruar komplet lokalet dhe dyqani i celularëve.
Pas këtij terrori autorët janë larguar me motorr
për në fshatin Goriçan. Motorrin e kishin lënë
në baçen e shtetasit Beqar Hoxha në fshatin
Goriçan që tashmë është shoqëruar
për në dhomat e paraburgimit në komisariatin
e Beratit. Bëhet e ditur se të 3 fshatrat e terrorizuar
janë mbërthyer nga frika e paniku. Ata thanë
se po rikthehet 97-a në zonën e gjakut pas një
pauze qetësie. Policia ka bërë identifikimin
e autorëve, por nuk bën të ditur emrat e tyre
për efekt hetimesh.
Policia
Pas marrjes së sinjalit, forca të mëdha të
policisë kanë udhëtuar 25 km për të
mbërritur në vendngjarje, kanë blinduar komplet
zonën dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e daljes
së kësaj zone ku tashmë, po rikthehen hasmëritë
e vjetra. Bëhet e ditur se së bashku me policinë
e Fierit, Lushnjes dhe Kuçovës ka filluar aksioni
për kapjen e autorëve dhe prangosjen e tyre. Banorët
e zonës i kanë kërkuar organeve të policisë
marrjen e masave urgjente për të shmangur rihapjen
e tragjedive të viteve të mëparshme në këtë
zonë ku u vranë rreth 21 veta. Qetësia në
këtë rajon ka rreth 6 muaj që i ka humbur parametrat
e sigurisë.
| |