u ndryshua me19.09.2004 e-mail E Shtune nr.60

Keqësohet gjendja shëndetësore e 5 të burgosurve ne grevë urie

Kanë hyrë në ditën e gjashtë të grevës së urisë 5 të burgosur në dhomat e paraburgimit, në burgun e sigurisë së lartë në Berat. Burime të burgut bëjnë të ditur se dhe dje, 5 të burgosurit nuk kanë pranuar mjekun dhe ushqimet të servirura nga gardianët. Po këto burime bëjnë të ditur se 3 nga të burgosurit gjenden në gjendje të rëndë shëndetësore. Madje 3 të rënduarit, pasi kanë marë serumin në spital, janë futur përsëri në grevë urie duke u bashkangjitur dy të burgosurve të tjerë. Të burgosurit kanë deklaruar se nuk do të ndërpresim grevën e urisë deri në vdekje, nëse nuk do të transferohen nga dhomat e paraburgimit të sigurisë së lartë, këtu në Beratit. Ata edhe njëherë kanë kërkuar transferimin e tyre për në dhomat e paraburgimit në Laç. Ata janë mbështetur edhe nga familjarët që kanë 4 ditë pranë portës së drejtorisë duke mbështetur të afërmit e tyre në kërkesat që ata kanë për transferimin e tyre në dhomat e paraburgimit në Laç.
D.XH

Arrestohen 3 adoleshentë, vodhën ullinj


Në media flitet për abuzime me pakot e qytetarëve. Cila është praktika e postës shqiptare në transportin e objekteve postare?

Arrestohen 3 adoleshentë, vodhën ullinj
Tre vjedhës ullinjsh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur nga roja duke vjedhur ullinj. Bujar Shkurti, 19 vjeç, lindur e banues në lagjen “Donika Kastrioti” të qytetit, Ermal Torraj, 16 vjeç, lindur e banues në lagjen “Donika kastrioti”; Erion Kasollja, 17 vjeç, lindur e banues në lagjen “Donika Kastrioti” të qytetit, janë arrestuar në orën 18.00 nga policia e Beratit. Arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke vjedhur ullinj në sasinë 20 kg në parcelën që administrohet nga shtetasi Servet Hyskaj, 59 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”.
D.XH

Arrestohet 20-vjeçari, vodhi 3 banesa

Një grabitës 20-vjeçar, banor në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit, është ndaluar në orët e para të mëngjesit nga policia e këtij qyteti. Sipas policisë, Elton Pajës, 20 vjeç, i vunë prangat rreth orës 08.00 të mëngjesit, pasi ky i fundit kishte vjedhur në lagjen “Kodra e Sulmit” 3 milionë lekë të vjetra dhë një sasi bizhuteri. Sipas policisë së këtij qyteti, 20 vjeçari Paja kishte arritur futjen në banesë kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi. Tashmë 20-vjeçari është në dhomat e paraburgimit, materialet i kanë kalaur prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ndërkaq për të ndaluarin Elton Paja gjykata e këtij rrethi pritet të marrë masën e sigurisë burg pa afat për hetime të mëtejshme.

Masakrohet me automatik familja Reka në Berat

Breshëri automatiku kallash nikovi në orët e mesnatës në lagjen Bilçë. Burime të policisë bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar të maskuar kanë qëlluar në familjen e shtetasit Izedin Reka në lagjen Bilçë të qytetit të Beratit. Burimet bëjnë të ditur se personat të paidentifikuar kanë tentuar për të vrarë djalin e Izedin Rekës, I.Reka, 25 vjeç, për motive të një llogarie të vjetër parash. 25 -vjeçari, pasi i kishte pikasur në errësirë, është larguar nga banesa i ndihmuar edhe nga errësira e natës, duke u futur në një pllajë me ullinj. Personat kur kanë parë se gjahu që ata kërkonin për ta qëlluar janë hakmarrë me banesën duke qëlluar me breshëri me automatik kallashnikov duke shkatërruar të gjitha dritaret dhe dyert e banesës. Në kohën e breshërive, familjarët që ndodheshin në banesë, të llahtarisur, janë shtrirë të gjithë përtokë duke u shpëtuar plumbave të shumtë që dilnin nga grykat e automatikëve. Në vendngjarje ka mbërritur grupi i gatshëm, policia kriminale dhe ajo e rendit. Në çastin e mbërritjes së forcave të shumta të rendit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke u ndihmuar nga errësira dhe terreni i thyer malor. Burimet bëjnë të ditur se janë shoqëruar persona që dyshohej për atë masakër që terrorizoi jo vetëm familjen Reka, por krejt lagjen Bilçë. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
D.XH

Shfaqet virusi i plasjes në Berat

Shfaqet plasja në zonat periferike të Beratit e pikërisht në fshatin Bistrovicë . Specialistët thonë se plasja rrezikon seriozisht jetën e banorëve, pasi produktet e mishit, qumështit dhe nënprodukte të tjera u shiten qytetarëve të bashkisë së Urës-Vajgurore e më gjerë. Burime pranë drejtorisë së bujqësisë e ushqimit bëjnë të ditur se në këtë zonë kanë zbritur menjëherë specialistët e sektorit zooveterinar për të marrë masa të menjëhershme për parandalimin e këtij virusi shumë të rrezikshëm për jetën e banorëve. Janë konstatuar 30 kokë bagëti që mbartin virusin e plasjes. Specialistët pohuan se pas ekzekutimit të bagëtive ato janë djegur. Drejtori i bujqësisë e ushqimit Adriatik Çela tha për gazetën se me marrjen e sinjalit në këto zona kanë zbritur specialistët përkatës nga ku po ushtrohen kontrolle periodike për mbajtjen nën kontroll të situatës pas shfaqjes së këtij virusi. Më tej ai ka thënë se kontrolle po ushtrohet edhe në zonat e tjera të prefekturës ku mbarështrohen kafshët blegtorale. Kontrolle po ushtrohen edhe në zonat e qytetit ku tregtohet mish dhe produkte të tjera blegtorale duke kryer analizat përkatëse për secilën nga këto produkte.D.Xh

Rikthehet 97-a në zonën e Kutallisë
Frikë dhe panik në fshatrat e komunës së Kutallisë nga terrori i ushtruar nga fiset tashmë të njohur nga banorët e fshatrave Samaticë, Drenovicë e Kutalli. Burime të policisë së qarkut të Beratit bëjnë të ditur se rreth orës 24.00 persona të paidentifikuar kanë sulmuar në shenjë hakmarrje lokalet e fisit Hoxha. Burime të policisë dhe banorëve të fshatrave bëjnë të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë automatik kallashnikov lokalet e shtetasve të fiseve Vrapi dhe Hoxha, në lokalin e Nuri Gishtit dhe Gramoz Hoxhës në fshatin Drenovicë dhe lokalet e shtetasit Mirjan Bega, Samaticë dhe dyqanin e celularëve të vëllait të Mirjan Begës në Kutalli
Ngjarja
Persona të armatosur të dy fiseve janë nisur me armë automatikë dhe në shenjë hakmarrje kanë qëlluar mbi lokalet e shtetasve Gramoz Hoxha, Nuri Gishtit dhe Mirjan Bega në fshatin Samaticë dhe E. Bega në fshatin Kutalli. Nga breshëritë e automatikëve që hodhën qindra fishekë, janë shkatërruar komplet lokalet dhe dyqani i celularëve. Pas këtij terrori autorët janë larguar me motorr për në fshatin Goriçan. Motorrin e kishin lënë në baçen e shtetasit Beqar Hoxha në fshatin Goriçan që tashmë është shoqëruar për në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Beratit. Bëhet e ditur se të 3 fshatrat e terrorizuar janë mbërthyer nga frika e paniku. Ata thanë se po rikthehet 97-a në zonën e gjakut pas një pauze qetësie. Policia ka bërë identifikimin e autorëve, por nuk bën të ditur emrat e tyre për efekt hetimesh.
Policia
Pas marrjes së sinjalit, forca të mëdha të policisë kanë udhëtuar 25 km për të mbërritur në vendngjarje, kanë blinduar komplet zonën dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e daljes së kësaj zone ku tashmë, po rikthehen hasmëritë e vjetra. Bëhet e ditur se së bashku me policinë e Fierit, Lushnjes dhe Kuçovës ka filluar aksioni për kapjen e autorëve dhe prangosjen e tyre. Banorët e zonës i kanë kërkuar organeve të policisë marrjen e masave urgjente për të shmangur rihapjen e tragjedive të viteve të mëparshme në këtë zonë ku u vranë rreth 21 veta. Qetësia në këtë rajon ka rreth 6 muaj që i ka humbur parametrat e sigurisë.




kthehu ne ballore