|
|
| Ikën
Kokonozi
Burime
nga drejtoria e policisë e qarkut bëjnë të
njohur se Ministri Toska e ka firmosur lirimin nga detyra të
kreut të policisë së qarkut të Beratit Kokonozi.
Drejtori i policisë Kokonozi ende nuk e ka mbushur vitin
në këtë post, kur është njohur me vendimin
e Toskës për ta liruar nga detyra.
Gjatë këtij viti policia e Beratit ka patur arritje
në zbulimin dhe kapjen e autorëve të disa krimeve
por duhet thënë se janë shtuar rastet e vjedhjes
së pronës private, sidomos vjedhja e shtëpive.
Gjithashtu është bërë pak e aspak nga drejtoria
e policisë dhe policia gjyqësore dhe prokuroria e
Beratit për zbardhjen e krimeve të rënda vrasje,
plagosje, dhunime, vjedhje, grabitje, të cilat ndodhën
gjatë vitit 1997 dhe më pas. Edhe në analizat
e pushtetit lokal është kërkuar nga të zgjedhurit
që këto sruktura të punojnë për të
çuar para përgjegjësisë të gjithë
ata që kryen krime gjatë viteve 97-98, por duhet theksuar
se edhe policia edhe prokuroria i largohet si djalli temjanit.
Intervistë me Roland
Gjanin, drejtor i filialit të postës në Berat
Në media flitet për abuzime me
pakot e qytetarëve. Cila është praktika e postës
shqiptare në transportin e objekteve postare?
Në filialin e postave në Berat, të gjitha objektet
postare që mbërrijnë nga Tirana i nënshtrohen
kolaudimit të përditshëm nga një komision
prej 6 anëtarësh. Në krye të komisionit
është kryetarja e zyrës së postës së
qendrës, zonja Dituri Urupi, ekonomiste me arsim të
lartë. Ky komision realizon marrjen në dorëzim
të objekteve postare, konform rregullores së shërbimit
postar si për letrat, paketat dhe kutitë. Pas marrjes
në dorëzim, me dokumentacion të rregullt, letrat
i marrin shpërndarësit për t’i shpurë
në destinacion te qytetarët, ndërsa për
kolitë, meqënëse janë voluminoze, shpërndarësit
çojnë lajmërim-marrje te qytetarët, të
cilët paraqiten personalisht në postë për
të tërhequr kolitë. Kolitë e ardhura nga
Tirana janë të vendosura në thasë bezeje,
të plumbosura, ku në një thes gjenden 2-3 pako,
sipas madhësisë. Kolitë i nxjerrim nga thasi
për t’u marrë adresat dhe nuk hapen nga posta
shqiptare, as në qendër as gjatë transportit,
as në terminal në postën e Beratit. Bëhet
vetëm verifikimi i peshës për të parë
nëse përputhet pesha e kolisë me atë që
shkruhet në etiketë. Posta jonë çon njoftimin
te qytetari për kolinë dhe peshën egzakte dhe
ia peshojmë për të vërtetuar në sytë
e tij peshën e kolisë kur e merr në dorëzim.
Për rastet kur ambalazhi i një objekti postar qoftë
letër, paketë ose koli, është i dëmtuar
nga pamja e jashtme (i lagur, i grisur, i shtypur, etj), nga
ana e komisionit në qendrën e tranzitit në Tiranë
objekti riambalazhohet, plumboset dhe shoqërohet me procesverbal
që shpjegon ri-ambalazhimin e bërë me komision.
Këto qeska futen në thasë të shoqëruara
me dy etiketa (në thasë të veçantë).
Pastaj njoftohet klienti dhe i shpjegohet riambalazhimi para
dorëzimit.
E theksojmë se edhe në qendrën e tranzitit në
Tiranë riambalazhimi bëhet në dhomat e sigurisë,
të cilat janë nën vëzhgimin e kamerave për
24 orë rresht. Le të vijmë te rasti konkret.
Qytetarit Nevruz Selmani në 6.04.2004 i vjen një koli
nga Italia me shërbimin EMS (shërbim ekspres). Ambalazhi
i kësaj kolie ishte dëmtuar. Brenda ditës u njoftua
qytetari. U paraqit në postë personi përgjegjës
te sporteli i kolive për të marrë pakon. Nga
ana e punonjëses sonë, Mimoza Saraçi dhe në
prezencë të kryetares së zyrës znj. Dituri
Urupi iu shpjegua qytetarit se pakoja ka ardhur e dëmtuar
dhe është riambalazhuar nga komisioni i Tiranës,
fakt që vërtetohet nga procesverbali për peshën
dhe riambalazhimin, thesi me dy etiketa sipas rregullave të
shërbimit postar. Qytetari në fjalë, duke parë
objektin me ambalazh të dëmtuar, refuzoi marrjen ,
gjë të cilën e ka firmosur edhe në formularin
përkatës.
Të ndodhur para këtij fakti objekti koli postë
me numër EE 317966073 IT u rikthye nga ana e postës
në Tiranë, (në origjinë), me shënimin
përkatës. Pre-tendimet e qytetarit se mungon ky apo
ai objekt nuk qëndrojnë, pasi kolia nuk u hap as në
Berat nga qytetari, as nga posta që nuk e ka për detyrë.
Atëherë nga e mori vesh qytetari se mungonte x apo
y artikull në pako?!
Theksojmë se pas sqarimit të kryetares së zyrës
znj. Urupi, qytetari u shpreh se nuk kam asgjë me ju të
postës së Beratit. Falenderoi për sqarimin punonjësen
dhe u largua.
Mendoj se deri në këtë çast e gjithë
struktura e filialit të postës Berat ka vepruar konformë
rregullores së shërbimit postar të Shqipërisë.
Pse
u bë gjithë kjo zhurmë në media për
këtë problem?
Mendimi im është se
arsyet janë dy: e para: në qytetin e Beratit, si edhe
në qytete e tjerë të Shqipërisë janë
futur edhe operatorë të tjerë të licensuar
në shërbim postar, të cilët kërkojnë
të marrin tregun, por mënyra që po përdoret
është e pandershme dhe e dyta: ndoshta ka një
keqdashje për ndonjë nga punonjësit e filialit
të postës Berat. E them këtë sepse edhe
nga verifikimi i dokumentacionit që bëri policia,
nuk konstatoi asnjë shkelje ligjore.
A
ka patur probleme të dëmtimit të humbjes së
objekteve postare në postën shqiptare?
Gjatë 7 vjetëve që unë drejtoj filialin,
në filialin e postave në Berat nuk ka patur asnjë
vjedhje të objekteve postare, ndërsa objekte të
dëmtuara dhe për mangësi brenda në koli
kemi patur 4 raste ankimi nga qytetarët, të cilat
i kemi bërë problem në drejtorinë e përgjithshme
nëpërmjet reklamacioneve dhe informacioneve të
ndryshme. Posta shqiptare këto shqetësime i ka patur
nga dërgesat që vinin nga Italia dhe Anglia, gjë
për të cilën administratave të këtyre
shteteve u është kërkuar ndihmë dhe kanë
rënë dakord të vinë në Shqipëri
për zgjidhjen e problemit.
Shqetësimet kanë ardhur nga aeroporti i Milanos dhe
një nga aeroportet e Londrës.
Çfarë
do t’u thoni qytetarëve të Beratit dhe posaçërisht
klientëve tuaj?
Filiali i postave Berat renditet në pesë filialet
më të mira të Republikës në drejtim
të rritjes së të ardhurave, llojshmërisë
së shërbimeve dhe cilësisë së tyre.
Nisur nga ky fakt i bëj thirrje qytetarëve të
Beratit, posaçërisht klientëve tanë që
të mos dekurajohen nga disa shkrime dashakeqe, pasi në
filialin e postave në Berat do të gjejnë një
shërbim të kulturuar, cilësor dhe të garantuar.
Lajmëtari
Diskutohet zgjidhja e problemit tė Urės sė Goricės
Para disa ditėsh u organizua nė bashkinė e Beratit njė takim
konsultativ pėr mundėsinė e zgjidhjes pėrfundimtare tė problemit
tė Urės sė Goricės.
Nė kėtė takim morėn pjesė pėrfaqėsues nga Drejtoria e Pėrgjithshme
e Rrugėve, Instituti i Studimeve Urbanistike dhe drejtoria e
Monumenteve tė Kulturės.
Nė kėtė takim u gjykua si mundėsi e vetme e zgjidhjes sė kėtij
problemi, duke u mbėshtetur nė planin rregullues tė qytetit
tė vitit 1983, ngritja e njė ure tė re mbi lumin Osum diku pranė
digės.
Takimi ishte njė mbledhje fillestare, qė do tė pasohet nga takime
tė tjera pėr ta vėnė ngritjen e kėsaj ure nė rrugėn e projektimit
dhe tė zbatimit. Lajmėtari
Vidhen
dy banesa brenda 10 minutave
Seri vjedhjesh
nė qytetin e Beratit. Brenda njė harku kohor prej 10 minutash
vidhen 3 milionė lekė nė dy banesa ngjitur me njėra-tjetrėn
nė lagjen Kodra e Sulmit tė qytetit.
Burime zyrtare bėjnė tė ditur se janė vjedhur dy banesa qė i
pėrkasin shtetasve
Fanie Mingo dhe Sokrat Bandi, qė tė dy banorė tė
lagjes Kodra e Sulmit, nga persona tė paidentifikuar.
Vjedhjet janė denoncuar nė polici nga pronarėt e banesave.Burime
tė policisė bėjnė tė ditur se pėr tė dyja vjedhjet e banesave
u kryen veprimet proceduriale nė vendngjarje.
Nga hetimet e kryera dhe denoncimet e pronarėve tė banesave
ėshtė konstatuar se nė banesėn e shtetasit Sokrat Bandi, 50
vjeē, janė vjedhur dy milionė lekė tė vjetra dhe disa bizhuteri
ari.
Gjithashtu nė banesėn e shtetases Fanie Mingo ėshtė konstatuar
vjedhja e njė shume prej 1 milion lekėsh tė vjetra. Gjithmonė
sipa burimeve tė policisė vjedhja ėshtė kryer nė ēastin qė nė
banesė nuk ka patur njeri. Personat tė paidentifikuar, duke
shfry-tėzuar kėtė ēast, kanė shqyer dyert e banesave me levė
hekuri nė formė piruni dhe kanė kryer vjedhjen. Sipas policisė
hajdutėt kanė qenė tė sprovuar duke kryer vjedhje tė shpejtė
tė dy banesave qė ndodheshin ngjitur me njėra-tjetrėn, brenda
10 minutave. Nė tė dy banesat u fiksuan gjurmė tė vlefshme pėr
identifikim. Policia po punon pėr kapjen e autorėve.
Vjedhja e dy banesave kanė plotėsuar numrin 20 brenda harkut
kohor prej dy muajve nė Berat, ku autorėt e vjedhjeve nuk janė
identifikuar dhe prangosur nga policia. Kėto veprime vje-dhjesh
kanė shqetėsuar komunitetin e Beratit. Banorėt janė tė alarmuar
pėr mungesėn e sigurisė se nuk ka siguri mė pėr banesat e tyre
qė nė ēdo ēast mund tė vidhen. D.XH
Grinden
dhe mė pas plagosen
Njė konflikt
midis tre personave ka pėrfunduar nė grindje me pasoja tė rėnda
pėr jetėn.
Burime tė policisė bėjnė tė ditur se nė mbrėmje ėshtė qėlluar
me qytė tė pistoletės shtetasi Arjan
Belishaku, 33 vjeē, banor nė fshatin Kuē nga dy shtetasit pėrkatėsisht
Halit Dervishi, 30 vjeē, dhe Valter Dervishi, 28 vjeē.
Burimet e policisė bėjnė tė ditur se pas njė debati tė ashpėr
midis kushėrinjve Dervishi, banorė tė fshatit Gajdė, njėri nga
kėta e pikėrisht Halit Dervishi ka nxjerrė pistoletėn qė e mbante
pa leje dhe e ka goditur me forcė nė kokė duke e dėmtuar rėndė
shtetasin Arjan Belishaku, i cili ndodhet nė spital.
Menjėherė nė vendngjarje kanė mbėrritur forcat e grupit tė gatshėm
dhe ekspertėt e kriminalistikės. Pas kqyrjes sė vendngjarjes
ėshtė shoqėruar pėr nė spitalin rajonal, i plagosuri 33-vjeēari,
Arjan Belishaku.
Sipas mjekėve plagosja nuk ka rrezik pėr jetėn e tij. Burimet
bėjnė tė ditur se policia po punon pėr kapjen e autorėve. D.Xh
Arrestohet adoleshenti
Qėlloi bashkėmoshatarin
me automatik pėr ta vrarė Ka rėnė nė kurthin e policisė sė Gjirokastrės
njė 16-vjeēar, nė tentativė pėr tė kaluar kufirin, pasi ishte
shpallur nė kėrkim nga policia e Beratit me vendim tė gjykatės
sė qytetit. Marken Nasufi, 16 vjeē, ėshtė arrestuar nga policia
e Gjirokastrės nė bashkėpunim me policinė e Beratit. Arrestimi
i tij ėshtė bėrė se nė datėn 19. 07. 2004 ka qėlluar me armė
zjarri pėr tė vrarė shtetasin Robert Gega nė vendin e quajtur
Kthesa e spitalit.
Marken Nasufi, banor nė lagjen Uznovė tė qytetit, pas atentatit
ėshtė larguar nė drejtim tė paditur. Pas denoncimit tė shtetasit
Rober Gega, gjykatėsi ka caktuar masė tė sigurisė arrest burgu.
Policia pas dy muajsh pune e kėrkim ka bėrė tė mundur vendbanimin
e tij nė Gjirokastėr dhe nė bashkėpunim me policinė e kėtij
rrethi bėri tė mundur ndalimin e 16-vjeēarit nė ēastin qė ai
do tė kalonte kufirin. 16-vjeēari, Nasufi, i akuzuar pėr veprėn
penale tė armėmbajtjes pa leje dhe kanosje serioze pėr vrasje,
vepėr penale tė parashikuar nga neni 278/2 dhe 84 tė Kodit Penal,
tashmė ėshtė shoqėruar pėr nė dhomat e paraburgimit nė komisariatin
e policisė Berat. D.XH
43-vjeçari Metush Selenica është
vënë në prangat e policisë si kultivuesi
i bimëve narkotike
Vazhdojnë
aksionet e befasishme të policisë së Beratit
për zbulimin dhe shkatërrimin e bimëve narkotike
në zonat rurale.
Burime të policisë bëjnë të ditur se
forcat e policisë, në bashkëpunim me zyrën
e antidrogës në drejtorinë e policisë së
qarkut të Beratit, bënë të mundur zbulimin
e më pas asgjësimin e 20 rrënjëve kanabis
sativa në fshatin Zhitom. Bimët narkotike, sipas policisë,
kanë qenë në fazën e lulëzimit të
tyre dhe pronë e shtetasit Metush Selenica.
Burime të policisë thanë se në orën
14.00 është bërë ndalimi i Metush Selenicës
dhe është shoqëruar për në dhomat e
paraburgimit të komisariatit të Beratit. Brenda 24
orëve policia ka asgjësuar 250 rrënjë kanabis
sativa dhe ka arrestuar 3 shtetas, njëri është
në kërkim.
D.Xh
Vidhet
benzi në mesnatë
Shtrihet
gjeografia e vjedhjeve nga qendra e qytetit në periferitë
e rrethit Berat. Tashmë vjedhjet e banesave ia kanë
lënë radhën vjedhjeve të makinave luksoze.
Burime të policisë së qarkut Berat bëjnë
të ditur se në datën 06. 09. 2004, në orët
e natës, është bërë vjedhja e makinës
tip benz.2000, me targa BR 7647A, pronë e shtetasit Leonidha
Nushi, 35 vjeç, banor në fshatin Pobrat, vetëm
25 km larg qytetit. Vjedhja është denoncuar nga i
zoti i makinës në polici. Në vendngjarje kanë
mbërritur ekspertët e policisë kriminale. Materialet
i kanë kaluar prokurorisë për hetime të
mëtejshme.
| |