Kronika e Beratit
kronika e numrit 116 date 21.nentor2005

Home Info Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva About us

.

Foto

 

 

HOME NEWS OPINIONE

23 VJET BURG PĖR ZARIF BREGUN

 

Berat:
Ėshtė zhvilluar dje rreth orės 12:00 nė gjykatėn e faktit tė rrethit Berat senca gjyqėsore pėr dhėnien e pretencės nė ngarkim tė shtetasit Zarif Bregu, lindur dhe banues nė qytetin Ura-Vajgurore, Berat.Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Hoxha, dje nė sencėn gjyqėsore tė shqyrtimit tė dosjes nė ngarkim tė shtetasit Z.Bregu ka dėgjuar organin e akuzės tė kryesuar nga prokuroria e rrethit, znj.Ermonela Fehlai, e cila pasi ka sjellė pėrpara trupit gjykues provat dhe argumentat qė fajėsojnė shtetasin Zarif Bregu pėr konsumimin e veprės penale:armėmbajtje pa leje, dėmtim i pronės private, vrasje me paramendim e ngelur nė tentative. Pas kėtyre akuzave prokurorja e ēėshtjes i ka kėrkuar trupit gjykues dėnimin me 23 vjet burg pėr shtetasin Zarif Bregu.

NGJARJA

Ngjarja pėr tė cilėn gjykohet nė mungesė shtetasi Z.Bregu, zė fill nė datėn 26.10.2004, kur shtetasi Bardhyl Ruēi, po nga qyteti i Ura-Vajgurore dhe pronar i njė pike karburanti nė kėtė qytet, ishte duke udhėtuar pėr nė banesėn e tij me makinėn tip benz me targa DR 96 69 C, e blinduar, kur papritur nė shtėpi nė afėrsi tė karburantit tė tij ėshtė pėrballur me njė breshėri automatiku dhe me plumba tė shumtė qė i kanė dėmtuar makinėn, por fatmirėsisht pa marrjeje jete pėr drejuesin e mjetit. Qėnia e blinduar e makinės ka bėrė qė njė pjesė e plumbave tė kthehen mbrapsht dhe disa tė tjerė qė kanė pėrfunduar brenda makinės tė humbasin fuqinė shpuese. Menjėherė pas kėsaj nė vend ngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, tė cilėt kanė kqyrur vendin e ngjarjes dhe kanė siguruar nė cilėsinė e provės materiale disa gėzhoja fishekėsh tė armės automatik kallashnikov qė tashmė pėr shqiptarėt konsiderohet edhe si arma “tmerr” pėr shkak tė faktit se kjo armė ka marrė disa jetė njerėzish nė Berat dhe nė gjithė vendin.

HETIMI

Mė pas grupi hetimor ka marrė nė pyetje dhe ka dėgjuar tė dėmtuarin e kėsaj ngjarje Bardhyl Ruēi, pronarin e njė karburanti tė ndodhur nė qytetin e Ura-Vajgurore, ku nė krah tė karburantit tė tij ndodhet edhe karburanti i shtetasit Z.Bregu. Mėnjeherė pėr ngjarjen pronari i pikės sė karburantit ka akuzuar shtetasin Z.Bregu, duke argumentuar atė me konfliktin pėr shkak tė konkurencės qė i akuzuari Bregu kishte me shtetasin B.Ruēi. Policia, pas akuzės qė shtetasi Ruēi kishte bėrė nė adresė tė shtetasit Zarif Bregu, ka shkuar menjėherė nė banesėn e kėtij tė fundit nė Urėn-Vajgurore por nuk e ka gjetur atė nė banesė. Pasi ėshtė pėrpiluar dosja nė ngarkim tė shtetasit Zarif Bregu pėr akuzat armėmbajtje pa leje, dėmtim i pronės private dhe vrasje me paramendim e ngelur nė tentative, organi i akuzės i ka kėrkuar policisė nėpėrmjet njė urdhėr arresti tė nxjerrė prej saj , shoqėrimi pėr nė polici tė tė akuzuarit Z.Bregu, por edhe pse policia ka bėrė kėrkimin e tij, nuk ka mundur ta gjejė nė banesė dhe nė qytetin e Urės-Vajgurore, ndaj nė dt.04.02.05 prokuroria ka dhėnė vendimin e mosgjetjes sė shtetasit Bregu pėr ti hapur rrugė gjykimit tė tij nė mungesė.Nė seancėn e zhvilluar dje rreth orės 12:00 nė gjykatėn e faktit nė Berat pėr dhėnien e pretencės prokurorja e ēėshtjes E.Fehlaj i kėrkoi trupit gjykues 23 vjet burg pėr akuzat e mėsipėrme nė ngarkim tė shtetasit Z.Bregu. Trupi gjykues i kryesuar nga I.Hoxha, pasi dėgjoi prokuroren e ēėshtjes, vendosi tė dėgjojė edhe avokatin mbrojtės tė shtetasit Z.Bregu nė seancėn tjetėr gjyqėsore nė dt.01.11.05 pėr tė marrė vendimin pėrfundimtar gjyqėsor nė ngarkim tė shtetasit Z.Bregu.
I.L.

 

shkruajtur me: 21.11.2005. |top | Commente