Bashkia me dy kryetarė, njėri Fadil Nasufi
dhe tjetra Flutura Mbrati
Po kėshtu nė rendin e ditės janė paraqitur edhe dy relacione dhe projektvendime
qė mė pas janė hequr nga rendi i ditės, pasi kėshilltarėt e tė dy krahėve
politikė kanė kėrkuar qė mė parė qė ato tė kalojnė nė komisione dhe tė jepen
shpjegime rreth kėtyre projektvendimeve.
Njeri nga kėta relacione ka qėnė ai Mbi vendosjen e taksės sė pėrkohshme
tė kalimit nė rrugėt nė qendėr tė qytetit tė mjeteve tė rėnda tė transportit,
i cili ėshtė kundėrshtuar nga kėshilltari LSI-sė Lonik Ēuedari i cili e
ka quajtur jo normal projektvendimin e mėsipėrm dhe teknikisht tė parealizueshėm.
Projektvendimi i dytė, Mbi miratimin e ndryshimeve dhe listės pėrfundimtare
tė pronave tė paluajtshme publike, shtetėrore qė i transferohen nė pronėsi
ose pėrdorim bashkisė Berat, ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit e grupimit
tė djathtė, tė cilėt kanė kėrkuar tė njihen mė konkretisht me llojin dhe
hartėn e pronave.
Kėshilltari PDR-sė, Arjan Soraj, me qėllim rritjen e imazhit tė bashkisė
nė sytė e qytetarėve dhe mėnjanimin e elementeve tė korrupsionit nė ndarjen
e ndihmave, i ka propozuar anėtarėve tė kėshillit bashkiakė qė ndihma ekonomike
tė mos ndahet mė nė mjediset e bashkisė, por tė kalojė nė filialin e shėrbimit
tė Alb-Postės, propozim i cili ėshtė miratuar nga kėshilltarėt e bashkisė
Berat.
Jashtė rendit tė ditės anėtari i kėshillit bashkiak tė PS-sė, dhe ish-kryetari
i PS Mensur Hoxha ka kritikuar ashpėr kryetarin e bashkisė Fadil Nasufi,
i cili, sipas tij, nė vend tė decentralizimit i ka pėrqėndruar tė ardhurat
nga institucionet e kulturės dhe financimin e kėtyre institucioneve nė duart
e pėrgjegjėses sė qendres ekonomike tė bashkisė Flutura Mbrati, ndėrkohė
qė flitet pėr decentralizimin edhe tė kėtyre institucioneve. Ndėrsa ka akuzuar
kryebashkiakun Nasufi, Hoxha ėshtė shprehur: Tani qė tė gjitha institucionet
e kulturės janė nė varėsi tė qendrės ekonomike, bashkia rezulton tė jetė
me dy kryetarė, njėri ėshtė Fadil Nasufi dhe tjetra pėrgjegjėsja e qendrės
ekonomike Flutura Mbrati. Drejtuesve tė institucioneve tė kulturės dhe sporteve
nė qytetin e Beratit tani e tutje u bie qė tė jenė punonjės transporti pranė
qendrės ekonomike tė bashkisė. E njėjta gjė duhet tė ndodhė edhe me futbollistėt
e ekipit tė Tomorit, tė cilėt, tė ndodhur nė kategorinė e dytė pėr shkak
tė keqmenaxhimit nga ana e bashkisė, edhe kėta duhet qė tė paraqiten pranė
qendrės ekonomike tė bashkisė pėr tė marrė liēencėn e hamallit, ka irionizuar
ish-kryetari i PS-sė, Mensur Hoxha.