Kronika e Beratit
kronika e numrit 188 date 28 maj 2007

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Aksident

 

HOME NEWS KRONIKA

Kronika

 

Mungesa e sigurisė nė rrugė burimi kryesor i aksidentevet

Nė zbatim tė urdhėrit tė kryeministrit , nr.44 dt.24.03.2006, si dhe nisur nga vlerėsimi i gjendjes sė infrastrukturės rrugore, gjendje e cila ėshtė e lidhur jo vetėm me jetėn e drejtuesve tė mjeteve, pasagjerėve, por edhe me jetėn e kėmbėsorėve, rreth orės 10:00 tė datės 24 maj 2007, prefekti i qarkut Roland Bejko ka thirrur njė takim, i cili ėshtė zhvilluar nė mjediset e prefekturės sė qarkut Berat. Nė kėtė takim krahas nėnprefektit tė qarkut Fadil Kapllani, merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė bashkive, shefi i qarkullimit rrugor tė komisariatit tė policisė Berat, Kreshnik Skėndo, drejtori i mirėmbajtjes sė rrugėve Astrit Qafa, kryetarė komunash si dhe tė ftuar tė tjerė. Prefekti i qarkut Bejko, nisur nga numri i lartė i aksidenteve tė ndodhura nė qarkun e Beratit, tė cilat krahasuar me njė vit mė parė kanė pėsuar rritje, ėshtė shprehur i pakėnaqur me punėn e sektorit tė qarkullimit rrugor si dhe mungesėn e sinjalistikės nė akset rrugore, mungesa tė cilat janė konstatuar dhe bėrė tė pranishme nga specialistėt e prefekturės qė njė vit mė parė, por qė ka vazhduar e njejta gjendje duke mos marrė asnjė masė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė saj. “Krahasuar me njė vit mė parė ėshtė punuar shumė pak. Pėr kėtė flasin dhe aksidentet e shumta tė ndodhura nė qarkun e Beratit, aksidente tė cilat kanė pėrfunduar edhe me vdekje. Krahas rrugėve tė dėmtuara, vihen re nė mes tė qytetit dhjetėra puseta tė hapura, ku nė vend tė kapakėve janė vendosur shpella guri, tė cilat shpesh herė pėr shkak tė shmangies prej tyre ato bėhen burim aksidenti. Kjo situatė ngarkon me pėrgjegjėsi jo vetėm policinė e qarkullimit rrugor, por edhe bashkitė, tė cilat kanė pėr detyrė vendosjen e sinjalistikės nė tė gjitha pikat ku ato janė tė domosdoshme”, ėshtė shprehur midis tė tjerash prefekti Bejko. Mė pas specialisti pranė prefekturės Berat Halim Koxhai nėpėrmjet pamjeve filmike ka evidentuar pikat mė tė rrezikshme dhe shkaqet qė kanė sjellė aksidentet rrugore tė cilat janė:
Aksi rrugor Ura e Goricės-Ura e Hanit, komuna Otllak, ku nė vazhdimėsi kanė ndodhur gati 50% e numrit tė aksidenteve.
Mungesa dhe dėmtimet nė sinjalistikėn vertikale dhe horizontale.
Shpejtėsia, pėrdorimi i aklkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe gjendja jo e mirė teknike e mjeteve.
Amortizimi i rrugėve ku njė pjesė e konsiderueshme janė me gropa.
Objektet qė cėnojnė sigurinė rrugore, si ndėrtim kioskash nė afėrsi tė rrugės, mure rrethues, hedhja e inerteve nė rrugė etj.
Prania e tregjeve nė rrugė, si ai nė Urėn e Goricės, komuna Poshnje etj.
Puna e pamjaftueshme e policisė rrugore, si dhe puna e dobėt e sektorit tė shfrytėzimit tė automjeteve nė dhėnien e lejeve tė drejtimit etj.
Mė poshtė Koxhai u shpreh se nėse nė rrugėt urbane pėr vitin 2003-2006 kanė ndodhur gjithsej 50 aksidente me 20 tė plagosur rendė dhe 11 tė vdekur, nga analiza e katėr mujorit tė parė tė vitit 2007 ka rezultuar se nė qarkun e Beratit kanė ndodhur gjithsej 17 aksidente ku 7 prej tyre kanė qenė me pasojė vdekje. Nga 17 aksidente tė ndodhura gjithsej nė qarkun e Beratit pėr katėrmujorin e parė tė kėtij viti, 14 prej tyre, ku 5 kanė qenė me pasojė vdekje, i pėrkasin rrethit tė Beratit, dhe tri aksidentet e tjera me dy tė vdekur kanė ndodhur nė rrethin e Kuēovės.
Shefi i sektorit tė qarkullimit rrugor tė komisariatit tė policiė Berat, Kreshnik Skėndo, nė kėtė takim u shpreh: “Pa dashur t’i heqė asnjė presje konstatimit tė situatės ku ndodhemi si dhe pa shmangur pėrgjegjėsinė e sektorit tė policisė sė qarkullimit rrugor, dua tė them se jo tė gjitha problemet e ngritura varen nga puna e kėsaj policie. Ka shumė rrugė tė dėmtuara si dhe tė bllokuara nga objektet e ndėrtuara pa leje, puseta tė hapura si dhe mungesė tė sinjalistikės. Mungesėn e sinjalistikės ne e kemi bėrė tė pranishme nė mėnyrė tė vazhdueshme nėpėrmjet shkresave tė dėrguara nė bashki, por qė deri tani nuk ėshtė marrė asnjė farė mase nė drejtim tė kėtij problemi. Gjysma e numrit tė aksidentuarėve janė kėmbėsorė, ndaj pėr kėtė kėrkojmė edhe bashkėpunimin me shkollat me qėllim qė nxėnėsve t’u bėhen tė njohura rregullat e qarkullimit tė kėmbėsorėve nė rrugė”.
Krahas 7391 gjobave gjithėsej tė vendosura nga sektori i qarkullimit rrugor pėr katermuajorin e parė tė kėtij viti, janė hequr edhe 62 leje drejtimi nga ku , 5625 gjoba dhe 58 leje drejtimi i pėrkasin rrethit tė Beratit.
Drejtori i mirėmbajtjes sė rrugėve Astrit Qafa, midis tė tjerash, tha se puna jonė ėshtė pėrqėndruar nė drejtim tė mirėmbajtjes sė rrugėve si dhe pajisjen e tyre me sinjalistikė, e megjithatė ngelet ende shumė pėr tė bėrė nė kėtė drejtim. Sipas drejtorit Qafa problem ngelet mirėmbajta e urave  tė cilat rrezikohen nga kalimi sipėr tyre i mjeteve me peshė mbi 40 ton, tė cilat transportojnė pllaka guri ndėrkohė qė kapaciteti mbajtės i kėtyre urave ėshtė deri nė 24 ton.
Nė fund tė takimit prefekti Roland Bejko ka kėrkuar nga policia ndertimore qė bashkė me prishjen e tė gjitha ndėrtimeve pa leje tė prishė edhe objektet pa leje tė cilat kanė ngushtuar rrugėt dhe qė nė disa raste janė bėrė burim aksidentesh, ndėrsa ka lėnė pėr drejtorėt nė vartėsi tė tij njė sėrė detyrash dhe kėrkoi prej tyre rritjen e bashkėpunimit me pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor me qėllim qė, siē u shpreh ai, t’i jepet fund situatės sė gjendjes sė pasigurisė nė rrugė, si dhe kėrkoi prej tyre qė pėr tė gjitha detyrat e marra tė raportohet deri nė dt.10 qershor tė kėtij viti, kohė prej nga do dilet edhe me masa konkrete.

Abedin Kaja

 

Lajmetari:28.05.2007. |top | Commente | Printo