A ėshtė Fadil Nasufi Qytetar i Parė i Beratit?
Deklarata e zotit Mensur Hoxha nė kėshillin e bashkisė Berat javėn qė
shkoi qe shokuese. Zoti Hoxha, qė shquhet pėr gjakftohtėsi, deklaron para
parlamentit tė qytetit dhe rrjedhimisht para qytetarėve tė Beratit se bashkinė
e Beratit e ka marrė lumi pėrderisa nė krye tė saj kemi dy kryetarė
etj!?
Njė deklaratė e tillė, e bėrė nga njė prej figurave kryesore tė degės sė
Partisė Socialiste, deri dje kryetari i Partisė Socialiste pėr bashkinė
e Beratit, aktualisht anėtar i kėshillit tė bashkisė, trishton tė gjithė
qytetarėt e Beratit, tė cilėt presin qė jeta e tyre tė ndryshojė pėr mirė.
Aktualisht qyteti i Beratit ėshtė i mbytur nga balta, pluhuri, gropat e
rrugėve nė mes tė qytetit, tregu i tezgave, ndėrtimet pa leje, varfėria,
papunėsia, mjerimi kulturor, mjerimi artistik, mjerimi shpirtėror. Vetėm
kryetari i bashkisė ndrit nga lumturia pėr rimarrjen e postit tė Qytetarit
tė Parė tė Qytetit 2400 -vjeēar tė Beratit. Po cila ėshtė pakėnaqėsia e
figurės numėr njė tė Partisė Socialiste qė e risolli nė pushtet Fadil Nasufin?
Institucionet e kulturės janė tufėzuar nga kryetari i bashkisė sipas modelit
sovjetik tė kolkozit kulturor, ku prodhohet shumė propagandė nė shėrbim
tė kryetarit tė bashkisė dhe aspak art dhe kulturė. Kryetari i bashkisė
Fadil Nasufi, pa iu dridhur qerpiku shkel njėherėsh disa ligje pėr funksionimin
e institucioneve kulturore dhe shpall me ndihmėn e verbėrisė sė kėshillit
tė bashkisė qė iku se drejtori i shtėpisė sė kulturės nė Berat ėshtė Fadil
Nasufi, drejtor i estradės nė Berat ėshtė Fadil Nasufi, drejtor i qendrės
kulturore nė Berat ėshtė Fadil Nasufi, drejtor i galerisė sė arteve nė Berat
ėshtė Fadil Nasufi, drejtor i bibliotekės sė Beratit ėshtė Fadil Nasufi,
drejtor i Muzeut Historik (muze i thėnēin), ėshtė Fadil Nasufi, drejtor
i sporteve ėshtė Fadil Nasufi, e kėshtu me radhė.
Deklarata e kėshilltarit Mensur Hoxha ėshtė shokuese edhe pėr faktin se
ai ka qenė njė nga mbėshtetėsit kryesorė tė kandidaturės sė Nasufit pėr
kryetar bashkie. Ende pa u tharė boja e mandatit tė sapomarrė, kryetari
i bashkisė kontestohet rėndė nga njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė
Partisė Socialiste nė Berat. Nėse nė tė gjitha lagjet e vjetra tė Beratit
kandidatura e tij u rrėzua me votė, atėherė ēfarė ka mbetur nga mandati
i tij?!
Kryetari aktual i bashkisė Berat ėshtė shquar pėr njė mungesė katastrofike
vizioni pėr tė udhėhequr qytetin drejt prosperitetit, jetės sė pasur shpirtėrore
dhe kulturore. Ai ėshtė akuzuar mė shumė se njė herė publikisht nga bashkėpunėtorėt
e tij pėr makinacione diabolike brenda forcės sė tij politike, mungesė koherence,
dyfytyrėsi, mungesė humanizmi. Koherenca, ndjeshmėria njerėzore, respekti
pėr kolegun, humanizmi janė virtyte kėto tė njė qytetari normal. Nėse kėto
mungesa gjenden te ai qė pretendon tė jetė realisht Qytetari i Parė i kėtij
qyteti, atėherė nė kolltukun e rėndėsishėm tė bashkisė mungon qytetari dhe
as qė bėhet fjalė pėr Qytetar tė Parė.
Kėshilltari i nderuar i bashkisė sė Beratit Mensur Hoxha deklaroi njė shqetėsim
tė ligjshėm. Nga deklarata e tij qytetarėt e Beratit, njoftohen se kryetari
i bashkisė ka shpėrdorur detyrėn, duke i deleguar kompetenca nė kundėrshtim
me ligjin njė personi tjetėr. Qytetarėt e Beratit njoftohen se institucionet
demokratike tė artit e kulturės, tė ngritura me mundim dhe tė mbajtura me
taksat e qytetarėve tė Beratit deformohen, dalin jashtė funksionit nga vetė
kryetari i bashkisė, vetėm pak ditė pas betimit se do ti shėrbente me drejtėsi
dhe ndershmėri qytetarėve tė Beratit pa dallim. Institucionet centralizohen
deri nė shformim, dy muaj pasi kandidati pėr kryetar bashkie firmosi nė
prani tė teleshikuesve tė Televizionit Publik kartėn pėr pavarėsinė e institucioneve.
Ndaj, mendoj, se njoftimi publik i kėshilltarit tė bashkisė Mensur Hoxha
ėshtė njė kambanė alarmi pėr deformimin e ligjit, deformimin e institucionit
mė tė rėndėsishėm, shtėpisė sė tė gjithė qytetarėve, bashkisė, e cila po
kthehet thjesht njė kasolle fanatikėsh nė shėrbim tė kryetarit tė saj.