Konstituohet kėshilli i qarkut, triumfon Pelivan Shatri
Edhe pse rezultati i zgjedhjes sė kryetarit tė qarkut ishte i parapėrcaktuar,
sidomos pas dorėheqjes sė kanditatit tė LSI-sė,nė garėn pėr kėtė post dhe
kalimit tė tij nė garėn pėr postin e nėnkryetarit, ajo qė nuk ishte parashikuar
nė rezultatin e kėtyre zgjedhjeve, ishte fakti i shkrirjes sė grupimit tė
djathtė me atė tė majtė, ku tė dy kandidatėt e majtė, si ai pėr postin e
kryetarit tė kėshillit tė qarkut edhe ai i nėnkryetarit u fituan me shumicė
absolute votash.
Grupimi i djathtė, jo qė nuk paraqiti kanditat pėr kėto
dy poste (kjo pėr shkak tė pėrfaqėsimit tė ulėt nė kėshillin e qarkut tė
kėtij grupimi ku, nga 50 anėtar gjithėsej grupimi i djathtė ka vetėm 8 anėtaėr),
por tė gjitha votat e kėtij grupimi kaluan nė favor tė kanditatėve tė majtė.
Takimi
i kėshilltarve tė rinj tė qarkut, tė dalė nga konstituimi i bashkive dhe
komunave tė qarkut Berat, me qėllim konstituimin e kėtij kėshilli, ėshtė
zhvilluar rreth orės 10:30 tė ditės sė premte nė ambjentet e bibliotekės
Vehxhi Buharaja.
Pėr tė marrė pjesė nė takimin pėr konstituimin e kėtij kėshilli kishin ardhur
edhe deputetėt Blendi Klosi i PS-sė, deputeti i PSD-sė,Pilo Kėrri si dhe
sekretarja oraganizative e LSI-sė, Brisida Gjikondi, pjesėmarrje e cila
shpjegohet me rrezikun e daljes nė garėn pėr postin e kryetarit dhe tė nenkryetarit
tė kėshillit tė qarkut tė ndonjė kandidati tjetėr tė pavarur nga grupi i
majtė
Po kėshtu nė takimin e konstituimit tė kėshillit tė qarkut mėrrnin
pjėsė edhe pėrfaqėsuesit e qeverisė, Hysen Osmani, drejtor i Politikave
Vendore nė Ministrin e Brendėshme, si dhe Prefekti i Qarkut Roland Bejko.
Mbledhjen e hapi sekretarja nė detyrė e kėshillit tė qėrkut Vjollca Hoxha,
e cila nė bazė tė rregulores pėr drejtimin e mbledhjes ia dha fjalėn kryetarit
tė bashkisė sė qėndrės sė qarkut Fadil Nasufi, i cili ,pasi konstatoi se
nė sallė ishin tė pranishėm mbi 50%,e kėshilltarve, e deklaroi tė hapur
takimin nga ku mė pas u kalua nė zgjedhjen e komisionit tė verifikimit tė
mandateve dhe drejtuesve tė qarkut. Mė pas u kalua nė procesin e votimit
pėr kryetarin e kėshillit tė qarkut, ku i vetmi kandidat i propozuar ishte
kryetari nė detyrė Pelivan Shatri i PS-sė, ndėrkoh qė dy ditė mė parė pas
marrveshjes Meta-Rama ka hequr dorė nga kandidimi pėr kreun e kėshillit
tė qarkut,kirurgu Eduard Bejko i LSI-sė,,tė cilit i ėshtė propozuar posti
i nėnkryetarit tė kėshillit tė qarkut, vend tė cilin e mbante kryetari i
PS-sė-Kuēovė, Ymer Hoxha, i cili pas mbėshtetjes qė, sipas tij, ka sigurua
nga kryetri i bashkisė Kuēove Artur Kurti dhe disa prej kėshilltarėve tė
majtė, ka dashur tė kandidojė si i pavarur.
Kjo situate ka detyruar deputetin
Blendi Klosi dhe tė dėrguarėn e Metės, Brisida Gjikondi tė kėrkojnė pushim
dhe mė pas tė organizojnė njė takim tė kėshilltarve tė majtė me qėllim tėrheqjen
nga gara tė kuēovarit Y.Hoxha, i cili nuk e ka pranuar njė gjė tė tillė.
Burime nga mbledhja e grupit bėjnė tė ditur se ėshtė dashur ndėrhurja e
kryetarit Edi Rama, i cili pėr shkak tė ruajtjes sė koalicionit me LSI-nė,
nė mėnyrė ultimative nėpėrmjet telefonit tė deputetit Klosi i ka kėrkuar
Y.Hoxha qė tė heqė dorė nga kandidimi.
Mė pas ėshtė kaluar nė propozimin e kandidatėve pėr nėnkryetar tė kėshillit
tė qarkut ku krahas mjekut E.Bejko tė LSI-sė, njėri prej kėshilltarve tė
Kuēovės ka propozuar edhe nėnkryetarin nė detyrė Y.Hoxha, i cili mė pas
ėshtė ngritur dhe ka thėnė se tėrhiqet nga gara duke u larguar nė mėnyrė
demonstrative sė bashku me kryetarin e bashkisė tė Kuēovės A.Kurti, ndėrsa
njė grup i vogėl mbėshtetėsish tė Hoxhės, tė punėsuar nė administratėn rozė
tė Kuēovės kanė sharė deputetėt e majtė dhe sekretaren e LSI-sė, Gjkondi,
tė cilėt sipas tyre kishin pėrjashtuar nga gara kryetarin socialist tė Kuēovės
Y.Hoxha.
Pas kryerjes sė procesit tė votimit dhe numurimit tė fletave, fitues
pėr postin e kryetarit tė kėshillit tė qarkut ėshtė rikonfirmuar Pelivan
Shatri, i cili nga 49 vota tė vlefshme ka marrė 47 vota, ose 96%, tė tyre,duke
marrė kėshtu edhe 8 votat e kėshilltarve tė djathė, vota pėr tė cilat deputeti
Klosi mėsohet qė tė ketė thėnė se ishin tė panevojshme pėr shkak tė humbjes
sė rolit opozitar tė kėshilltarve tė djathtė.
Po kėshtu edhe kanditati pėr
nėnkryetar E.Bejko i LSI-sė,ka marrė nga 44 vota tė vlevshme 41 prej tyre,
ose 93%,tė votave gjithėsej.Votimi i tė premtes sė kaluar, ndonse demokratik,
u ka kujtuar tė pranishmėve rezultatin e votimeve tė para viteve 90 tė
kohės sė partisė shtet, kur votohej nė rresht pėr kandidatin e partisė.
Abedin Kaja