Ndėrtimet paleje nė qytetin muze, gati ruspat
Lirimi nga ndėrtimet pa leje i qytetit tė Beratit, dhe sidomos i lagjeve muzeale tė tij, ka qėnė sėrish nė fokusin e diskutimit tė institucionit tė prefektit. Me urdhėr tė prefektit tė qarkut, Roland Bejko, nė fillim tė kėtij viti ėshtė ngritur njė grup pune i pėrbėrė nga bashkia Berat, dega e policisė ndėrtimore dhe institucioni i prefektit, i cili ka evidentuar ndėrtimet pa leje nė qytetin e Beratit nga ku ka rezultuar se qytetarėt vazhdojnė tė ndėrtojnė pa leje ndėrtimi, me pretendimin se kanė bėrė vetdeklarimin pėr legalizimin e kėtyre objekteve. Po kėshtu grupi i punės ka evidentuar se nė bashkinė e Beratit janė 577 ndėrtime pa leje, ndėrkohė qė nė zyrėn e ALUIZNI-t, janė vetdeklaruar 2276 ndėrtime. Pėr vitin 2005 bashkia Berat ka njoftuar nė prefekturėn e qarkut 87 ndėrtime tė kundraligjshme. Pėr periudhėn janar-dhjetor 2006 ka njoftuar 64 ndėrtime tė kundraligjėshme, nga kėto nė territorin e shkollave 14 objekte pėr tė cilat policia ndėrtimore ende nuk ka ekzekutuar vendimet pėr prishjen e tyre. Mė problematike situata ėshtė nė zonėn muzeale, ku aktualisht, sipas drejtorit tė monumenteve tė kulturės Nallbani, janė 147 ndėrtime pa leje, tė cilat konsistojnė nė hapje muresh rrethues pėr garazhe makinash, zėvendėsimi i dyerve dhe dritareve tė banesave prej druri me dritare duralumini, pėrdorimi i betonit etj. Kėto ndėrtime nė masėn 80% tė tyre janė tė riparueshme, pasi nuk kėrkojnė prishje, por vetėm pėrshtatjen e tyre me zonėn muzeale, ėshtė shprehur Nallbani. Po kėshtu, sipas drejtorit tė Aluiznit Aleksandėr Melonashi, nė lagjet muzale janė ndėrtuar edhe rreth 60 objekte tė reja pa leje pėr tė cilat pronarėt kanė paraqitur dokumentat pėr legalizimin e tyre, por qė sipas Melonashit ligji nuk parashikon legalizimin e ndėrtimeve pa leje nė zonat muzeale.
Lidhur me kėtė problem, tė cilit me sa duket po i vjen fundi, prefekti
Roland Bejko rreth orės 11:00 tė ditės sė premte ka thirrur njė takim, ku
krahas kryetarit tė bashkisė Fadil Nasufi, kanė qėnė tė pranishėm edhe drejtori
rajonal i monumenteve tė kulturė Berat Ajet Nallbani, drejtori i degės sė
policisė ndėrtimore Rrezart Dollani, drejtori i bordit tė kullimit, i cili
disponon mjete pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, Bujar Dhėmbo, shefi komisariatit
tė policisė Berat Artan Mehmeti etj. Nė kėtė takim prefekti Bejko u shpreh
se aksioni i nisur muaj mė pėrė pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje do tė
rifillojė sė shpejti dhe pėr kėtė nuk do tė ketė mė kthim prapa, pasi qyteti
i Beratit qė tė bėhet njė qytet i hapur, atraktiv dhe tėrheqės pėr turistėt
vendas dhe tė huaj duhet qė tė ketė kujdesin njerėzor.
Askush mos tė mendojė se do ti shmanget ndėshkimit ligjo, njė situatė
e tillė duhet dhe do tė marrė fund njėherė e mirė dhe pėr tė realizuar kėtė
aksion do tė veprojmė tė gjithė nė bllok.Edhe pse nuk ka munguar bashkpunimi
me bashkinė prishja e ndėrtimeve pa leje nuk ka qėnė e suksesshme, pasi
policia ndėrtimore ėshtė treguar e mefshtė nė punėn e saj,- u shpreh nė
vazhdim prefekti Bejko.
Mė pas drejtori i monumenteve tė kulturės Ajet Nallbani, pasi solli pėr
tė pranishmit pamje filmike tė ndėrtimeve pa leje nė zonat muzeale dhe ato
tampon, u shpreh se zona mė problematike ėshtė faqja lindore dhe ajo perndimore
e lagjes Kala, ku si rezultat i zaptimit, pėr ndėrtime tė sipėrfaqeve
nė tė dyja kėto pjesė, jo vetėm qė ėshtė ndėrtuar pa leje, por edhe nuk
janė patur parasysh kriteret e ndėrtime nė zona tė tilla. Po kėshtu nė lagjen
Kala janė ndėrtuar edhe disa antena televizive tė kompanive private, tė
cilėt kanė betonizuar sipėrfaqet ku ngrihen, ndėrkohė qė ligji e ndalon
nė mėnyrė kategorike ndėrtimin e kėtyre antenave nė zonat muzela.Pėr tė
gjitha konstatime,t u shpreh mė poshtė Nallbani, ne kemi vendosur gjoba
nė 15 objekte, tė cilat varjojnė nga 100 deri 500 mijė lekė, por as kjo
masė nuk e ka zgjidhur problemin, pasi pėr tė ndėshkuar ndėrtuesit e objekteve
pa leje ėshtė njė kalvar i tėrė veprimesh burokratike dhe mė nė fund duhet
qė tė vendosė gjykata dhe mė pas tė veprojė pėrmbarimi dhe kėsisoj gjithēka
ka vazhduar ashtu si edhe mė parė, duke mos u ndėshkuar askush. Gjithėashtu
Nallbani kėrkoi qė tė verifikohen lejet e ndėrtimit, pasi ka leje qė janė
tė fallsifikuara, ku siper shkresave mund tė jenė vendosur vula fallso.
Kryetari bashkisė Fadil Nasufi duke mos iu shmangur pėrgjegjėsisė pėr ndėrtimet
pa leje, sidomos nė lagjet muzeale dhe zonat tampon, u shpreh se edhe gjobat
e vendosura nga bashkia, ashtu si nė rastin e drejtorisė sė monumenteve
tė kulturės, kanė rezultuar tė paefektshme dhe nuk e kanė disiplinuar gjendjen
pėr shkak se ato nuk janė ekzekutuar.Nė radhė tė parė pėrgjegjesia pėr kėto
ndėrtime ėshtė e bashkisė Berat, pasi kėto ndėrtime janė brenda territorit
tė saj, ndėrtime qė kanė filluar 16 vjet mė parė dhe qė vit pas viti janė
rritur nė numėr. Mė poshtė Nasufi u shpreh se pėr prishjen e kėtyre ndėrtimeve
mė parė duhet qė tė bėhet njė studim urbanistik. Nė lidhje me antenat e
vendosura nė lartėsin e Kalasė, Nasufi u shpreh se duhet qė pronarėve tė
kėtyre antenave tu lihet njė afat kohor pėr ti zhvendosur ato nė njė vend
tjetėr, duke propozuar si vend tė mundshėm lartėsinė nė Sheshin e Dosave.
Nė pėrfundim tė takimit u vendos qė nė kohėn mė tė shpejtė tė mundėshme
tė ditėve tė ardhshėme prefektura, bashkia dhe policia ndėrtimore, tė mbėshtetur
edhe nga policia e rendit dhe tė ndihmuar me mjete nga drejtoria e bordit
tė kullimit, do tė fillojnė prishjen e tė gjitha nėrtimeve pa leje, tė cilat
do tė fillojnė nga zonat muzeale, duke zbritur nė zonat tampon dhe tė gjithė
qytetin, pėr tė vazhduar mė pas nė zonėn naftėmbajtėse tė Kuēovės.