Editoriali i "Lajmetarit"
Editoriali i numrit 184 date 30 prill 2007

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Foto K. Dervishi

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Ndodhi ajo qė pritej.

Ditėn e premte datė 27 prill 2007, nė konstituimin e Kėshillit tė Qarkut tė Beratit u shpreh pėrfundimisht hapur se pluralizmi nė nahijen tone ėshtė nė rrezik tė madh. Ndodhi ajo qė pritej. Treva e Beratit, pėrveē dokeve, riteve, zakoneve, mėnyrės sė jetesės, ka edhe mėnyrėn e tė menduarit tė njėjtė (kėtu kam parasysh rezultatin e votimit, pasi nė realitet ėshtė krejt ndryshe) duke pėrfshirė edhe bindjet politike. Kjo u duk qartė nė votimin pėr kryetar qarku, ku zoti Pelivan Shatri i mori tė gjitha votat e kėshilltarėve tė tė gjitha partive qė pėrfaqėsohen nė kėshillin e qarkut njėsoj si nė kohėn e qoftėlargut. Kjo mund tė jetė goditja mė e rėndė qė i ėshtė dhėnė pluralizmit nė Shqipėri
Forcat e djathta kanė 20% tė kėshilltarėve nė kėshillin e qarkut, tė cilėt nė unanimitet votuan pėr kryetarin Shatri.
Tė gjitha rastet e kombinacionet e pėrsėritura shpesh kohėt e fundit nė politikėn lokale, kishin vetėm njė llogjikė, atė tė pazarit. Pluralizmi politik pushoi sė ekzistuari. Tek- tuk filluan tė krekoseshin pėr fitore, individė tė forcave tė djathta, a tė majta nė konstituimet e bashkive a komunave, duke i interpretuar si politikanė qė nuk ua ha qeni shkopin, madje se kjo ėshtė politika e vėrtetė duke krijuar idenė se ca dalin pėr tė mbledhur vota nė fushatė dhe ca tė tjerė dinė t’i pėrdorin ato.
Nė demokracinė e vėrtetė oponenti ka tė drejtė tė kundėrshtojė. Nė rastin e zgjedhjes sė kryetarit tė qarkut, kėshilltarėt e koalicionit tė djathtė, jo qė nuk kundėrshtuan me votė, por u bėnė palė me tė majtėn. Vota nuk ėshtė mall qė mund ta shkėmbesh pėr ushqim a tė mira materiale Ata e pėrdorėn votėn pėr tė shtuar komoditetet e tyre dhe duke mė dhėnė mua tė drejtėn tė mendoj se e kanė kėmbyer pėr ushqim e tė mira materiale.
Nė demokraci vota ėshtė fjala e fundit. Vota e elektoratit tė djathtė i dha vetėm tė drejtėn kėshilltarėve qė tė kryejnė detyrėn, dhe ata nuk e kanė kuptuar misionin qė kanė si pėrfaqėsues, tė tyre por e shpėrdorojnė atė pėr qėllime personale.
Duke parė numrin e votave qė ka marrė zoti Shatri, rreziku pėr demokracinė ėshtė shumė i madh, madje edhe vetė socialistėt janė befasuar me besimin qė iu dhuroi e djathta, edhe pse ata nuk kishin nevojė. E gjitha kjo rrodhi si pasojė e rrėzimit tė shtyllave tė moralit politik dhe vendosjes nė vend tė tyre tė shtyllave tė interesave meskine. Pra ta shikosh votėn pėrfaqėsuese, si mall, dhe ta pėrdorėsh pėr interesa fare tė ngushta, nuk ka papėrgjegjshmėri mė tė madhe qė mund tė bėjė njė i zgjedhur, por akoma mė e madhe bėhet papėrgjegjshmėria, kur i zgjedhuri eshtė edhe drejtues i rėndėsishėm.

Kastriot Dervishi

Lajmetari: 30.04..2007. |top | Commente | Printo