Kėshilli i qarkut dhe ligji bolshevik pėr qarkun
Prej disa vitesh nė Shqipėri funksionon kėshilli i qarkut, i cili ushtron
pushtetin e vet nė hapsirėn ku pėrfshihen bashki dhe komuna tė tėra. Nė
qarkun e Beratit, bie fjala, pėrfshihen 5 bashki dhe mjaft komuna. Kėshilli
i qarkut aktualisht kryen shėrbime mjaft tė rėndėsishme nė rang rajoni siē
janė investimet nė shėndetėsi, arsim, rrugė rurale etj. Krahas investimeve
kėshilli i qarkut harton politikat rajonale tė zhvilllimit, bashkėrendon
kėto politika me njėsitė e tjera vendore si bashki e komuna.
Po ta shohėsh
nga funksioni ėshtė vėren se ėshtė njė institucion i rėndėsishėm nė shėrbim
tė qytetarėve dhe vendit. Nėse do tė shohim formėn e ngritjes sė kėshillit
tė qarkut do tė vėrejmė se formimi i tij nuk ėshtė aspak demokratik. Madje
me plot gojėn mund tė themi se ėshtė tipik bolshevik.
Pse mendoj kėshtu?
Sepse parimi themelor i formimit tė qarkut ėshtė shumica qė zgjedh shumicėn
duke dėrrmuar deri nė likujdim pakicėn. Bie fjala nėse njė parti politike
ka fituar nė rang qarku 6 % tė tė gjitha votive, nė qarkun e Beratit me
51 anėtar nuk pėrfaqėsohet. Sipas ligjit demokratik tė pėrfaqėsimit sipas
votės sė marrė, kjo forcė politike duhet tė kishte nė kėtė qark tė paktėn
3 anėtarė.
Nė qarkun aktual, jo tė riun, Partia Demokratike ka fituar afro 30 % tė
votave dhe sipas ligjit themelor tė pėrfaqėsimit sipas votės sė marrė duhet
tė kishte afro15 kėshilltarė, ndėrsa ka vetėm 5 anėtarė. Ligji aktual thotė
se kėshilltarėt zgjidhen nga kėshillat bashkiakė dhe komunalė me votė tė
fshehtė. Nė fakt, nėse do tė votohej normalisht nė rajonin e Beratit e djathta
nė opozitė nė pushtetin vendor do tė kishte aq anėtarė tė kėshillit tė qarkut,
sa ka kryetarė komunash dhe bashkishė, domethėnė nja 2-3 anėtarė. Falė pazareve,
votimit tribal dhe shitjes sė votės (dhe sė bashku me tė edhe shitjes sė
identitetit politik), nė qarkun e Beratit mund tė ketė mė shumė se kaq anėtarė
nė kėshillin e qarkut qė ligjėrisht pėrfaqėsojnė tė djathtėn, ndėrsa faktikisht
njė Zot e di se ēpėrfaqėsojnė!
Ky ligj duke patur nė themel parimin bolshevik
zhduk sidomos pėrfaqėsimin e partive tė vogla, por tepėr tė rėndėsishme
pėr funksionin normal tė demokracisė nė qark.
Ky ligj thellėsisht antidemokratik,
antikushtetues ėshtė kaluar dhe kalohet nė heshtje, sepse nuk prek interesat
e partive tė mėdha. Nėse shumica e Partisė Socialiste zgjedh shumicėn nė
qarkun e Beratit, shumica e Partisė Demokratike vepron po kėshtu nė njė
rajon ku shumica i takon asaj.
Partitė e tjera qė janė jashtė skemės bolshevike
tė dy partive tė mėdha mbeten pa pėrfaqėsim. Nėse njė kėshill qarku me 51
anėtarė ka vetėm 5 anėtarė tė opozitės, atėherė kurrėsesi nuk mund tė funksionojė
nė mėnyrė demokratike.
Ai mund tė jetė kėshilli popullor i rrethit cit me
komunistė dhe midis tyre edhe nja 4-5 anėtarė qė pėrfaqėsojnė bashkimet
profesionale, organizatėn e gruas, a tė rinisė. Njė institucion pluralist
me njė spektėr tė tillė, nuk mund tė quhet pluralist. Dhe aty merren vendime
qė kryejnė shėrbime afro dy milionė dollarė nė vit.
Edhe pas zgjedhjeve
tė fundit kėshilli i qarkut do tė jetė sėrish kėshilli popullor i qarkut
tė Beratit. Vota e marrė nga qytetarėt ėshtė shpėrfillur falė njė ligji
tipik stalinist si ligji ekzistues i formimit tė kėshillit tė qarkut.
Yzedin Hima