Kisha e Shėn Gjergjit, i kthehet tė zotit
Kisha 660- vjeēare e Shėn Gjergjit, e cila ndodhet nė kalanė e ndertuar
nė shekullin IV para Krishtit dhe e ribėrė nga Mėhilli I, Engjėll Komeneni,
nė vitin 400, i ėshtė kthyer tė zotit.
Premtimi i Kryeministrit Berisha
nė muajin shkurt tė kėtij viti pėr kthimin e kishės besimtarėve ortodoksė
qė deri tani ka qenė pronė e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare si dhe
ndryshimi i ligjit, me qėllim hipotekimin e pronave tė komuniteteve, ka
bėrė qė kjo kishė mė nė fund tu kthehet besimtarėve tė cilėve ajo u pėrket.
Kisha e Shėn Gjergjit ėshtė rindėrtuar dy herė, nė vitin 1346 dhe nė vitin
1605, pra, 407 vjet mė parė.
Ajo ka marrė emrin kisha e Shėn Gjergjit pėr
tė nderuar heroin tonė kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeun. Vlerat historike
dhe kombėtare tė kėsaj kishe janė tė shumta.
Nė vitin 1990-1991, me vendim
tė qeverisė sė atėhershme, u kthyen disa objekte kishtare, por kisha e Shėn
Gjergjit nuk u kthye dhe ngeli pronė e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare,
duke vazhduar kėshtu destinacionin e atėhershėm tė shėrbimit pėr pritjen
e drejtuesve tė shtetit.
Nė vitin 1997 objekti u shkatėrrua nė tė gjitha
ambjentet e brendshme te tij. Nė 12 janar tė vitin 1999, Kėshilli i Ministrave
i ndau nė dy pjesė objektet qė do tė ktheheshin dhe midis objekteve tė kultit
qė do tė ktheheshin, ishte dhe kisha e Shėn Gjergjit, por edhe pas kėsaj
gjithēka e mbuloi harresa. Nė vitin 2003 u dha njė urdhėr qė objekti tė
inventarizohej mirėpo bashkiakėt e atėhershėm nuk e firmosėn urdhėrin, pasi
sipas besimtarėve ortodoksė njeri prej pushtetarėve kėrkonte ta tjetėrsonte
dhe ta kthente nė pronė tė vetėn ish-pikėn turistike, pronė e hershme e
kishės ortodokse.
Nė muajin maj tė vitit 2005 kisha u kėrkua nga ana e autoriteteve tė mitropolisė
sė Beratit tu kthehej besimtarėve ortodoksė, kėrkesė e cila u pranua nga
Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare, por qė nuk u miratua nga instancat pėrkatėse
tė Kėshillit tė Ministrave. Rikthimi i kishės sė Shėn Gjergjit, bėhet
nė kuadrin e pėrpjekjeve qė po bėn qeveria shqiptare pėr rikthimin e pronave
pėr besimet fetare nė Shqiperi, gjė qė mė sė fundi e tregon edhe ndryshimi
i ligjit, me qėllim hipotekimin e pronave tė komuniteteve.
Abedin Kaja