Editoriali i "Lajmetarit"
Editoriali i numrit 179 date 26 mars 2007

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Yzedin Hima

Foto Y. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Berati dhe qendra historike e tij.

 

Berati ėshtė njė qytet i vizitueshėm pėr arkitekturėn e veēantė tė tij, pėr monumentet e shumtė tė kulturės qė gjenden pothuajse tė gjithė nė lagjet e tij historike, pėr Muzeun Onufri, ku ka njė koleksion tė ēmuar ikonash, tė cilat datojnė qė nga shekulli XVI, pėr Muzeun Etnografik, pėr pozicionin gjeografik dhe thyerjet e ēuditshme tė relievit nė dy anėt e lumit Osum.
Aktualisht qytetit tė Beratit i mungon muzeu historik.
Berati, njė qytet historik, nuk ka muze historik!?
Vizitorėt vendas dhe tė huaj, ndėrsa vizitojnė qendrėn historike tė Beratit, pra Mangalemin, Kalanė dhe Goricėn etj. pyesin se ku ėshtė Muzeu Historik i Beratit. Kur u thua se Berati nuk ka muze historik, nuk e besojnė. Si mundet qė njė qytet me kaq lagje tė vjetra tė mos e ketė muzeun historik?!
Natyrisht, Berati e ka patur muzeun e tij. Ky muze, nė kundėrshtim me ligjin iu kthye pronarit. Ndonėse iu dėrgua edhe njė letėr Ministrit tė Kulturės tė asaj kohe nga kėshilli i bashkisė Berat
( Bėhet fjalė pėr vitin 1998), askush nuk e vuri ujin nė zjarr. Dhe Berati mbeti pa kujtesė. Mjaft dokumenta me vlerė humbėn, ose u vodhėn nga zyrtarė tė pandėrgjegjshėm.
Muzeu kishte edhe pjesėn e tij tė politizuar, por dokumentat me vlerė tė Luftės sė Dytė Botėrore mund tė riklasifikoheshin nė pikpamje historike, duke u zhveshur nga ngarkesat ideologjike.
Nė muzeun e dikurshėm gjendej pavioni i historikut tė arsimit nė Berat dhe trevat e tij. Aty gjendeshin mjaft dokumente dhe eksponantė unikalė tė figurave tė shkollės shqipe. Sot nuk dihet se ku ndodhen ato dokumenta dhe eksponantė me vlera. Nxėnėsit, brezat e rinj, vizitorėt nuk mund tė njihen me pėrpjekjet e mėdha tė atdhetarėve tė Beratit pėr shkollėn shqipe.
Po kėshtu flitet pėr njė qytetėrim 2004 vjeēar tė pandėrprerė, por mungojnė dokumentat e dėshmisė sė kėtij qytetėrimi. Nė arkivat e Vatikanit dhe qyteteve tė tjerė tė Italisė, nė arkivat e Greqisė dhe tė shteteve tė tjerė tė rajonit pa dyshim qė ka dokumenta ku flitet pėr Beratin, marrėdhėniet e tij me kėto qytete e shtete, por varfėria materiale dhe mendore ka bėrė qė dėshmitė e qytetėrimit tė Beratit tė mos njihen as nga banorėt vendas, as nga vizitorėt. Gjatė kėsaj kohe muzeu nė Berat egziston vetėm nė letėr.
Pushteti lokal ka akorduar miliona pėr spektakle vulgarė me kėngėtare bullgarė, por nuk ka dhėnė asnjė lek pėr tė pasuruar, zbuluar historinė e Beratit qė fle e fshehur nė arkiva brenda dhe jashtė vendit.
Ka mjaft gropa nė historinė e qytetit tonė, tė cilat lipset tė studjohen. Studjuesit nuk mungojnė. Nėse do tė akordohen fonde pėr tė ndriēuar kėto pjesė tė errėta tė historisė, atėherė do t’u lėmė brezave njė pasuri tė paēmuar. Atėherė mund tė flasim pėr turizėm kulturor dhe historik nė Berat.
Berati duhet tė ketė muzeun historik. Ky muze mund tė vendoset nė njė nga shtėpitė me arkitekturė karakteristike tė Kalasė, pranė Muzeut Onufri. Madje edhe Muzeu Etnografik mund tė zhvendoset pikėrisht nė kėtė lagje, duke formuar kompleksin muzeal tė qytetit tė Beratit.
Yzedin Hima

Lajmetari: 26.03..2007. |top | Commente | Printo