Politika e Beratit
kronika e numrit 175 date 26 shkurt 2007

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.


Kastriot Dervishi

HOME NEWS POLITIKA

Pse humbi Partia Demokratike nė Berat

 

Tė humbasėsh njė garė elektorale ėshtė normale, njėra palė do tė fitojė, kjo ėshtė njė llogjikė e thjeshtė. Kjo ėshtė njė pėrgjigje qė e jep njė votues i thjeshtė, i cili shkon pėr tė votuar, voton tė preferuarin e tij dhe pret rezultatin. Por, pas rezultatit negativ, nė rastin e votuesit demokrat, lind pyetja:
Pse humbi Partia Demokratike nė Berat?
Unė po mundohem tė rendis disa arsye pėr opinionin pėr tė analizuar humbjen e Partisė Demokratike nė Berat, qė analiza tė mos jetė sipėrfaqėsore dhe pėrgjegjėsia tė shkojė nė vendin e saj.
Nė Berat nuk fituan socialistėt.
Nė Berat humbėn demokratėt.
Socialistėt nuk mund ta fitonin Beratin, pasi dihet puna e tyre nė 8-tė vitet e qeverisjes qėndrore, e cila e mori ndėshkimin mė 3 korrik 2005, dhe kėtė ndėshkim ia dha ekipi kompakt i PD-sė, ku nė territorin e bashkisė deputeti Xheka sė bashku me Haznedarin, plus LZHK-nė morėn mbi 9000 vota, ndėrsa nė 18 shkurt aleanca e djathtė mori 6800 vota.
Me marrjen e pushtetit PD-ja filloi menjėherė me reformat, pėr tė ndryshuar imazhin e qeverisjes sė korruptuar tė socialistėve. Drejtuesit e PD-sė me koncept modern, filluan tė zbatonin programin e qeverisė pėr zbatimin e reformave. Filloi tė ndihej era e ndryshimit, qeverisja nė Berat iu bashkua qeverisjes qėndrore.
Nė kėto momente vėmendja e PD-sė si nė qendėr dhe nė bazė, u pėrqendrua tek reformat dhe kjo ėshtė normale. Partitė nė sistemin demokratik e marrin pushtetin pėr tė qeverisur, ju drejtohen qytetarėve me modelin e tyre qeverisės dhe jo me modelin e drejtimit tė partisė-shtet, tipar i shoqėrive totalitare. Qytetarėt votojnė programin e forcės politike pėr t’u qeverisur.
Pikėrisht kėtu fillon edhe keqkuptimi i parė.
Pėrkrahėsit, anėtarėt, simpatizantėt e kėrkojnė zgjidhjen tek partia, kjo si njė reminishencė e sistemit tė kaluar. Atyre nuk ju interesojnė reformat dhe mėnyra se si po qeverisen. Dhe pikėrisht, me kėtė frymė, njė grup i pėrcaktuar qartė nė qėllimet e tyre filluan sulmin denigrues ndaj drejtuesve tė PD-sė, tė cilėt e mbajtėn Partinė Demokratike pėr 8-tė vite nė njė opozitė tė vėshtirė, duke i pėrkufizuar si xhaketa tė vjetra (term i huazuar nga lufta brenda kampit socialist). Ishin kėto”xhaketa tė vjetra”, qė nė 3 korrik i dhanė fitoren e shumėpritur demokratėve beratas. Ky grup, qė unė do ta pėrkufizoja, grup sharlatanėsh, nuk lanė gjė pa shpifur pėr drejtuesit e PD-sė. Nė kėto kushte, qėndra u bė pre e kėtij presioni dhe u besoi atyre drejtimin e PD-sė, duke mbyllur sytė dhe duke vendosur apriori nė krye tė njė partie me vlera historike si PD-ja, kryetarin e Partisė Punėtore (partite punėtore njihen si parti tė ekstremit tė majtė) shokun Shkėlqim Hysi. Shoku Hysi, me tė marrė nė dorė partinė, falė pėrvojės sė militimit nė partite e majta, filloi sulmin e menjėhershėm pėr denigrimin e personaliteteve tė PD-sė dhe rezultati u duk hapur nė kuvendin e nėndegės 74, ku nė forumet drejtuese tė partisė dolėn individė pa vlera, tė paarsimuar dhe pa integritet. Nėn dhe filloi njė luftė e ashpėr midis drejtuesve tė rinj tė partisė dhe pjesės integrale tė Partisė Demokratike. Njė pjesė mundohej tė justifikonte ardhjen e njė tė majti nė krye tė PD-sė me idenė e marrjes sė votave nga e majta, herė- herė afrimi i ndonjė “larushi” shfaqej si vlerė dhe aftėsi pėr diversion ndaj tė majtės. Por ky fenomen siē u duk edhe nė 18 shkurt dha rezultat tė kundėrt. Kjo i rėndoi rėndė PD-sė, pasi i humbi identitetin e saj. E djathta integrale nuk e gjeti vendin e saj qė i takon nė PD.
Njė arsye tjetėr e rėndėsishme e humbjes ishte edhe mos denjimi nga shoku Hysi pėr nėnshkrimin e aleancės me aleaten qeverisėse, PBDNJ dhe konkretisht zonjėn Ilda Sylari. I kam kėrkuar shokut Hysi (pas kėrkesės sė znj. Sylari) tė mbrojė kandidaturėn e znj. Sylari nė listėn e kėshilltarėve tė PD-sė dhe znj. Sylari nuk do tė kandidonte nė maxhoritar. Shoku Hysi si ekspert politik mė deklaroi se zj. Sylari nuk merr as votėn e vet dhe nuk kemi nevojė pėr kėtė aleancė. Zj Ilda Sylari mori plot 660 vota nė maxhoritar dhe pikėrisht nė bastionet e PD-sė, Mangalem, Kala, Goricė, etj.
Paraqitja e listės sė kėshilltarėve tė PD-sė, listė e formuluar tėrėsisht me prepotencė nga kryetari duke shkelur statutin e PD-sė, duke anashkaluar kryesinė e partisė, vendosja nė krye tė listės e personave qė do tė bėjnė pėr tė qeshur qytetin dhe pėr tė qarė demokratėt, e dha rezultatin.
Vendosja nė krye tė fushatės e kryetarit tė Partisė Republikane z. Kasėm Mahmutaj, tregoi qartė dhe hapur se PD-ja e Beratit kishte mbaruar, ishte e paaftė pėr tė drejtuar fushatėn dhe se kishte probleme tė mėdha brenda saj.
Mospėrkrahja e kandidatit Sali Hoxha nga shoku Hysi, u duk fare hapur gjatė fushatės. Pėr shokun Hysi, Sali Hoxha nuk ishte i pėrzgjedhuri i tij. Edhe nė lagjet, ku 6-tė vjet mė parė shoku Hysi mori nja njėmijė vota si kandidat i Partisė Punėtore, ku pritej edhe pėrkrahja masive, rezultati ishte i dobėt. Ndėrsa komunat ku shkoi kryetari i degės sė PD-sė i fitoi tė gjitha Partia Socialiste, me pėrjashtim tė komunės Cukalat, ku fitoi falė punės sė kandidatit Justinian Zyka. Po kėshtu edhe bashkinė e Urės Vajgurore. Rezultati i degės sė PD-sė nė Berat ėshtė rezultati mė i dobėt nė tė gjithė vendin.
Po tė vazhdoj tė rendis fakte ato janė pa fund. Rezultati ėshtė mirė tė analizohet nė anėtarėsinė e Partisė Demokratike.
Unė si njė nga “xhaketat e vjetra” tė Partisė Demokratike (nuk ka nder mė tė madh se tė jesh xhaketė e vjetėr e PD-sė, turp ėshtė tė jesh xhaketė e vjetėr apo e kthyer e PS-sė) i kėrkoj kryetarit tė Partisė Demokratike zotit Shkėlqim Hysi (hera e pare qė e quajta zoti, pasi pranė emrit Parti Demokratike nuk shkon fjala shoku), tė japė dorėheqjen. Pėrvoja nė PD ėshtė e pasur, Zoti Haznedari, edhe pse fitoi qytetin nė njė fitore tė jashtėzakonshme, duke humbur si kandidat dha dorėheqjen duke vepruar si njė politikan i civilizuar.
Ju, shoku Hysi keni humbur kudo, nė qytet, nė fshat, nė lagje, madje edhe ish partia juaj ka humbur thellė, humbje e cila na rėndon ne demokratėve.
Pra, PD-ja e Beratit humbi sepse nė krye ka njė kryetar qė po bėn pėr tė qeshur me performancėn e tij qytetin dhe pėr tė qarė demokratėt.
Futja e Partisė Demokratike nė Berat nė njė process tė ri zgjedhor duke filluar nga seksionet dhe deri nė zgjedhjen e kryetarit ėshtė e vetmja analizė me vlerė, e cila do t’i japė frutet nė 2009-ėn.

 

Lajmetari: 26.02.2007. |top | Commente | Printo