Kultura e Beratit
kronika e numrit 160 date 30 tetor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS KULTURE

Udhėtimi i artistit

 

Ne daten 27 Tetor ne Galerine e Arteve u hap ekspozita vetjake e piktorit Jak Serreqi “Udhetimi i Artistit”. Kjo ekspozite eshte pjese e projekteve te Galerise se Arteve “E.Lear” per te sjelle ne qytetin e Beratit emra te rendesishem dhe artiste te pervojave te ndryshme artistike, te huaj apo shqiptare, vlera te padiskutueshme artistike, duke rritur dimensionet e kontributin e saj ne jeten kulturore te qytetit.
Jak Serreqi ka lindur ne Shkoder ne njė familje me vlera e kontruibute te rendesishme historike e intelektuale. Pasojė e njė fati krejt te veēante aspak fatlum, jeta e tij rrugetoi jo zakonshem; larg familjes, me mungesen e prinderve, pa dashurine e motrave dhe vellait duke mos provuar njė femijeri.
Ēuditerisht fati i tij e detyron qe fjalet e para t’i shqiptojė ne gjermanisht pasi femijerine e hershme e kalon ne Austri pa pranine e prinderve. Nuk arrin te qendrojė shume ne Shqiperi(rreth 2 vite), vendoset ne Itali ku arrin qe te realizoje permes veshtiresish njė arsimim te plote te tij fillimisht ne Kolegjin Mondvagone, Fraskati (shume prane Romes) e me vone te diplomohet per kimi ne Universitetin e Romes duke u bere njė italian foles i perkryer.
Me vone do ta shohim te punoje ne Universitetin e Romes, Peruxhios dhe Mancesterit. Ne vitin 1968 emigron se bashku me familjen e tij perfundimisht ne Kanada (Vankuvėr) ku ushtron profesionin e tij te kimistit. Tashme ai eshte i detyruar te komunikoje ne anglisht. Vetem mbas vitit 1992 ai fillon te pikturoje fale disa koincidencave fatlume.
Jak Serreqi, megjithese nuk studioi per art, eshte njė perfaqsues i rendesishem i diaspores shqiptare duke u radhitur me Omer Kaleshin, Lin Deline, Ibrahim Kodren, Dhimiter Zonjen etj.
Prania e vazhdueshme ne jeten e tij e kryeveprave te artit italian, miqesia me personalitete te kultures sidomos me artistin futurist Gerardo Dottoriu do te ushtroje njė ndikim te rendesishem ne vetedijen e tij artistike, si dhe martesa me piktoren Ana Sereme do te ushqente prirjen e vazhdueshme te tij si piktor prirje qe e mbajti te fshehur brenda vetes gjate gjithe jetes.
Do te shtynte perfundimisht ne aventuren e artit njė rast fatlum sipas tij. Mbas vizites se pare ne Shqiperi Jak Serreqi interesohet prane skluptorit Severino ne Vankuver per te realizuar disa vepra skulpture per katedralen dhe te ēuditshme.
Ne to ndihet ndjeshmeria e larte artistike, ide dhe qendrime filozofike qe burojne nga njė kulture e thelle dhe e gjere, si dhe njė mendje e shkelqyer.
Njė suport te rendesishem per krijimtarine e tij eshte dhe kultura profesionale shkencore qe e ben te mbėrrij ne konkluzione artistike nga njė drejtim i ndryshem, te kete njė gjuhe lakonike dhe simbolike me domethenie te percaktuar.
Ne keto kuadro ndihet tendenca dekorative e piktures se tij, njė drite intensive si dhe gama e ngjyrave transparente, te cilat shpesh jane shprehje e orgjines se tij dhe qe na japin njė kenaqsi dhe ndjenje estetike te veēante.
Ekspresiviteti i figurave te tij, dhe tendenca kubiste e gjeometrike jane mjetet me te gjetura per t’i dhene jete impulseve te tij krijuese.
Jak Sereqi qendroi shume pak ne Shqiperi, ne femijerine e tij te hershme, por ai gjithmone e quajti veten shqiptar. Jeta e tij kesisoj nuk ka qene e natyrshme, me ngjarje te paparashikuara, me situata te veshtira dhe e mbushur me emocione, deshira dhe imazhe te cilat kane marre serisht jete kesisoj ne tablote qe perbejne ne fakt ciklin autobiografik te jetes se artistit.
Pasioni me te cilin ai i eshte perkushtuar krijimit shpesh duket sikur kerkon te plotesoje ate mungese te gjate te jetes se tij, familjen, orgjinen, gjuhen.

Agron POLOVINA

Lajmetari:30.10..2006. |top | Commente | Printo